Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministri Ndoka në takim pune me Zj. Maryse Daviet, ambasadore e Francës 

Ndoka: Së shpejti marrëveshje bashkëpunimi me spitalet franceze 

Ndoka: Prioritet specializimi i mjekëve  

Zj. Maryse Daviet: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me MSH 


Sot, Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë z. Nard Ndoka, zhvilloi një takim pune me Zj. Maryse Daviet, ambasadore e Francës në vendin tonë. 

Ministri Ndoka, u njoh nga afër me projektin, synimet dhe kahët e zhvillimit të këtij bashkëpunimi që pritet të avancojë dhe të modernizojë sistemin shëndetësor në Shqipëri.  

Zj. Maryse Daviet, theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mjeksisë midis dy vendeve ku veçanërisht ky bashkëpunim konsiston në eksperincën shumë të mirë  në fushën e specializimeve për mjekët shqiptarë. 

Zonja Daviet, përmendi në këtë kuadër edhe bashkëpunimin midis spitaleve rajonale të Korçës, Elbasanit dhe spitalin në Bajram Curri me spitalet në Francë. Një ndihmë konkrete po i ofrohet edhe qendrës së transfuzionit të gjakut me asistencë teknike nëpërmjet mjekëve francez.  

”Mbas ngjarjes së Gërdecit Komisioni Europian po çel fonde për kurimin e pacientëve të prekur nga kjo tragjedi dhe Ambasada Franceze në Tiranë po përpiqet të përdorë disa nga këto fonde kryesisht për trajtimin e pacientëve që kanë pësuar djegje”.  

Ministri Ndoka, falenderoi në emër të MSH ambasadoren franceze për bashkëpunimin dhe ndihmën e Francës duke theksuar historinë e gjatë të këtij bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë. Përveç ndihmës për rehabilitimin dhe pajisjet në spitalet rajonale në Korçë, Elbasan, ministri Ndoka përmendi dhe aktivitetin korrekt të disa kompanive farmaceutike në Shqipëri.  

Gjithashtu, një kontribut të veçantë, Asistenca Publike e Parisit, ka dhënë për realizimin e masterplanit për QSUT-në. Një kontribut tjetër është ndërtimi i Spitalit të specialiteteve të ORL – së, të spitalit Bernard Kushner në QSUT. 

Në fund të vitit 2007, në kuadër të binjakëzimit të Spitalit Rajonal të Korçës me Spitalin Belford - Monpelie janë përuruar dhe funksionojnë kabinetet e Celioskopisë në spitalin e Korçës dhe të Elbasanit.  

Ministri Ndoka, propozoi lidhjen e një marrëveshje bashkëpunimi midis dy Ministrive të Shëndetësisë si një hap drejt institucionalizimit dhe formalizimit të bashkëpunimit të deritanishëm.  

Zonja Ambasadore shprehu mbështetjen e saj dhe besimin se kërkesa për bashkëpunin mes dy vendeve do të ketë një reagim pozitiv nga Ministria e Shëndetësisë në Francë. 

Ministri Ndoka falenderoi ambasadoren për bashkëpunimin, vizitën dhe i bëri Zonjës Ambasadore një ftesë për homologen e tij franceze për një vizite në Tiranë. 

 

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 04 Qershor 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara