AUTIZMI INFANTIL
“Nga pamja e jashtme ky fëmijë nuk paraqet asnjë deficit që ta dallojë nga të tjerët… fizionomia është e këndshme… Disa persona kanë menduar në fillim se ishte shurdh sepse as nuk shihte përreth, as u përgjigjej thirrjeve dhe pyetjeve që I adresoheshin… Duke nuhatur ushqimin zgjidhte ato që do të hante dhe ato që do të flakte…
Kjo gjendje imbeciliteti manifestohet në shikimet e tij, ai nuk I fikson mbi asnjë object. Ai duket I pandjeshëm ndaj demonstrimeve të miqësisë. Nëse përqafohet nuk tregon kujdes qoftë ndaj një mashkulli apo femre dhe, për ta thënë më mirë, ai nuk shqetësohet ndaj asgjëje… Ai kërkon të posedojë vetë gjithcka sepse nuk konsideron vec veten…”
Këto observime janë të Abbe BONNATERRE, I cili përshkruante kështu Viktor de l’ Aveyron më 1800. Njihen aty elementët kryesorë të autizmit.
Në historinë mjekësore të autizmit tre janë autorët që kanë luajtur një rol të rëndësishëm:
ITARD, 1801-1806 u kujdes dhe përshkroi në mënyrë shembullore Viktorin, një fëmijë që do të quhej propabilisht autik, vetëm se atëherë ky nocion klinik nuk njihej.
BLEULER propozoi termin e autizmit për të përshkruar një nga simptomat themelore të skizofrenisë.
KANNER I cili në 1943 propozoi me suksesin që dihet termin e autizmit për të përshkruar një sindromë klinike të observuar tek fëmijët autikë.
Cfarë është autizmi infantil?
Një crregullim ku fëmija nuk është në gjendje të krijojë asnjë lidhje emocionale me njerëzit e tjerë, ka dëmtime të shprehura të aftësive komunikuese dhe manifeston përgjigje bizarre ndaj aspekteve të ndryshme të ambientit. Fillimi I tij përpara moshës 3-vjecare.
Crregullimet e gjuhës dhe komunikimit janë ndër simptomat më karakteristike te fëmijët autikë. Ato evidentohen kur fëmija nis të flasë. Prania e tyre përbën një nga kriteret diagnostikuese. E folura herë mungon, herë është e vonuar ose/dhe atipike.
Kur ajo është e pranishme paraqet karakteristikat e mëposhtme:
- fjalë ose fraza jo të shpeshta për komunikimin mes njerëzve dhe i përdorur jashtë kontekstit situacional.
- Inversion të përemrave vetorë (ndrrimi I vendit)
- Ekolali (imitim të tingujve)
- Vështirësi në të kuptuarin e gjuhës së tjetrit.
Cilat janë shenjat e hershme?
Crregullimet e zhvillimit (vonesa psikomotore) dhe crregullimet gjuhësore (vonesë ose crregullim) janë shpesh motivi I parë I konsultimit, para crregullimeve të sjelljes (mbyllja, bizarritë, etj) por mund të ekzistojnë edhe simptoma shumë të vecanta si vetëdëmtimi që vëzhgohet ndonjëherë herët.
Anomalitë e hershme të zhvillimit dhe të sjelljes përmbledhin gjithë sektorët e personalitetit: motor, percepsionet, të folurën dhe komunikimin, emocionet, funksionet njohëse, funksionet instiktive
Nga se shkaktohet?
Duket se faktorët etiologjikë të mirëpërcaktuar që mund të shoqërohen nga ndjekja e një crregullimi autik janë shumë të ndryshëm dhe ende nuk janë qartësuar.
Rrallë observohet më shumë se një rast autizmi në familje por observimi I një përqindjeje të konkordancës shumë të rritur te binjakët monozigotë ka treguar rëndësinë e faktorit gjenetik në etiologjinë e autizmit.
Incidencat shumë të ndryshme gjatë shtatzanisë dhe lindjes po ashtu komplikacionet neonatale mund të jenë shkaktarë të shfaqjes së crregullimit.
Afeksione të shumta (metabolike, infeksioze, gjenetike, keqformime…) raportohen si të shoqëruara nga crregullimi autik si Sindroma X- fraxhile, Sindroma Doën, Skleroza tuberoze e Bourneville, etj.
Sa I përhapur është crregullimi?
Raportimet e kohëve të fundit kanë vlerësuar se 3,4 fëmijë në 1000 vuajnë nga autizmi infantile. Prek më tepër meshkujt sesa femrat në raportin 4:1
Trajtimi
Barnat medikamentoze përdoren për të trajtuar simptomat specifike si hiperaktiviteti. Teknikat arsimore dhe integruese në shoqëri, janë të rëndësishme për të ndihmuar trajtimin e të folurit, crregullimet e të nxënit dhe mungesën e koordinimit. Programet e modifikimit të sjelljes mund të ndihmojnë në integrimin e sjelljes Brenda kufijve të përshtatshëm shoqërorë. Prindërit kanë nevojë për përkrahje dhe këshillim, për t’ I ndihmuar të merren me ndjenjat e tyre rreth vështirësive të fëmijës së tyre.
Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor Nr. 1
Popullata përbëhet prej 232 402 persona ku fëmijë (0-18 vjec) janë 1/3 e tyre pra ~75000
Qendra funksionon prej gati një viti; 596 fëmijë të kartelizuar dhe prej tyre 89 janë diagnostikuar për autizëm. Ekipi I fëmijëve (psikolog, psikomotricien, terapist zhvillimi/edukim special) ofron terapi rehabilituese me 10 fëmijë në mënyrë individuale dhe në grup.
Në qytetin e Tiranës ofrohen shërbime pranë Q.K.ZH.M.F, Q.K.SH.M Nr1, si dhe njësisë pediatrike pranë Qëndrës Shëndetësore nr.2
Prevalenca > 0.1%
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 01 Prill 2008 |