Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

MSH ju shpreh familjarëve të viktimave ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njerëzve të tyre të dashur

Ndoka : Do bëjmë gjithçka për t` jua lehtësuar sado pak dhimbjen të afërmve të viktimave

Ministria e Shëndetësisë dhe personalisht  Ministri i Shëndetësisë,  Z. Ndoka, me të marrë njoftimin për ngjarjen e ndodhur në liqenin e Farkës ,  në bashkëpunim dhe me strukturat e Ministrisë së Brëndshme, për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve dhe për të lehtësuar me sa ishte e mundur pasojat e kësaj tragjedie të rëndë, mori të gjitha masat  për të siguruar  ndihmën e nevojshme mjeksore duke dërguar katër ekipe të ndihmës mjeksore. 

Në orët e para të mëngjesit, Ministri i Shëndetësisë  Z. Nard Ndoka, bëri një vizitë në morgun e Qendrës Spitalore Universitare « Nënë Tereza » ku u takua me personelin mjekësor dhe të afërm të viktimave ku shprehu dhimbjen e tij të thellë për këtë tragjedi të ndodhur si dhe shprehu ngushellimet e thella për  familjarët e viktimave të kësaj tragjedie. 

Duke shprehur dhimbjen e thellë për këtë tragjedi të rëndë ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, tha se ishte njoftuar për këtë tragjedi pak minuta mesnatës së djeshme, nga Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.  

Ndoka tha se menjëherë në vendngjarje shkuan të gjitha ekipet mjeksore me katër autoambulanca, të cilat në bashkëpunim më forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë, bënë të mundur që  katër të mbijetuarit të merrnin ndihmën e parë shëndetësore, ndërsa kufomat janë transportuar pranë morgut të QSUT-së. 

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera, po marrin të gjitha masat për lehtësimin e procedurave për t'iu ardhur në ndihmë familjarëve.  Është ngritur një grup pune që drejtohet nga Ministria e Brendshme dhe po merren masa përkatëse, ndërkohë janë në shërbim dy autoambulanca të cilat do të qëndrojnë pranë familjarëve për çdo rast.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka marrë të gjitha masat për sigurimin e ndihmës mjeksore për të mbijetuarit e kësaj tragjedie si dhe ka në gatishmëri ekipe mjekësore pranë  familjeve të  viktimave të kësaj tragjedie.

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 06 Mars 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara