Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministrja e Shëndetësisë znj Anila Godo, merr pjesë në konferencën e Reformimit të Sistemit Shëndetësor.

Prioritet: Së shpejti hyrja e 12 spitaleve rajonale në skemën e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor.

Në kuadrin e reformimit të sistemit shëndetësor, Ministria e Shendetësisë organizoi sot, në Hotel „Adriatik“ në Durrës, nje takim për : „Njohjen e eksperiencës së Spitalit të Durrësit dhe mundësinë e shtrirjes së financimit të spitaleve nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH). Në këtë takim, mori pjesë edhe Ministrja e Shëndetësisë znj. Anila Godo, e cila e cilësoi reformën spitalore, si më të rëndësishmen në sistemin shëndetësor. Prezantimi i kësaj skeme, u bë nga zv.ministrja e Shëndetësisë, znj.Zamira Sinoimeri. Në fjalën e saj, znj.Sinoimeri, vuri theksin në reformat e zbatuara, në cështjet që kërkojnë zgjidhje dhe në rëndësinë e këtij projekti, si më poshtë:

REFORME NE FINANCIMIN E SPITALEVE  

Zamira Sinoimeri, MD, MSc

Zevendesminister

 
 

REFORMA FINANCIARE SYNON 
 

  • ISKSH si financues i vetëm (përjashto disa shërbime të shëndetit publik të ofruara nga ISHP dhe strukturat në rrethe), është strategjia më e mirë për financimin e shërbimeve sipas prioriteteve për rritjen e eficencës dhe mbrojtjen e shtresave me te dobta te popullsise
 
 

REFORMAT E ZBATUARA 

  • Ndryshime të financimit;
  • Reduktimi i kapacitetit në rrjetin spitalor;
  • Njëfarë decentralizimi;
  • Mbështetja e iniciativës private në ofrimin e shërbimeve;
  • Në perceptimin e popullsisë nuk vërehen përmirësime;
 
 

ÇESHTJE QE KERKOJNE ZGJIDHJE  
 

  • Financimi i fragmentuar i sistemit shëndetësor ka krijuar probleme  
    në vendosjen e linjave të qarta të përgjegjshmërisë;
  • Mungojnë incentivat e ofruesve/spitaleve për përmirësimin e cilësisë dhe të eficencës;
 
 

ÇESHTJE QE KERKOJNE ZGJIDHJE 

  • Zbatimi i disa tarifave në kujdesin shëndetësor parësor (për të pasiguruarit dhe për ata që anashkalojnë kujdesin shëndetësor parësor) krijon pasiguri dhe vend për abuzim;
  • Mungon një strategji kombëtare për bashkë–pagesat,  që duhet të mbrojë shtresat e varfëra të popullsisë qoftë edhe në rastet kur janë të pasiguruar;
 
 

ÇFARE PRITET TE NDRYSHOJE(1) 

  • Financimi i lidhur me aktivitetin e spitalit;
  • Nxitja e reformës spitalore, spitali përshtat aktivitetin në përputhje me nevojat e popullsisë së cilës i shërben;
  • Rritja e përgjegjshmërisë së spitalit përpara publikut dhe në nivel sistemi;
 
 

ÇFARE PRITET TE NDRYSHOJE(2) 

  • Ministria e Shëndetësisë merr rolin e duhur mbikqyres dhe politik–bërës;
  • ISKSH bëhet organizmi kryesor menaxhues dhe fuqizon kapacitetet si bleres i sherbimeve
 
 

ÇFARE NEVOJITET (1)? 

  • Përgatitja/ndryshimi i kuadrit rregullator:
    • Spitaleve ju jepet statusi i

        institucioneve publike jo- fitimprurëse;

    • Vendoset ne nivel qendror një skemë bashkëpagesash efektive, eficente dhe që mbron shtresat e varfëra (nxitet popullsia për t’u siguruar, e për të respektuar sistemin e referimit);
    • Të ardhurat nga bashkëpagesat ju mbeten spitaleve; 
    • Rikonfigurimi–racionalizimi i rrjetit spitalor;
 
 

ÇFARE NEVOJITET (2)? 

  • Faza e pare financimi i spitaleve me buxhet global (mësimet e nxjerra nga përvoja e spitalit të Durrësit);
  • Zhvillimi i modelit të marrëdhënies kontraktuale  midis ISKSh-së dhe spitaleve;
  • Vendosja e treguesve bazë për lidhjen e kontratës duke synuar drejt kontratave që përcaktojnë:
    •  nivelet e financimit;
    •  shërbimet;
    •  sasinë/volumin e punës;
    •  treguesit e performancës dhe të cilësisë;
 
 

ÇFARE NEVOJITET (3)? 

  • Informatizimi i aktivitetit ekonomik dhe mjekësor i spitaleve;
  • Llogaritja e kostos (standarte) për aktet kryesore që kryhen në spital;
  • Rritja dhe përmirësimi  i njohurive dhe kapaciteteve menaxheriale në spitale në përgjigje të sistemit të ri të financimit;
  • Te parashikohet/filloje perfshirja “ne skeme” e disa ofruesve te perzgjedhur private,  duke promuovuar njefare konkurrence mes ofruesve publike dhe private
 
 

Pas implementimit te nje Strategjie  
3 vjeçare,  Shqiperia do te kete: 

  • Financim me pak te fragmentuar. parate per shendetesine te grumbulluara ne nje fond
  • QShre/spitalet kontraktohen nga ISKSH
  • Pakete baze sherbimesh per te gjithe
  • Nje sistem bashkepagesash per te pasiguruarit, perjashtuar shtresat me te dobta te shoqerise
 
 

Pas implementimit te nje Strategjie  
3 vjeçare,  Shqiperia do te kete 

  • Me shume njerez te siguruar, financimi nga kontributet ze (%) me te larte ne shpenzimet per shendetesine,
  • Pakesim te pagesave jo – zyrtare
  • Zbatim ne te gjitha spitalet te kodifikimit ICD9/10
  • Sistem financimi me buxhet global, nje perqindje e buxhetit te spitalit paguhet bazuar ( output), episode trajtimi spitalor dhe ambulator per grupim ICD9/10
 
 

ME RENDESI 

  • Konsensus, qëndrueshmëri, vazhdimësi;
  • Transparencë dhe informim (përfshirë menaxherët, profesionistët dhe publikun);
  • Orientim i planit të investimeve drejt kësaj reforme;
  • Bashkëveprim për mbështetje me donatorët e mundshëm;
 
 

ÇELESI I SUKSESIT 
 

  • Ekuilibri i duhur mes Autonomisë dhe Përgjegjshmërisë për kalimin nga modeli Semashko drejt një modeli më të decentralizuar

 


 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 03 Tetor 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara