Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

MSH: Shërbim shëndetësor 24 orësh për grevën e minatorëve 

Masa urgjente në të gjitha rrethet ku zhvillohet greva e urisë 

Në 24 orë mjekë dhe autoambulanca në shërbim të grevistëve 

Grup kordinues në MSH për të mbajtur gjendjen nën kontroll 
 

Ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, ka firmosur sot një urdhër nëpërmjet të cilit ka ngarkuar Drejtoritë e Shëndetit Publik për sigurimin e shërbimit shëndetësor 24-orësh për dhënien e ndihmës mjekësore për rrethet ku zhvillohet greva e urisë së minatorëve.  

Nëpërmjet urdhërit të tij, Ministri Ndoka ka kërkuar që Drejtoritë e Shëndetit Publik të marrin masa urgjente 24 orë dhe ekipe mjekësh me autoambulanca për të mbajtuar gjendjen nën kontroll të plotë për minatorët grevistë dhe për të trajtuar çdo rast që ka nevojë për shërbim shëndetësor. 

Nëpërmjet këtij urdhëri Ministri i Shëndetësisë urdhëron: 
 

  1. Të gjitha DSHP - të e rretheve ku zhvillohet greva e urisë së minatorëve, të marrin masa urgjente për të vënë në gatishmëri autoambulanca me personelin mjeksor për të asistuar çdo nevojë shëndetësore të tyre .
 
  1. Drejtoria e Shëndetit Publik, të vërë në dispozicion të grevistëve numrin e telefonit për çdo rast që kërkon trajtim mjeksor urgjent.
 
  1. Çdo ditë nga ora 8 deri në 10, DSHP - të  të informojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor pranë Ministrisë së Shëndetësisë në numrin  e telefonit 069 20 49 495, për gjendjen e grevistëve.

 

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 01 Korrik 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara