Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

MSH: Gjendja në QSUT përgjegjësi direkte e drejtorit të përgjithshëm 

Ministria bën përgjegjës drejtuesin e QSUT për abuzime në miliona lekë me medikamentet dhe refuzimin e kontrollit të grupeve të auditit 

Ndoka: Për QSUT 2,3 miliard lekë, 25% më shumë se më 2007 dhe 50% e shumës që shteti jep për spitalet në gjithë vendin 
 

Ministria e Shëndetësisë mirëkupton shqetësimet e shprehura nga qytetarët, politika dhe media lidhur me gjendjen në QSUT “Nënë Tereza” dhe ashtu si më parë, është tërësisht e angazhuar për kapërcimin e të gjitha pengesave që çojnë në zgjidhjen e të gjitha problemeve për t`u ofruar qytetarëve shërbim sa më të shpejtë e profesional.  

Ministria, shpreh gjithashtu, shqetësimin se situata aktuale në QSUT e furnizimit me medikamente dhe materiale të mjekimit po keqpërdoret politikisht, duke krijuar panik dhe tension artificial tek pacientët në nevojë. Sipas procedurave ligjore dhe administrative furnizimi me medikamente dhe materiale mjekimi bëhet një herë në vit dhe ai i vitit 2007 është bërë për nevoja të planifikuara deri në fund të muajit korrik 2008. Pra, çdo problem që krijohet me mungesa lidhet vetëm me keqmenaxhimin në QSUT dhe jo me planifikimet dhe aktivitetin e Ministrisë së Shëndetësisë. 

Bazuar në të dhënat zyrtare, Ministria e Shëndetësisë, vlerëson se gjatë vitit 2008 i është akorduar QSUT-së një fond prej 2.3 miliard lekë buxhet operativ, për blerje medikamentesh dhe materialesh mjekimi. Kjo shifër është më e larta se çdo vit tjetër më parë dhe rreth 25% më shumë se vitin e kaluar. Në plan kombëtar, financimi për QSUT- në përbën 50% të buxhetit operativ të të gjitha spitaleve të Shqipërisë të marra së bashku.  

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, deklaron publikisht se përgjegjës zyrtar për çdo problem të krijuar në keqmenaxhimin e QSUT-së dhe fushatën denigruese kundër politikave zyrtare qeveritare në fushën e Shëndetësisë, është ish drejtori i QSUT-së, z. Pepa, i cili jashtë çdo morali profesional dhe zyrtar vijon të mbajë peng drejtimin e qëndrës më të madhe spitalore dhe universitare në vend.  

Ministria denoncon publikisht veprimin më të fundit antiligjor dhe korruptiv të ish drejtorit Pepa, refuzimin e grupeve të Auditit të Ministrisë së Shëndetësisë për verifikimin e situatës së administrimit të medikamenteve të skaduara. Në një kohë kur flitet për mungesë në medikamente, Ministria ka informacion të plotë se në QSUT janë krijuar humbje të mëdha në medikamente me vlerë deri në 16 milionë lekë të reja, dhe se edhe gjatë vitit të fundit humbjet e paligjshme në medikamente kapin shifrën e më shumë se 1 milionë lekë të reja.  

Ministria e Shëndetësisë, si pjesë e qeverisë, mendon se rëndësia e administrimit profesional dhe cilësor të QSUT-së mbetet një nga përgjegjësitë kryesore të shtetit në sistemin shëndetësor. Për shkak të kësaj rëndësie dhe problemeve të mësipërme të krijuara nga keqmenaxhimi në këtë institucion shëndetësor e universitar, dhe faktit se që në muajin maj 2008 Ministri ka propozuar zyrtarisht shkarkimin e drejtorit të QSUT dhe ka paraqitur kandidaturat alternative, Ministria e Shëndetësisë mbetet në pritje të vendimit zyrtar të kryeministrit për zgjidhjen e krizës së drejtimit dhe menaxhimit në QSUT.

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 03 Korrik 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara