Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
  Ministria e Shėndetėsisė ka marrė tė gjitha masat pėr trajtimin e specializuar tė rasteve, duke e mbajtur situatėn nėn kontroll tė rreptė

Menigitit meningoccoksik ėshtė njė patologji e rėndė dhe nė vendin tonė kemi 10 deri nė 15 raste nė vit. Frekuenca ėshtė e krahasueshme me atė tė vendeve tė BE.

Nė asnjė rast nuk rekomandoihet vaksinimi masiv kundėr meningocok-ut

Situata lidhur me rastet

Në datën 01/01/2008 dhe 02/01/2008 u shtruan në Spitalin e Korcës dy pacientë të moshës 25 dhe 22 vjec, nga fshati Memlisht i rrethit të Pogradecit. Një tjetër rast është paraqitur në spitalin e Gjirokastrës me datën 07.01.2008. Diagnoza klinike është Meningit bacterial.
Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të mjekëve tanë është bërë e mundur stabilizimi i gjendjes shëndetësore të  pacientëve. Dy pacientët e Pogradecit  janë jashtë gjendjes kritike për jetën dhe janë nën kujdesin e specializuar mjekësor.
Menigitit meningoccoksik është një patologji e rëndë dhe në vendin tonë kemi 10 deri në 15 raste në vit, frekuencë e cila është e krahasueshme me atë të vendeve të BE.
Falë sistemit tonë te alertit dhe komunikimit direkt me publikun rastet bëhen menjëherë publike.

Masat në vatër dhe masat në rang vendi

Nuk janë shfaqur raste të tjera me meningit në fshatin Memlisht apo në zona të tjera të vendit. Menjëherë, autoritetet shëndetësore kanë marrë masat parandaluese duke informuar komunitetin dhe duke u dhënë personave të afërt të familjes medikamentin e rekomanduar në raste të tilla (rifampicine). Zona është nën mbikqyrje epidemiologjike. Theksojmë se në këtë situatë nuk është marrë dhe nuk rekomandohet ndonjë masë e karakterit të karantinës apo cdo lloj mase që kufizon levizjen e lirë të qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shëndetësore të vendeve fqinje dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethe janë udhëzuar për masat e nevojshme sidomos lidhur me kapjen e hershme dhe menaxhimin e shpejtë të rasteve të dyshuara. 

Sqarojme se, në situatën e shfaqjes së rasteve sporadike të meningitit, vaksinimi në mase ndaj një shkaktari potencial sikurse është Neisseria Meningitidis (meningokoku) nuk rekomandohet. Rekomandohet profilaksia e personave të afërt me rifampicine (medikament oral, dy ditë).
Duhet të sqarojmë se në asnjë rast nuk rekomandohet vaksinimi masiv nga meningokoku.

Një masë strategjike me efekte afatgjata e parashikuar nga Ministria e Shëndetësisë gjatë këtij viti është edhe futja në programin kombëtar të imunizimit, e vaksinës kundër hemophilus influenzae (shih me poshtë shkaktarët e meningitit). Kjo vaksinë vec ndikimit në kontrollin e infeksioneve respiratore acute tek fëmijët, do të japë një efekt pozitiv edhe në parandalimin e meningitit të shkaktuara nga ky agjent infektiv.

 

Këshilla për publikun

Meningiti është një infeksioni i cipave të trurit (meningjeve) dhe cipave të palcës së kurrizit. Shkaktarë janë një sërë agjentesh infektive, përfshire baktere dhe viruse. Ndër shkaktarët bakteriale vecojme Neisseria Meningitidis, Hemophilus Influenzae dhe Streptoccocus Pneumoniae.

Meningokoku ka potencialin të shkaktojë shperthime epidemike. Transemtohet nga njeriu tek njeriu përmes spërklave dhe sekrecioneve të fytit dhe të hundës (nazofaringeale). Trasmetimi I menigokokut lehtësohet nga kontakti i ngushtë dhe i gjatë me persona të infektuar (përqafim, teshtitje, kollitje, jeta në konvikte).

Shenjat më të zakonshme të infektimit të meningjeve nga meningokoku janë: temperature e lartë, dhimbje koke e vazhdueshme, ngurtësim i qafës, konfuzion mendor, ndjeshmëri e shtuar ndaj dritës dhe të vjella. Një shenjë karakteristike e infektimit nga menigokoku është shfaqja e petekieve që janë njolla të vogla te kuqerremta në lëkurën e trupit.

Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse vereni shenjat e mëposhtme:

  • Temperaturë e lartë e shoqëruar me:
  • Dhimbje të fortë dhe të vazhdueshme të kokës, dhe të vjella.
  • Ngurtësim i qafës
  • Njolla në lëkurë të cilat nuk zbehen nga shtypja.

 

Për të dalluar nëse njollat zbehen nga shtypja rekomandojmë kryerjen e një teknike të thjeshtë në kushte shtëpie: vendosni një gotë qelqi mbi njollën e shfaqur në lëkurë dhe ushtroni pak shtypje. Nësë njolla nuk zhduket, atëherë konsiderojeni petekie dhe në rast se keni ndonjë nga shenjat e mësipërme, dyshoni për meningit si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët.  

Tirane, me 07 Janar 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara