Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ndoka: Zbatimi i standatreve në spitale, sfida thelbësore e sistemit tonë

Ndoka merr pjese ne Konferencën Kombëtare “Performanca Spitalore në Shqipëri”, organizuar nga Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe  Akreditimit.

Në këtë konferencë, ku u publikuan rezultatet e monitorimit të performancës së 12 qendrave spitalore, u konstatua se spitalet duhet të punojnë më shumë për plotësimin e standardeve të shërbimit.

Në Strategjinë e Sistemit Shëndetësor është përcaktuar se një nga prioritetet e punës së Ministrisë së Shëndetësisë është përmirësimi i  vazhdueshëm i cilësisë së shërbimit shëndetësor në përgjithësi dhe atij  spitalor në veçanti. 

Nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit, si lider në këtë proces, “jemi duke punuar për prodhimin e mjeteve për vlerësimin e performancës spitalore, si një kusht i domosdoshëm për përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor”, u shpreh Ndoka, duke nënvizuar se “zbatimi i standardeve spitalore, përbën një sfidë thelbësore”.

Spitalet janë qendrat  më të mëdha  të ofrimit të kujdesit shëndetësor ndaj popullatës, në to  punojnë afro 3/4 e numrit të përgjithshëm të  mjekëve dhe  investohen rreth 70 %  e burimeve totale financiare në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo pasi spitalet, përveçse qendra diagnostikuese kurative, duhet të jenë njëkohësisht  qendra  krijuese të metodologjisë së kujdesit  mjekësor, qendra edukuese e formuese të stafit, qendra kërkimore shkencore, të promovimit të shëndetit  dhe faktor i rëndësishëm social në territorin ku ato ndodhen dhe operojnë. 

Zhvillimi i treguesve të performancës konsiderohet mjaft i rëndësishëm, mbasi do të kontribuojë në sigurimin e informacionit rreth cilësisë, efiçiencës dhe efektivitetit të strukturave me shtretër.

“Prandaj përdorimi i këtyre treguesve do të aftësojë autoritetet spitalore të monitorojnë, përmirësojnë dhe raportojnë performancën e tyre duke u krahasuar në kohë me vetveten  dhe me spitale të ngjashme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, vuri në dukje ministri Ndoka, duke vlerësuar se në sistemin spitalor për herë të parë “kemi eksperiencat e para të përdorimit të treguesve të standardeve, kombinimi i të cilave, siç e ka treguar dhe eksperienca e vendeve të tjera,  maksimalizon përparësitë dhe përfitimet e secilit prej tyre”.

”Të zbatuara në praktikë treguesit e standardeve, identifikojnë nevojën për ndryshime organizative dhe menaxheriale në nivel spitalor dhe qëndror, e duke bërë një hap përpara drejt akreditimit të spitaleve”,  gjë e cila, sipas Prof. Isuf Kalos, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit, do të mundësojë informacionin e nevojshëm, për t’i lënë të drejtë  qytetarëve që përpara për përzgjedhjen e  spitalit ku do të trajtohen.

Për këtë, Ministria e Shëndetësisë e ka konsideruar si  mjaft të rëndësishme nevojën e koordinimit, mbështetjen dhe qëndrueshmërinë  institucionale me strukturat përkatëse  si dhe përcaktimin e një planifikimi real të zhvillimeve të mundshme, për ta shoqëruar dhe me mbështetjen e nevojshme  financiare.

Rezultatet e vlerësimit të krahasuar të cilësisë dhe performancës në 12 spitalet më të mëdha të vendit, treguan se këto institucione kanë përgjithësisht të njëjtat probleme në arritjen e standardeve, vlerësoi Kalo, duke e konsideruar këtë konferencë, një shtysë për përmirësimin e sistemit shëndetësor.

“Nisma ka të bëjë me orientimin e pacientëve drejt shërbimit më të mirë. Risia e këtij vlerësimi nuk është kontrolli, por në fillim ne ju kemi dhënë kohën që spitalet të vetëvlerësojnë veten, duke pikëzuar vetë mënyrën e ofrimit të shërbimeve mjekësore”, u shpreh Kalo.  

Sipas tij, spitalet duhet të jenë më të strukturuar, ajo që bëhet të mos jetë si inerci e rutinës, por e programuar, e shkruar, ku të identifikohet përgjegjësia.

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 03 Mars 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara