Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
  Kontakte  
 

Zyra e marėdhėnieve me publikun
Adresa dhe kontakte ne ministri
Na shkruani

 
     
 
Zyra e marëdhënieve me publikun
 
 

Kontakte Tel/Fax ++355 42 36 49 08     bkazaferi@moh.gov.al 

Pritjet në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun bëhen çdo ditë, e Hënë-e Premte, nga ora 09.00 - 12.00.

Ankesat duhet të depozitohen në këtë zyrë, me shkrim. 

Për kurim në rrugë shtetërore, Ministria e Shëndetësisë ka marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë dhe atë të  Greqisë.  Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për kurim në njërin nga këto vende është:  

  1. Epikrizë nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë
  2. Komision Ndërsiptalor QSUT

     
    Këto dokumenta për rastet kur shkojnë në Turqi, duhet të jenë të përkthyera dhe të noterizuara në anglisht, për rastin kur shkojnë në Greqi, duhet të jenë të përkthyera dhe të noterizuara në greqisht.  

    Për pacientë që kërkojnë notë verbale për lehtësimin e vizës në ambasada, janë të nevojshme këto dokumenta: 

  1. Epikrizë nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
  2. Dokumentacion që vërteton disponibilitetin për pritjen e pacientit në vendin ku do shkojë dhe kostoja e shpenzimeve për kurimin e pacientit.
  3. Garanci Bankare (që tregon pagesën e bërë nga pacienti kundrejt spitalit në masën 30% të shpenzimeve për kurimin e pacientit jashtë).
 
 

    Këto janë dokumentat që kërkohen nga Ministria e Shëndetësisë për të lëshuar Notën Verbale, pastaj i duhen bashkangjitur dokumentat e tjera që mund të kërkojë ambasada në fjalë.  

Për çdo paqartësi, mund të paraqiteni tek zyra e Marrëdhënieve me Publikun, e Hënë-e Premte, nga ora 09.00 - 12.00. 
 

                                                Ju falenderojmë për mirëkuptimin! 

    Zyra e Marrëdhënieve me Publikun

    Drejtoria e Integrimit, Marrëdhënieve me Jashtë dhe me Publikun

 

 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara