|
Ne Sistemin Shendetesor ne Republiken e Shqiperise, Ministria e Shendetesise eshte organi qendror i cili ka ne varesi te vete keto institucione :
Autoriteti Shendetesor Rajonal, Tirane.
Eshte krijuar me VKM Nr. 394, date 27.07.2000, “Per krijimin, organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Shendetesor Rajonal te Tiranes“ dhe VKM Nr. 654, date 21.11.2001 “Për miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren "Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës", miratuar me vendimin nr.394, datë 27.7.2000 të Këshillit të Ministrave
Misioni : Ofrimi i Sherbimit Shendetesor paresor, mjekut te familjes nepermjet kontraktimit te ketyre sherbimeve sherbimeve nga Istituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor. Sherbimet e shendetit publik per rajonin e Tiranes.
Numri i punonjesve : 432
Stafi drejtues Administrativ : 75
Funksioni : Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese.
Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza”, Tirane
Kjo qender eshte krijuar ne vitin 1993 dhe funksionon ne baze te VKM nr 70, date 15.02.2001 “Per Statusin e Spitaleve Universitare”.
Ministria e Shendetesise dhe Ministria e Arsimit dhe Shkences, ngarkohen per nxjerrjen e rregullores se funksionimit te spitaleve universitare dhe te udhezimeve perkatese.
Misioni : Ofrimi i kujdesit spitalor dytesor dhe te specializuar diagnostikues, kurues si dhe formimi i kuadrove mjekesore .
QSUT “ Nene Tereza ” ofron sherbimin spitalor dytesor per rajonin e Tiranes dhe sherben ne te njejten kohe edhe si spital terciar (rreth 30 % e shtreterve) duke ofruar nje sere sherbimesh unike te specializuara dhe super te specializuara.
Qendra sherben si baze kerkimore shkencore ne fushen e shendetesise dhe :
jep ndihme mjeksore te specializuar;
sherben si baze pedagogjike per formimin e studenteve te mjekesise, te mjekeve specializante, te personelit shendetesor, te mesem dhe te ulet mjeksor dhe jo mjekesor;
Numri i punonjesve : 2510 + 294 specializant pasuniversitar.
Stafi drejtues Administrativ : 241
Funksioni : Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese
Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbreteresha Geraldine” Tirane
Numri i punonjesve : 366
Stafi drejtues Administrativ : 56
Funksioni : Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese
Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni “ Tirane
Numri i punonjesve : 285
Stafi drejtues Administrativ : 44
Funksioni : Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese
Bazuar ne Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr 584 te dates 10/09/2004 “Per disa ndryshime ne VKM Nr 70 dates 15/02/2001 te Keshillit te Ministave funksionojne ne dy institucione te vecante.
Misoni
Ofrimi i kujdesit sekondar dhe terciar ne sherbimin shendetesor Obstetrik_Gjinekologjik Spitali Universitar i Semundjeve te Mushkerive “Shefqet Ndroqi” Tirane,
Ky spital eshte krijuar ne vitin 1993 dhe funksionon ne baze te VKM nr 70, date 15.02.2001 “Per Statusin e Spitaleve Unversitare”.
Misioni : Ofrimin e kujdesit sekondar dhe terciar; dhe trajtim per nje kohe te gjate per pacientet qe vuajne nga semundje pulmonare.
Numri i punonjesve : 280
Stafi drejtues Administrativ : 44
Funksioni : Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese
Instituti i Shendetit Publik “Hulo Hajderi” Tirane .
Eshte krijuar ne vitin 1969 dhe rregullohet me VKM Nr. 178, date 30.03.2001, "Per bashkimin e Qendres Kombetare te edukimit dhe Promocionit te shendetit me Institutin e Shendetit Publik“.
Misioni: Studimi dhe monitorimi i fakteve te riskut, survejanca e semundjeve ngjitese, referenca laboratorike, etj.
Veprimtarite kryesore te tij konsistojne ne:
Monitorimin e gjendjes shendetesore per te identifikuar dhe zgjidhur ne kohe problemet shendetesore te popullates;
Identifikimin dhe analizimin e shkaqeve te problemeve shendetesore si dhe i risqeve per shendetin ne popullate;
Informimin, edukimin dhe ndergjegjesimin e njerezve mbi problemet shendetesore;
Sigurimin e edukimit te vazhdueshem dhe mbeshtetjes profesionale per specialistet e shendetit publik;
Kerkimin shkencor per te ofruar zgjidhje inovative te problemeve shendetesore dhe per ndertimin e strategjive efektive te parandalimit dhe kontrollit te semundjeve
Numri i punonjesve : 209
Stafi drejtues Administrativ : 38
Funksioni : Rregullator, Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese
Qendra Kombetare e Transfuzionit dhe dhurimit te Gjakut
Ky sherbim eshte krijuar dhe funksionon ne baze te ligjit Nr.8032, date 16.11.1995 dhe rregulloreve te dala nga ky ligj te cilat jane te miratuara nga Ministria e Shendetesise dhe jane te permbledhura ne Udhezuesin per Sigurine e Gjakut dhe Produkteve te tij.
Misioni: Sigurimin e gjakut dhe produkteve te tij per te plotesuar ne menyren me optimale kerkesat qe nevojiten per tranfuzione.
Numri i punonjesve : 58
Stafi drejtues Administrativ : 12
Funksioni : Rregullator, Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese Qendra Kombetare e Mirerritjes, Zhvillimit dhe Reabilitimit te Femijeve
Kjo qender eshte miratuar me VKM Nr. 325, Date 23.06.2000 dhe funksionon po ne baze te kesaj VKM-je dhe Rregullores se Qendres te miratuar me 28.12.2000.
Misioni: Permiresimi i cilesise se jetes se femijeve me nevoja te vecanta, si dhe mbeshtetja e familjeve te tyre ne procesin e mirerritjes, kujdesit dhe edukimit te femijeve.
Numri i punonjesve : 66
Stafi drejtues Administrativ : 16
Funksioni : Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese Klinika Stomatologjike Universitare
Kjo klinike eshte krijuar ne vitin 1993.
Misioni: Pergatitja e studenteve dhe mjekeve stomatologe specializante ne specialitetet: Kirurgji, Terapi, Ortopedi, Pedodonti.
Numri i punonjesve : 36
Stafi Drejtues Administrativ : 15
Funksioni : Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese
Njesia e Transportit Mjekesor me Helikopter
Kjo njesi eshte krijuar me urdher te Ministrit te Shendetesise nr 8 date 08/01/2001 “ Per ndarjen e Njesise te Transportit Mjekesor per helikopter nga struktuara e Drejtorise te Autoritetit Shendetesor Rajonal Tirane.
Misioni : Transportimin e specializuar mjekesor me helikopter te pacienteve ne raste urgjente.
Numri i punonjesve : 12
Stafi drejtues Administrativ : 4
Funksioni : Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese
Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave
Kjo qender eshte krijuar ne zbatim te VKM nr 60 date 11/02/1993
Veprimtaria e kesaj Qendre kosiston :
Sigurimi dhe perdorimi racional i barnave te sigurta me cilesi te larte dhe me cmim te arritshem per te gjithe popullaten.
1. Kontrollin dhe inspektimin e te gjitha subjekteve farmaceutike private dhe shteterore
a. Farmaci
b. Agjenci farmaceutike
c. Depo farmaceutike
d. Fabrika farmaceutike
2. Kryen rregjistrimin e barnave ( prodhim vendi dhe importi) dhe analizat e tyre
Numri i punonjesve : 53
Stafi drejtues Administrativ : 12
Funksioni : Rregullator, Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese
Qendra Kombetare Biomjekesore
Misioni: Profilaksia dhe mirembajtja e pajisjeve mjekesore
Numri i punonjesve : 32
Stafi drejtues Administrativ : 9
Funksioni : Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese
Qendra Kombetare e Cilesise Sigurise dhe Akreditimit te Institucioneve shendetesore
Kjo qender eshte krijuar ne zbatim te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr 230 date 15/04/2005
Misioni: Te mbeshtese Ministrine e Shendetesise nee zbatimin e strategjise se saj afatgjate lidhur me permiresimin e cilesise dhe sigurise te kujdesit shendetesor, konform eksperiences dhe praktikes shkencore me pozitive dhe standarteve nderkombetare.
Numri i punonjesve : 8
Stafi drejtues Administrativ : 2
Funksioni : Rregullator, Rekomandues, Sherbime mbeshtetese
Klinika Sherbimeve Shendetesore(Qeveritare)
Kjo klinike eshte riorganizuar ne vitin 1992.
Misioni: Ofrimi i sherbimit urgjences, dhe kujdeit paresor per autotitet e larta te shtetit .
Numri i punonjesve : 21
Stafi Drejtues Administrativ : 9
Funksioni : Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese
Ne Republiken e Shqiperise sistemi shendetesor ( ne rrethe) eshte i organizuar ne kete menyre:
Te gjitha rrethet e Republikes se Shqiperise organizohen nepermjet Drejtorive te Shendetit Publik.
Ne nivel qarqesh, Drejtorite e Shendetit Publik perbehen nga Drejtorite e Kujdesit Shendetesor Paresor dhe Drejtorite e Spitaleve.
Drejtorite e Shendetit Publik neper rrethe jane krijuar ne zbatimit te Keshillit te Ministrave nr 376 date 12/06/1992 .
Veprimtaria e tyre
Koordinimi i punes per te siguruar mbarevajtjen e puneve ne sistemin shendetesor dhe ofrimi i sherbimit spitalor neper rrethe.
Drejtorite e Shendetit Publik ne Rrethe : 35+ASHR TIRANE
Numri i punonjesve : 96+ 75 # 171
Stafi drejtues Administrativ : 96+ 75 # 171
Funksioni : Koordinue ndermjet strukturave lokale dhe MSH
Drejtorite e Kujdesit Paresor ne Rrethe : 12+1 ASHR TIRANE
Numri i punonjesve : 8.350
Stafi drejtues Administrativ : 1100
Funksioni : Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese
Drejtorite Spitalore: : 12 spitale rajonale
Numri i punonjesve : 4.389
Stafi drejtues Administrativ : 450
Funksioni : Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese
Sherbime Spitalore : 22 spitale rrethi/bashkie
Numri i punonjesve : 2.399
Stafi drejtues Administrativ : 258
Funksioni : Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese
Spitale Psikatrike : 2
Numri i punonjesve : 315
Stafi drejtues Administrativ : 52
Funksioni : Ofrues Sherbimesh dhe Sherbime mbeshtetese |