Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zamira Sinoimeri
 
 
Të dhëna personale
Kombësia Shqiptare
Datelindja 24 Maj 1955
Vendlindja Tirane

 

Permbledhje

Specialiste per Politikat e Shendetit Publik me eksperience te gjere ne reformat e kujdesit shendetesor ne Shqiperi, planifikimin shendetesor, formulimin dhe zbatimin e programeve. Qe nga Viti 1993 e perfshire ne punen per reformimin e sistemit te kujdesit shendetesor ne Shqiperi dhe ne formulimin e politikave shendetesore, fillimisht si anetare e grupit te punes dhe me vone si drejtuese e grupit te punes se Ministrise se Shendetesise.
Me pervoje ne orientimin dhe koordinimin e mbeshtetjes se donatoreve te huaj, lehtesimin e bashkepunimit te punes me donatoret, zhvillimin e opsioneve te ndryshme per politikat shendetesore te pershtatshme per mjedisin Shqiptar, duke bere vleresimin e sistemit shendetesor ne Shqiperi dhe krahasimin e tij me modele te sistemeve te kujdesit shendetesor ne vende te tjera. Me nje eksperience te gjere te fituar gjate viteve te fundit, per formulimin dhe zbatimin ne Shqiperi te programeve te ndryshme te financuara nga Agjencia e Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar (USAID).

 

Arsimi

1998

Master of Science ne Politikat Publike (shendetesore), Robert Eagner Graduate School of Public Service. New York University, USA. Diplomimi ne Maj 1998

1987
Specialiteti ne Neonatologji / Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Mjekesise
Diploma e Specialitetit
1980
Fakulteti i Mjekesise / Universiteti i Tiranes Diplomimi si Mjeke e Pergjithshme

 

Eksperiencat profesionale

 

Njohuri te shkelqyera te sistemit shendetesor Shqiptar. Bashkautore e disa raporteve dhe dokumentave politike lidhur me kujdesin shendetesor ne Shqiperi.

 
Eksperience te gjere si mjeke, menaxhere dhe drejtuese ne te gjitha nivelet e sistemit te kujdesit shendetesor ne Shqiperi, perfshire ketu: kujdesin shendetesor paresor, kujdesin spitalor, Ministrine e Shendetesise, sigurimin e kujdesit shendetesor si dhe vitet e fundit nje pervoje te gjere ne formulimin dhe zbatimin e projekteve te shumta te financuara nga Agjencia e Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar (USAID).
,Tetor 2004 - ne vazhdim
Projekti "PRO Shendetit", financuar nga USAID ZV/Drejtore e Projektit
 
Projekti "Partnere per Reformen Shendetesore" PHRplus, financuar nga USAID
Tetor 2003 - Tetor 2004
Konsulente per formulimin e reformave ne Kujdes.in Shendetesor Paresor.
Mars 2001 - Qershor 2003
US Department of Health and Human Services (DHHS) Koordinatore per projektet ne Shqiperi.
 
Vitet e fundit, koordinimi, supervizimi, dhe ofrimi i asistences teknike per formulimin dhe zbatimin e projekteve te ndryshme te financuara nga USAID. Ofrimi i asistences teknike, koordinimi si dhe monitorimi i aktiviteteve per zbatimin e anketimit te pare kombetar mbi shendetin riprodhues ne Shqiperi.
Shtator 1994 - Gusht 1997
ZV/Ministre e Shendetesise
 
Kam punuar per formulimin dhe zbatimin e reformes ne sistemin shendetesor ne Shqiperi. Drejtimi i Komisionit Kombetar per Shendetin e Nenes dhe Femijes, duke punuar per analizen e situates dhe monitorimin e prirjeve dhe te indikatoreve.
1997
Drejtuese e ekipit "task force" per perballimin e situates gjate krizes ne sistemin shendetesor Shqiptar gjate Vitit 1997.
Dhjetor 1992 - Shtator 1994
Shefe e Sektorit te Planifikimit ne Drejtorine Shendetesore dhe Ministrine e Shendetesise
 
Bashkepunim me ekspertet e huaj per reformen e sistemit spitalor, planifikimin e institucioneve spitalore, rivleresimin e numrit te shtreterve me qellim racionalizimin e sistemit spitalor dhe orientimin drejt kujdesit shendetesor paresor. Kontribut ne planifikimin e institucioneve shendetesore, ne planifikimin e personelit dhe te nevojave per trajnim.
Korrik 1986 - Maj 1992
Spitali Obstetrik - Gjinekologjik Tirane
 
Eksperience si mjeke specialiste neonatologe, me pervoje te gjere ne planifikimin dhe ofrimin e kujdesit per te porsalindurit. Pervoje ne ofrimin e integruar te sherbimeve te planifikimit familjar per permiresimin e sherbimit ndaj nënës dhe femijes.
Shtator 1980 - Mars 1986
Pergjegjese e Qendres Shendetesore ne Komunen Zejmen rrethi Lezhe
 
Pervoje te gjere ne ofrimin e sherbimeve te kujdesit shendetesor paresor, planifikimin e sherbimeve rurale si edhe monitorimin e sherbimeve te shendetit publik.

 

Konsulenca lokale
Konsulente per projekte te financuara nga Banka Boterore

Qershor 2000 - Janar 2001
KPMG Consulting Barents Group "Financimi Shendetesor ne Shqiperi" dhe Metis Associates, LJd "Manaxhimi Spitalor"
Nentor 1999 - Mars 2001
Keshilltare prane Minsitrise se Shendetesise per formulimin e politikave shendetesore.
 
Ne bashkepunim me ekspertet e Organizates Boterore te Shendetesise, keshilltare prane Ministrise se Shendetesise ne analizimin dhe formulimin e politikave shendetesore.
Prill 2000 - Maj 2002
Lektore prane Programit te Trajnimit ne Planifikmin dhe Menaxhimin Shendetesor. Programi i zbatuar nga Ministria e Shendetesise dhe Universiteti i Montrealit
 
Konsulente lokale per "PLS Consult"- Projekti PHARE
"Kuadri i Praktikes Mjekesore Private ne Shqiperi"

 

Gjuhe te huaja

Anglisht
Italisht
Frengjisht

 

 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara