MSH: Gati reforma në sistemin shëndetësor
Ndoka: Ligji i Financimit dhe Kujdesit Shëndetësor nisen në qeveri dhe në parlament për miratim
MSH: Ligjet bazë në shëndetësi marrin miratim nga komponentët ndërkombëtar
Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar dhe miratuar “Strategjinë e Zhvillimit të Sistemit Shëndetësor”. Hartimi dhe miratimi i një strategjie të tillë afatgjatë jep një vizion të qartë në lidhje me zhvillimin e sektorit shëndetësor dhe të hapave konkretë të cilat do të ndiqen në kuadrin e reformës që po zhvillohet brenda këtij sektori.
Në mënyrë të natyrshme, një nga mbështetësit kryesor të reformës dhe implementimit të kësaj startegjie mbetet kuadri ligjor për sektorin i cili pavarësisht se në dekadën e fundit ka njohur zhvillim dhe përmirësime të dukshme, përsëri ai ka nevojë te përmirësohet duke ecur me zhvillimet në sektorin shëndetësor.
Shëndetësia shqiptare prej vitesh punon në bazë të Ligjit Nr. 3766, datë 17.12.1963 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i cili është një ligj i hershëm dhe i mangët për kohën.
Megjithëse një ndryshim kryesor, ky ligj e ka pësuar në vitin 1993, duke ndryshuar kështu në mënyrë konceptuale parashikimin e ligjit bazë që parashikonte që “ndihma mjekësore e shtetit jepet falas e duke përcaktuar se një numër shërbimesh mjekësore do të ofroheshin kundrejt pagesës”, përsëri është i mangët.
Për më tepër, përgatitja e këtij ligji është një domosdoshmëri dhe për arsyen e procesit të stabilizim asocimit në të cilën vendi ynë ndodhet e ashtu si gjithë fushat e tjera dhe sektori i shëndetësisë ka detyrimin e zbatimit të disa direktivave si dhe të përafroj legjislacionin me atë të Këshillit të Europës.
Nga ana tjetër, ka një disbalancim në këtë drejtim, ku kuadri ligjor dhe nënligjor shëndetësor në disa fusha të ndryshme specifike është përmirësuar ndërsa në fusha të tjera ka nevojë për përmirësim.
Kështu, në fusha specifike brenda tij si ajo e shëndetit publik, higjenës, epidemiologjisë, inspektoriatit përkatës, shëndetit mendor, shëndetit riprodhues, farmaceutikës, shëndetit oral, etj, legjislacioni dhe kuadri nënligjor është përgatitur rishtazi dhe është bashkëkohor ndërsa në fusha të tjera mbetet shumë për tu përmirësuar.
Një situatë e tillë, së bashku me përpjekjet e Ministrisë së Shëdetësisë për të krijuar dhe përmirësuar legjislacionin në fushën e Sigurimeve të Kujdesit të detyrueshem shëndetësor së bashku me legjislacionin për financimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, kthejnë në një detyrim imperativ përgatitjen dhe propozimin e këtij ligji të ri kuadër i cili do të ketë ndër të tjera si qëllim konsolidimin, integralizimin dhe përputhshmërinë e të gjithë kësaj mase legjislacioni egzistues dhe të ardhshëm në sektor dhe në mënyrë të vecantë ai do të shërbejë si referencë për përmirësimin e legjislacionit në fusha të vecanta të mjekësisë.
Me anën e këtij ligji futën konceptet e reja të licensimit dhe akreditimit të punonjësve dhe institucioneve si publike dhe privatë, mbikqyrjen e brendshme dhe inspektimin e jashtëm, edukimin në vazhdim, detyrimin për pjesëmarrjen në bashkëfinancim nga popullata për shërbimet shëndetësore duke përjashtuar grupet vulnerable, të drejtat dhe detyrimet e shtetasve për përfitimin e shërbimeve shëndetësore, etj.
Projekt-ligji “Për Kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” është i kompozuar në formë të një ligji kuadër, nga gjithsej 14 kapituj dhe 52 nene të organizuara sipas drejtimeve kryesore dhe qëllimit e të fushës së rregullimeve përkatëse.
Ky ligj, është përgatitur së bashku me ”Ligjin e sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor” i cili ka për qëllim të krijojë fondin e sigurimeve të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, strukturën e tij dhe të rregullojë funksionet dhe veprimtarinë e tij për financimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nëpërmjet sistemit të sigurimeve shëndetësore të detyrueshme.
Me këtë ligj, për herë teë parë, ky institucion është në varësi të drejtpërdrejtë të Kuvendit, me buxhet të mirëpërcaktuar, që do të sigurojë fleksibilitet në financimin e shërbimeve shëndetësore, transparence në administrimin dhe besueshmërinë maksimale të të siguruarve që kaneë derdhur kontributetet.
Financimi i shërbimeve shëndetësore do të bëhet në formë të paketës të shërbimeve të detyrueshme, pergatitur në bazë të kritereve mjeksore, ekonomike dhe sociale.
Në paketë, do të përfshihen shërbime lidhur me kujdesin shëndetësor parësor, të specializuar, kujdesin spitalor, barna, aksesorë, furnizime sekondare dhe kushtet për pagesën e transportit mjeksor.
Ligjet janë përgatitur me asistenceë të ekspertëve të Bankës Botërore, duke pasqyruar dhe mendimet dhe vrejtjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF-it, UNFPA, etj.
Të dy ligjet e përfunduar, tashmë kanë kaluar në Ministritë e Linjës për mendim, është marrë miratimi dhe sot ligjet kanë kaluar në parlament dhe në qeveri, ku pritet miratimi i tyre.
Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar dhe miratuar “Strategjinë e Zhvillimit të Sistemit Shëndetësor”. Hartimi dhe miratimi i një strategjie të tillë afatgjatë jep një vizion të qartë në lidhje me zhvillimin e sektorit shëndetësor dhe të hapave konkrete të cilat do të ndiqen në kuadrin e reformës që po zhvillohet brënda këtij sektori.
Në mënyrë të natyrshme një nga mbështetësit kryesore të reformës dhe implementimit të kësaj startegjie mbetet kuadri ligjor për sektorin i cili pavarësisht se në dekadën e fundit ka njohur zhvillim dhe përmirësime të dukshme, përsëri ai ka nevojë te përmirësohet duke ecur me zhvillimet në sektorin shëndetësor.
Ligji Nr. 3766, datë 17.12.1963 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” është një ligj i hershëm dhe i magnët për kohën.
Ky ligj ka pësuar ndryshime të herë pas herëshme me dekretin nr.4875 datë 23.09.1971 dhe ligjin Nr.6727 datë 29.01.1983.
Një ndryshim kryesor ky ligj e ka pësuar me anë të ligjeve nr. 7718 datë 3.6.1993 dhe nr. 7738, datë 21.07.1993 “Për një ndryshim në ligjin nr.3766 datë 17.12.1963 “Për kujdesin shëndetësor” duke ndryshuar kështu në mënyrë konceptuale parashikimin e ligjit bazë që ndihma mjekësore e shtetit jepet falas e duke përcaktuar se një numër shërbimesh mjekësore do të ofroheshin kudrejt pagesës.
Nga pikëpamja teknike, pavarësisht se ky ligj bazë, në kohë të ndryshme ka pësuar ndryshime të vazhdueshme, ai përsëri tashmë paraqitet i vjetëruar, si në formë ashtu dhe në përmbajtje dhe nuk i përgjigjet aspak jo vetëm ndryshimeve që kërkon reforma e cila po thellohet brënda sektorit por edhe vetë situatës aktuale brënda tij. Gjithashtu, pak nene të mbetura ende në fuqi prej këtij ligji nuk mundet të përfaqësojnë më një kuadër ligjor, aq më pak modern, për kujdesin shëndetësor në Shqipëri ndaj edhe propozimi për hartimin e një ligji të ri “Për kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” paraqitet si një detyrim.
Për më tepër, përgatitja e këtij ligji është një domosdoshmëri dhe për arsyen e procesit të stabilizim asocimit në të cilën vendi ynë ndodhet e ashtu si gjithë fushat e tjera dhe sektori i shëndetësisë ka detyrimin e zbatimit të disa direktivave si dhe të përafroj legjislacionin me atë të Këshillit të Europës.
Nga ana tjetër, kuadri ligjor dhe nënligjor shëndetësor në fusha të ndryshme specifike është përmirësuar ndërsa në fusha të tjera ka nevojë për përmirësim.
Kështu në fusha specifike brënda tij si ajo e shëndetit publik, higjenës, epidemiologjisë, ispektoriatit përkatës, shëndetit mendor, shëndetit riprodhues, farmaceutikës, shëndetit oral, etj, legjislacioni dhe kuadri nënligjor është përgatitur rishtazi, ai është bashkëkohor ndërsa në fusha të tjera mbetet shumë për tu hartuar dhe për tu përmirësuar.
Një situatë e tillë, së bashku me përpjekjet e Ministrisë së Shëdetësisë për të krijuar dhe përmirësuar legjislacionin në fushën e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor së bashku me legjislacionin për financimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, kthejnë në një detyrim imperativ përgatitjen dhe propozimin e këtij ligji të ri kuadër i cili do të ketë ndër të tjera si qëllim konsolidimin, integralizimin dhe përputhshmërinë e të gjithë kësaj mase legjislacioni egzistues dhe të ardhshëm në sektor dhe në mënyrë të vecantë ai do të shërbejë si referencë për përmirësimin e legjislacionit në fusha të vecanta të mjekësisë.
Në lidhje me përmbajtjen dhe drejtimet e projekt-ligjit “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën eShqipërisë”
Projekt-ligji “Për Kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” është i kompozuar nga gjithësej 14 kapituj dhe 53 nene të organizuara sipas drejtimeve kryesore dhe qëllimit e të fushës së rregullimeve përkatëse.
Kreu I, parashikon dispozita të përgjithshme të ligjit, i organizuar me gjithësej pesë nene ku jepet qëllimi i ligjit në zbatim të së drejtës kushtetuese të shtetasve vendës dhe të huaj në Republikën e Shqipërisë për mbrojtjen e shëndetit dhe për kujdes shëndetësor, fusha e veprimit të sektorit të shëndetësisë, përkufizimet dhe parimet bazë si e drejta për kujdes shëndetësor si e drejtë themelore e individit, eficienca dhe cilësia e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, transparenca dhe mbrojtja e shtresave e grupeve të varfëra prej cështjeve të lidhura me shëndetin si dhe perfitimi i nje pakete sherbimi falas nga skema e sigurimeve shendetesore.
Mjaft të rëndësishme janë parashikimet në kapitullin II ku parashikohen përgjegjësitë që kanë përkatësisht shteti dhe shtatasit si dhe të drejtat e tyre në raport me sistemin e ofrimit dhe përfitimit të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë.
Në të përcaktohen përgjegjësitë e Ministrit të Shëndetësisë, kompetenca e Ministrisë së Shëndetësisë , detyrat e pushtetit vendor si dhe të drejtat e shtetasve per shërbim shëndetësor.
Këtu jepen dhe detyrimet e shtetasve gjë e cila përbën një deklarim të ri të papërfaqësuar ndonjëherë më parë shprehimisht në legjislacionin shqipëtar, duke dhënë përgjegjësitë e personave rezidente në Republikën e Shqipërisë për shëndetin e tyre dhe detyrimin e tyre për të kontribuar për zhvillimin e kushteve të shëndetëshme të jetesës.
Në kapitullin III jepet struktura dhe organizimi i sistemit shëndetësorsi si një sistem i integruar shërbimesh në nivelin e kujdesit parësor, te specializuar (outpatient), spitalor dhe një sërë shërbimesh të tjera specifike si shërbimi i urgjencës, shëndeti publik, sektori farmaceutik, mjekësia e punës, mjekësia e sportit, mjekësia alternative, shëndeti mendor, shërbimi dentar, shërbimi optik, etj.
Kapitulli IV jep mënyrën e krijimit dhe organizimit të institucioneve shëndetësore , si një rrjet i planifikuar i institucioneve publike, private apo formë tjetër pronësie, mbështetjen për përgatitjen e planit të rrjetit të institucioneve, të drejtën për themelimin e këtyre institucioneve si dhe në cilat fusha të shëndetësisë ndalohet ushtrimi i aktivitetit privat.
Kapitulli V përcakton mënyrën e drejtimit të institucioneve shëndetësore publike dhe private, mënyrën e mbikqyrjes si një detyrim për cdo institucion shëndetësor.
Këtu përcaktohet mënyra e mbikqyrjes e cila do të jetë e brëndëshme nga vet drejtuesit e institucioneve si dhe e jashtme nga Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, mënyra e organizimit dhe funksionimit të të cilit është parashikuar të përcaktohen me ligj të vecantë.
Në kapitullin VI është parashikuar miratimi i standarteve për shërbimet e vecanta të kujdesit shëndetësor si dhe ato që duhet të përmbushin institucionet për infrastrukturën ndërtimore, paisjet mjekësore dhe burimet njerëzore per te siguruar cilësinë e shërbimit.
Në këtë kapitull parashikohet dhe procesi i akreditimit të institucioneve prej Qendrës Kombëtare të Cilësisë , Sigurisë dhe Akreditimit, rregjistrimi i punonjësve të shëndetësisë, si dhe licensimi i institucioneve dhe punonjësve të shëndetësisë si një detyrim i cili iu jep të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë mjekësore.
Neni 35 përbën praktikisht dicka krejt të re për legjislacionin dhe në përgjithësi për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë. Ai trajton konceptin e akreditimit i cili synon të përmirësojë performancën e dhënësve të kujdesit shëndetësor. Ky nen qartëson se akreditimi është një proces i vazhdueshëm vlerësimi në mënyrë periodike me qëllim ruajtjen e standardeve të larta në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Në këtë nen është parashikuar njëkohësisht edhe detyrimi i Ministrisë së Shëndetësisë për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi të përshtatshëm kombëtar për të realizuar akreditimin.
Në nenin 34 trajtohet elementi i licencimit. Aktualisht legjislacioni në fuqi parashikon licencimin e aktiviteteve shëndetësore private në sistemin shëndetësor ndërsa koncepti i licensimit i dhënë në këtë nen e shtrin fushën e veprimit të tij në tërë sistemin si për dhënësit private ashtu edhe ata publike të shërbimeve shëndetësore duke siguruar nga ana tjetër në këtë mënyrë edhe trajtimin në mënyrë të barabarta të tyre para këtij ligji. Gjithashtu përcakton edhe disa detyrime kryesore të paleve në procesin e licensimit si dhe detyrimin e Këshillit të Ministrave për të përcaktuar të gjithë kriteret, rregullat dhe procedurat e nevojshme për licencimin.
Në këtë kapitull jepen dhe përgjegjësitë e urdhërave të profesionistëve në raport me sistemin për të siguruar ofrimin e shërbimeve mjekësore në mënyrë etike nga profesionistët shëndetësorë dhe për të ndihmuar shtetin në përmirësimin e cilësisë dhe standardeve të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Në kapitullin VII pasqyrohen kushtet dhe procedurat për zbatimin e kujdesit shëndetësor. Në të parashikohet dhe rikonfirmohet një nga liritë e shtetasve, liria për të zgjedhur prej tyre në mënyrë individuale dhënësin e tyre të shërbimeve shëndetësore duke e vendos pacientin shqipëtar në pozita të barabarta në raport me të drejtat e tij për kujdesit shëndetësor sikurse cdo shtetas i Evropës.
Gjithashtu ngarkon Ministrinë e Shëndetësisë të përcaktoj mënyrën e funksionimit të sistemit të referimit në plotësim të nevojave të popullatës për shërbime mjekësore më të specializuara.
Kapitulli VIII përfshin politikat shëndetësore për planifikimin dhe financimin e shërbimit shëndetësor. Në të përcaktohet përgjegjësia e Ministrisë së Shëndertësisë për hartimin e strategjive afat mesme e afat gjata, planeve të veprimit , vlerësimit të kostove dhe burimeve financiare e njerëzore.
Gjithashtu përcakton mënyrën e financimit të shërbimeve shëndetësore e cila rregullohet me ligj të vecantë.
Ligji i financimit të shërbimeve shëndetësore ka përfunduar dhe me rekomandim të Bankës Botërore të dy këta ligje si mjaft të rëndësishëm dhe që plotësojnë njeri tjetrin , do të paraqiten së bashku për të kaluar procesin e miratimit.
Kapitulli IX trajton një problem mjaft të rëndësishëm i cili detyron dhënësit e shërbimeve shëndetësore, si publik dhe privat të japin informacion shëndetësor.
Njëkohësisht në këtë kapitull përcaktohet edhe detyrimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të ngritur dhe mbajtur një sistem informacioni të unifikuar për gjendjen shëndetësore të popullatës dhe për parashikime lidhur me shërbimet shëndetësore që do të shërbejnë si bazë në marrjen e vendimeve, hartimin dhe më pas zbatimin e politikave shëndetësore.
Kapitulli X përcakton mënyrën se si punonjësve të shëndetësisë dhe Institucioneve të kujdesit shëndetësor u njihet e drejta për të ushrtruar veprimtarinë e tyre në fushën e shëndetësisë.
Po ashtu, në këtë kapitull ngarkohet Ministri i Shndetësisë për ngritjen e një sistemi të edukimit në vazhdim të punonjësve të shëndetësisë si dhe përgatitjen e planit afat mesëm për specializimet në fushën e shëndetësisë.
Neni 41 parashikon lejimin e dypunësimit të parsonelit mjekësor në sistemin shëndetësor publik, mbas orarit të punës si dhe parashikon lejimin e institucioneve shëndetësore të japin me qera ambientet dhe paisjet e tyre mjekësore për punonjësit e vet në mënyrë që mbas orarit të punës të ushtrojnë veprimtari shëndetësore private, sipas rregullave të përcaktuara nga Ministri i Shëndetësisë.
Në kapitujt XI dhe XII përshkruhen mënyra e ofrimit të ndihmës mjekësore për shtetas të huaj që janë në Shqipëri si dhe masat që merren në rast të një gjendje shëndetësore të jashtëzakonshme.
Në kapitullin XIII janë parashikuar kundravajtjet administrative për shkelje të disa neneve të këtij ligji.
Ky ligj, i formatuar si ligj normativ, nuk ka kosto financiare mbasi ajo do të mbulohet me buxhetin e përvitshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.
Për hartimin e ligjit iu jemi referuar disa ligjeve si ligjit kosovar, ligjit estonez, ligjit cek, ligjit australian.
Gjithashtu janë mbajtur parasysh gjithë Direktivat e Këshillit të Europës në fushën e shëndetësisë si dhe Karta Europiane e të Drejtave të Pacientit.
Projekt ligji është dërguar për mendim në Ministrinë e Drejtësisë, Financave, e Brendshme, Ministrinë e Integrimit, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjetikës.
Ministria e Drejtësisë
Përsa i përket sugjerimit për të vendosur në nenin ku parashikohenpërgjegjësitë e shtetit që ligji të autorizojë Këshillin e Ministrave për të përcaktuar me vendim tarifat e bashkëpagesave për kontributin në financimin e shërbimeve sqarojmë se në këtë nen është dashur të përcaktohen vetëm përgjegjësitë kryesore të shtetasve pa hyrë në detaje të tjera të cilat do të rregullohen me akte ligjore ose nënligjore.
Lidhur me sugjerimet përse kemi vendosur disa aktivitete të ndaluara për shërbimin shëndetësor privat sqarojmë se Fekondimi in vitro në këtë rast ne nuk e ndalojmë të kryhet në këto institucuine thjesht vedosim që ai të jetë me dhurues të njohur nga cifti. Ndërsa përsa i përket trasfuzionit të gjakut është saktësuar kjo pikë dhe është bërë në përputhjë të ligjit 9739 dt 21.05.2007.
Përsa i përket sugjerimit për pikat e nenit 33 Ministria e Shëndetësisë mendon se duhet të jenë të detajuara në ligj edhe për faktin se të tilla rregullime janë rekomandime të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Përsa i përket sugjerimet për saktësimet lidhur me procesin e mbikqyrjes sqarojmë se Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për të gjithë procesin e mbikqyrjes si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Ajo përdor institucionet e saj të vartësisë për të kryer mbikqyrjen si profesionale ashtu edhe institucionale.
Sugjerimet e tjera janë reflektuar.
Ministria e Financave
Përsa i përket sugjerimit për të sjellë eksperienca të vendeve të ndryshme për proceset e licensimit dhe akreditimit sqarojmë se ligji është hartuar me ekspertë të Bankës Botërore, është marrë konsulencë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të cilat referuar kushteve të vendit tonë kanë sugjeruar që akreditimi i institucioneve të kryhet nga qendra e krijuar posaçërisht për të kryer këtë proces ndërsa përsa i përket procesit të licensimit këtu janë marrë në konsideratë dhe rekomandimet e Task forcës për lehtësimin e procedurave të licensimit sipas të cilit licesnimi i personelit shëndetësor do të kryhet nga Urdhërat profesionistë ndërsa licensimi i institucioneve nga Ministria e Shëndetësisë ose struktura të autorizuara prej saj.
Përsa i përket sqarimit të termit të sëmurë terminal në nenin e përkufizimeve mendojmë se nje term i ille është shumë profesional dhe përdoret vetëm njëherë në këtë ligj.
Lidhur me sugjerimin për të përcaktuar statusin e Urdherave Profesionistë, një rregullim i tillë bëhet respektivisht në ligjet përkatëse që rregullon këto urdhëra.
Sugjerimet e tjera janë reflektuar.
Ministria e Integrimit Europian nuk mund të shprehet për përputhshmërinë e këtij akti me aktet komunitare dhe me as ndonjë standart të specifikuar europian në fushën e kujdesit shëndetësor.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës është reflektuar sugjerimi i dhënë nga kjo ministri.
Ministria e Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjetikës
Është reflektuar sugjerimi i kësaj ministrie për të shtuar fjalën profesionist shëndetësorë në nenin e përkufizimeve. Lidhur me sugjerimin për moslicensimin e institucioneve shëndetësore/spitaleve publike pasi mjafton akreditimi nga QKCSA, sqarojmë se Ministria e Shëndetësisë në këtë ligj ka përcaktuar edhe licensimin për arsyen se akreditimi përcakton ifrastukturën fizike ndërsa licensimi i jep lejen e ushtrimit të aktivitetit. Lidhur me rekomandimet e taskforcës Ministria në këtë projektligj është mbështetur në dy parimet kryesore plotësimin e kritereve dhe kuaqlifikimeve të nevojshme profesionale sipas fushave përkatëse dhe anëtarësimin e detyrueshëm në urdhërat profesionistë.
Ministria e Shëndetësisë e vlerëson si të drejtë sugjerimin e kësaj ministrie që regjistrimi i profesionistëve të bëhet nga urdhërat profesionistë, por duke qenë se urdhërat profesionistë momentalisht janë vetëm dy, urdhëri i farmacistit dhe i mjekut shumë profesione të tjera në fushën e shëndetësisë dalin jashtë rregullimit të ligjeve përkatëse, këtu përmendim profesionistët e mesëm. Vlen për tu theksuar se edhe ndihmësfarmacistët nuk janë objekt i ligjit për urdhërin e farmacistit. Për këto arsye momentalisht ky proces duhet te zhvillohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Përsa i përket sugjerimit për dypunësimin Ministria i ka dhënë një të drejtë të tillë mjekëve për të punuar edhe jashtë orarit në ambjentet e institucioneve publike sigurisht duke bërë një përzgjedhje te rreptë dhe duke respektuar legjislacionin në fuqi për një veprimtari të tillë. Gjithashtu kjo bëhet me qëllimin e mirë për të fuqizuar sistemin shëndetësor dhe për të pasur një motivim dhe përkushtim nga ana e mjekëve për të ofruar nje kujdes shëndetësor brenda të gjitha standarteve.
Sugjerimet e tjera janë reflektuar.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 03 Qershor 2008 |