Ministria ka vepruar me kohë për riparimin e dëmeve ekonomike të evidentuara nga KLSH
MSH: Raporti i KLSH është për periudhën kur Ndoka nuk ishte ministër
Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë spekullimet e disa mediave të sotme lidhur me përgjegjësitë e Ministrit Ndoka në problemet e trajtuara në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Të gjitha mangësitë dhe të dhënat e konstatuara kanë të bëjnë me periudhën kur z. Ndoka nuk ka qenë ministër, pra të një periudhe përpara marsit të vitit 2007.
Pavarësisht nga kjo, në respekt të opinionit publik dhe të institucionit, Ministria e Shëndetësisë sqaron se “Raporti i publikuar ka të bëjë me vitin 2006 dhe në bazë të raportit të kontrollit dëmet e shkaktuara nga MSH janë 37.6 milionë lekë, nga të cilat më shumë se 60 % e tyre kanë të bëjnë me probleme ligjore të shpërblimeve të dhëna nga të ardhurat dytësore, nga institucionet shëndetësore të varësisë. Ministria e Shëndetësisë ka marrë të gjitha masat që të gjitha këto institucione të varësisë që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin të kthejnë në buxhet shpërblimet e marra, pra për eleminimin e dëmit ekonomik të konstatuar nga KLSH, gjë që tashmë është bërë. Pjesa tjetër e problemeve të konstatuara nga KLSH lidhen me disa shkelje të procedurave në prokurimet publike, për të cilat gjithashtu me kohë janë marrë masat respektive në përputhje me rekomandimet e KLSH.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 03 Prill 2008 |