Me krjimin e shtetit shqiptar (1912) shëndetësia nuk ishte një sektor përbërës në qeverinë e re. Qeveria e drejtuar nga Ismail Qemali caktoi përfaqësuesin e saj Dhimiter Berati të mbulonte median dhe problemet shëndetësore.
Më 1914 Qeveria e krijuar nga Princ Vidi, ndërtoi një strukturë të re, duke ia besuar shëndetësinë Ministrit të Arsimit Mihal Turtulli. Pas rënies së qeverisë dhe nisjes së Luftës së Parë Botërore shëndetësia nuk njohu zhvillim dhe strukturë të vecantë.
Më 1920 me qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës u krijuar struktura e Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë, e cila funksionoi si e tillë deri më 1944.
Drejtorat e Përgjithshëm të Shëndetësisë (1920 – 1944)
1920 – 1931 Refat Frashëri
1931 – 1935 Osman Jonuzi
1935 – 1939 Qemal Jusifati
1939 – 1941 Jani Basho
1942 – 1944 Hamdi Sulcebe
Më 1944 DPSH u shndërrua në Ministri dhe për herë të parë u krijua Ministria e Shëndetësisë. Ministria kishte strukturën e saj me 21 punonjës dhe me 175 mjekë shqiptarë e të huaj që ushtronin veprimtarinë në të gjithë vendin.
Ministrat e Shëndetësisë 1944-2007
1944 – 1945 Ymer Dishnica
1946 – 1955 Medar Shtylla
1955 – 1956 Ibrahim Dervishi
1956 – 1957 Manush Myftiu
1957 – 1961 Taqi Skendi
1961 – 1971 Ciril Pistoli
1971 – 1982 Llambi Zicishti
1982 – 1987 Ajli Alushani
1987 – 1991 Ahmet Kamberi
1991 Sabit Brokaj
1991 Kristo Pano
1992 – 1994 Tritan Shehu
1994 – 1997 Maksim Cikuli
1997 Astrit Kalenja
1997 – 1999 Leonard Solis
1999 – 2001 Gjergji Koja
2002 – 2003 Mustafa Xhani
2003 – 2005 Leonard Solis
2005 – 2007 Maksim Cikuli
2007 - 2008 Nard Ndoka
2007 - 2008 Anila Godo
2009 Petrit Vasili
|