Ministria nis fushatën e sensibilizimit kundër alkoolit, ngre grupe të rinjsh në shkolla dhe merr nismën për ngritjen e një një qendëre trajtimi pranë QSUT
MSH: Strategji Kombetare kundër përdorimit të alkoolit
Ministria shpreh shqetësimin për numrin e madh të qytetarëve që konsumojnë alkool dhe propozon masa konkrete për pakësimin e këtij numri
Statistikat tregojnë se rreth 40 % e meshkujve konsumojnë cdo ditë alkool dhe se rreth 7% e qytetarëve për shkak të mbikonsumit të alkoolit bëjnë pjesë në grupet më të rrezikuara
Studimi i kombëtar i Shëndetit Riprodhues demostron se rreth 40% e meshkujve adulte shqiptare (20-49 vjec) konsumojnë alkool çdo ditë ose pothuaj çdo ditë. "Midis femrave kjo shifër është shumë më e ulët (rreth 5%). Ashtu si edhe për duhanpirjen vërehet një rritje e prevalencës së konsumit të shtuar të alkoolit midis femrave të qyteteve, të Tiranës dhe atyre qe i përkasin një klase më të lartë social ekonomike", deklaroi sot, Ministria e Shëndetësisë, se alkooli është droga që për nga numri i abuzuesve të saj dhe përmasat e konsumimit, zë vendin e parë absolut në aktualitetin bashkëkohor.
Duke u bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Shëndetëit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, aktualsiht rreth 2.1 % e popullsisë në rrethet kryesore të vendit bëjnë pjesë në kategorinë e alkoolpiresit të rëndë. Studimi "Mbi përdorimin e alkoolit në qytetet: Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkoder dhe Elbasan", evidenton se përdoruesit e alkoolit në këto rrethe janë kategorizuar nga studimi në katër tipe të nivelit të riskut, të cilat shoqërohen edhe me rekomandimet e ndërhyrjeve përkatëse.
73% e qytetarëve në pesë rrethet e vendit bejnë pjesë në kategoria e parë, aty ku niveli i riskut nuk ekziston. Kjo pjesë e qytetarëve rezulton se e përdorin alkoolin brënda normave të lejuara ose nuk perdorin fare atë. Për këtë kategori ISHP rekomandon mënyrat ndërgjegjësuese të edukimit të alkoolit dhe i përgëzon për këtë qëndrim ndaj pijeve alkoolike.
Në kategorinë e dytë janë renditur 9.5 % e popullsisë që përdor alkool jashtë normave të lejuara, për të cilët ISHP rekomandon ndërhyrjet e shkurtra nga mjeku i familjes me këshilla të thjeshta.
Ndërkohë që kategoria e tretë e riskut përfaqëson 5.4 % të qytetarëve që përdorin alkool jashtë normave të lejuara dhe përdorimi është kthyer shqetësues për shëndetin e për personalitetin e tyre. Për këtë pjesë të riskuar ISHP rekomandon këshilla të thjeshta shtesë dhe monitorim të vazhdueshëm nga mjeku i familjes.
Kategoria e katërt, që cilësohet më e riskuara nga ISHP, përfaqësohet nga 2.1 % e popullsisë që përfshihet në alkoolpirësit e rëndë. Për këta përdorues , ISHP këshillon referimin tek mjeku specialist për diagnostikim dhe trajtim.
-Politika e Ministrisë së Shëndetësisë
Në një kohë kur alkoolizmi, (ashtu sikur edhe duhanpirja), në vendin tonë ka marrë përmasa me të vërtetë shqetësuese, dikasteri i shëndetësisë, përmes politikave për mbrojtjen e shëndetit publik ka ndërmarrë një sërë nismash. "Për kategoritë e konsumuesve të alkoolit Ministria e Shëndetësisë ka trajnuar mjekët e familjes në disa rrethe për të diagnostikuar dhe për të këshilluar këto grupe të popullatës.
Ndërsa për grupin e të varurëve nga alkooli Ministria e Shëndetësisë, po ngre 10 shtretër ne Qëndrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë për trajtim të mëtejshëm, në bashkëpunim me Shkollën Europiane të Alkoologjisë me qendër në Udine (Itali). Gjithashtu po përfundon një strategji kombëtare për politikat e kontrollit të alkoolit në vend në bashkëpunim me Organizaten Boterore të Shëndetit", duke shtuar se në kuadër të luftës kundër drogës, alkoolit dhe duhanit, në të gjithë vendin do të ngrihen grupe rinore.
Nisma e fundit e Ministrisë së Shëndetësisë, parashikon që të rinjtë (nxënësit e shkollave) nuk do të konsiderohen vetëm objekt, por edhe subjekt në parandalimin e përdorimit të substancave të dëmshme për shëndetin. Për t'i dhënë një shtysë më të fuqishme luftës ndaj përdorimit të tyre, të cilat hasen kryesisht tek të rinjtë, Ministria e Shëndetësisë në strategjinë e saj, ka nxjerrë një udhëzim për Drejtoritë e Shëndetit Publik në vend, ku bëhet fjalë për caktimin e koordinatorëve lokalë, me qëllim ngritjen e grupeve rinore në shkolla.
Lidhur me formcimin e promocionit, MSH ka propozuar që një përqindje e akcizave të duhanit dhe alkoolit duhet t'i kalojnë financimit për fushata ndërgjegjësuese, që të fitohet impakti i duhur nga qytetarët, me synim kufizimin e dëmeve nga pirja e cigares dhe pijeve alkoolike. "Pa një promocion të shëndoshë, këto ligje mbeten të pazbatueshme, pasi fushata e planifikuar promocionale kërkon financime për të pasur një sensibilizim efektiv mbi qytetarët", propozimi i dikasterit të shëndetësisë është në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Konsumi i pijeve alkoolike mendohet se është përgjegjëse për rreth 9 përqind të të gjithë peshës së sëmundjeve, duke rritur ndër të tjera rrezikun për cirrozë hepatike, tension të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës, hemoragji cerebrale, të pankreasit dhe kancer të gojës, faringut, ezofagut, stomakut, mëlçisë dhe rektumit.
-Përkufizimi i pijeve alkoolike
Procesi i pėrgatitjes sė pijeve alkoolike realizohet nga fermentimi i sheqerit dhe amideve me origjinė bimore, ėshtė njė substancė mjaft stimuluese pėr organizmin dhe shkakton depresion nė sistemin qendror nervor, prej saj vjen edhe mė pas varėsia e personave nga alkooli.
Pijet alkoolike ndahen nė dy kategori: ato qė vijnė nga fermentimi i frutave apo bimėve tė ndryshme prej nga prodhohet birra dhe vera si dhe kategoria e dytė e cila vjen nga procesi i distilimit nė laboratore, duke bashkuar ujin dhe koncetrate tė ndryshme, qė sjellin nė treg produkte tė tilla si grapa dhe uiski. Mendohet qė shpikėsit e alkoolit janė arabėt, ndėrsa ata qė janė marrė pėrherė tė parė me produktet e distiluara janė kinezėt. Dokumentat flasim pėr prodhimin e verės 3500 vjet p.e.s. nga egjiptianėt nga fermentimi i hurmės.
Pijet alkoolike pėrkufizohen si pije, pėrbėrėsi kryesor i tė cilave ėshtė alkooli. Kėto pije pėrmbajnė nė vete njė sasi tė madhe tė pėrbėrėsve alkoolikė, kurse mė i rėndėsishmi ėshtė alkooli etilik (C2H5OH), dhe konsiderohet si lėndė dehėse dhe ėshtė i pranishėm nė tė gjitha pijet alkoolike. Kėtė lėndė kimistėt e karakterizojnė si helmuese; ajo ėshtė e lėngėt, pa ngjyrė, avullon e ndizet shpejt dhe tretet si nė ujė, ashtu edhe nė yndyrėra.
Grupin e dytė tė pėrbėrėsve tė alkoolit e sajon metanoli, i cili pėrdoret mė pak, por ėshtė mė helmues se alkooli etilik, ngase mund tė shkaktojė edhe vdekjen, helmimin e muskulit tė zemrės dhe rraskapitjen e saj. Po kėshtu ai mund tė shkaktojė edhe verbėrimin e befasishėm. Ėshtė e domosdoshme tė pėrmendet se ky lloj alkooli, d.m.th. metanoli, gjendet nė plagjiate tė pijeve alkoolike.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 04 Mars 2008 |