MSH: Zgjidhet problemi i Hemodializës
Ndoka: Do të hetojmë shkaqet e vonesava në kryerjen e procedurave për blerjen e materialeve të hemodializës
MSH: Shërbimi i hemodializës drejt privatizimit
Ministria e Shëndetësisë sqaron se problemi i mungesave të materialeve mjeksore të hemodializës është zgjidhur. Ministri i Shëndetësisë ka urdhëruar urgjent një ditë më parë Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – Tiranë, Spitalin Rajonal Shkodër, Spitalin Rajonal Elbasan, Spitali Rajonal Gjirokastër për furnizimin me materiale konsumi për shërbimin e hemodializës, për zgjidhjen e problemit.
Ministria e Shëndetësisë, ka filluar procedurën e prokurimit për furnizimin me materiale konsumi për shërbimin e hemodializës.
Duke respektuar afatet ligjore, parashikohet që kjo procedurë, të përfundojë me lidhjen e kontratave të reja, përafërsisht në fillim të muajit gusht 2008.
Në këto kushte, nisur nga domosdoshmëria e paevitueshme për funksionimin e këtij shërbimi ndaj pacientëve që kanë nevojë për hemodializë, Ministria e Shëndetësisë urdhëroi që deri në nënshkrimin e kontratave të reja, institucionet përkatëse, në kushtet e nevojës ekstreme, të furnizohet me materiale konsumi për shërbimin e hemodializës, nëpërmjet zhvillimit nga ana tyre të procedurave të prokurimit me negocim pa botim paraprak të njoftimit të kontratës.
Përdorimi i kësaj procedure nga institucioneve përkatëse, kryhet në përputhje me nenin 33, pika 2/c të ligjit Nr. 9643, datë 21.11.2006, « Për prokurimin publik » të ndryshuar, dhe pikës 5/a Kreu IV të rregullave të prokurimit publik”.
Ministria e Shëndetësisë do të hetojë shkaqet e vonesava në kryerjen e procedurave për blerjen e materialeve të konsumit për shërbimit të hemodializës dhe do të vërë para përgjegjësisë ligjore përsonat përgjegjës.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë është e vendosur t`a reformojë këtë shërbim, duke e kaluar në procesin e privatizimin çka do të krijojë një shërbim më të mirë dhe me standard të lartë për pacientët.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 04 Qershor 2008 |