|
Ministrja Godo takon dr. Leonardo Volpicella, Dr. i Përgj. i Presidencës së Rajonit të Pulias
Mbështetje italiane për ecurinë e reformave të ndërmarra nga MSH për përmirësimin dhe modernizimin e sistemit shëndetësor
Godo - Volpicella : Bashkëpunime të tjera në të ardhmen në shërbim të pacientëve shqiptar
Ministrja e Shëndetësisë znj. Anila Godo priti sot një nga autoritetet më të larta të Rajonit të Pulias, Dr. e Përgj. të Presidencës së këtij Rajoni njëkohësisht drejtues i projektit INTERREG III, dr. Leonardo Volpicella.
Gjatë këtij takimi, znj. Ministre u njoh me rezultatet e shkëlqyera të këtij projekti, bashkëpunimin dhe impenjimin maksimal të palës shqiptare dhe asaj italiane për zhvillimin me sukses të këtij projekti.
Gjatë takimit dypalësh u analizua puna për 10 mijë ekzaminime mamografike, 2 transplante veshkash nga dhurues të gjallë të të njëjtit grup gjaku, aktivizimi i ekzaminimeve të Pap testit, krijimi i regjistrave të informatizuar të pacientëve uremik, të sëmundjeve infektive dhe vaksinimeve. Rezultatet e tjera të pritshme të projektit INTERREG III, janë ato të realizimit të transplantit të parë të veshkave në shqipëri nga mjekët shqiptar. Gjithashtu, aktivizimi i një programi për menaxhimin dhe informatizimin e shërbimit farmaceutik, është një tjetër program i këtij projekti.
Ministrja e Shëndetësisë znj. Godo, ofroi mbështetjen maksimale për përfundimin e sallës së operacionit pranë repartit të urologjisë në QSUT, sallë kjo e domosdoshme për të realizuar transpalntin e parë nga mjekët shqiptarë në vendin tonë.
Dr. Volpicella i konfirmoi znj. Godo disponibilitetin maksimal të Rajonit të Pulias për të qënë partner i privilegjuar i qeverisë shqiptare në fazën e shoqërimit të Shqipërisë për hyrjen e saj në Europë.
ë fund të takimit, ministrja Godo falenderoi dr. Volpicella për mbështetjen dhe punën e shkëlqyer për arritjet e deritanishme dhe bashkëpunimin në të ardhmen me INTERREG III dhe Rajonin e Pulia-s.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 06 Gusht 2008 |