| MSH: Janė marrė tė gjitha masat pėr shėrbim tė specializuar mjekėsor, pėr zonat e thella malore dhe pėr urgjencat mjeksore
MSH: Në gadishmëri të lartë autoambulancat dhe helikopterët
Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë të gjitha hapat dhe masat e nevojshme për tu ardhur në ndihmë mjeksore të gjitha zonave të prekura nga reshtjet e ditëve të fundit. Konkretisht, Ministri Ndoka ka urdhëruar kohë më parë ngritjen dhe funksionimin e grupeve të emenegjencave në cdo rreth, grupe të cilat janë funksionale dhe në krye të detyrës.
Për shkak të masave të marra si dhe të ndërhyrjeve në kohën e duhur, deri tani nuk ka patur raste emergjente me probleme për jetën e qytetarëve.
Ministria vë në dijeni publikun se grupet e emergjencës kryesohen nga drejtorët e Shëndetit Publik dhe kanë në përbërje mjekë të urgjencës dhe të specialiteteve të ndryshme, për tu ardhur në ndihmë në cdo kohë të gjithë qytetarëve në nevojë. Po ashtu, të 12 Spitalet Rajonalë, kanë ngritur grupet e ndihmës së shpejtë dhe janë në gadishmëri 24 orë. Njëkohësisht në gadishmëri të plotë janë edhe spitalet e rretheve që kufizohen me rrethet me probleme.
Gjithashtu, në ndihmë të nevojave dhe emergjencave civile shëndetësore janë edhe njësia e Helikopterëve, njësia e ambulancave dhe grupe të posacme mjeksore të Tiranës.
Në ndonjë rast, si psh në Tropojë, shfaqen probleme të furnizimit të rregullt me ujë dhe energji, kryesisht për shkak të dëmtimeve të rrjetit nga temparaturat e ulta dhe strukturat tona në bashkëpunim me KESH edhe ujësjellësin janë duke punuar për zgjidhjen e tyre.
Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë garanton qytetarët se punonjësit e saj dhe institucionet shëndetësore në të gjithë vendin janë në gadishmëri të plotë për dhënie ndihme dhe ndërhyrje në cdo kohë, përfshirë edhe raste të tilla të problemeve që krijohen nga reshjet dhe vështirësitë e komunikimit midis komunave dhe qëndrave të mëdha urbane.
Komisioni i emergjencave
Tirane, me 04 Janar 2008 |