Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministri Ndoka pret përfaqësuesit e ANEA – s

Ndoka: Shqipëria po punon dhe aktualisht ka amenduar ligjin në përputhje me rekomandimet e ANEA - s

Ndoka: Shqipëria po punon në kuadër të implementimit të Kodit të Drejtimit mbi sigurinë e materialeve radioaktive  

Ministri i Shëndetësisë Ndoka, priti sot në zyrën e tij përfaqësuesit e ANEA - s ( agjensia ndërkombëtare e energjisë atomike ). Në këtë takim morën pjesë drejtori i përgjithshëm për europën z. Byung – Koo ( B – K ) Kim; z. Mikiko Sawanishi, menaxher i programit dhe z. Fatos Ylli drejtor i Insitutit të Fizikës Bërthamore.

Gjatë këtij takimi, ministri Ndoka, duke falenderuar përfaqësuesit e ANEAS për vizitën u shpreh se “ Unë si Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes nga rrezatimet i falenderoi përfaqësuesit për mbështetjen, projektet si dhe për zhvillimin e kapaciteteve teknike në fushën e aplikimit të teknikave bërthamore si dhe për sigurinë dhe sigurimin e materialeve radioaktive. 

“ Aktualisht – tha Ndoka – Shqipëria po punon në kuadër të implementimit të Kodit të Drejtimit mbi sigurinë e materialeve radioaktive, si dhe mbi import – eksportet e këtyre materialeve”. 

“ Shqipëria po punon dhe aktualisht ka amenduar ligjin në përputhje me rekomandimet e ANEA – s, grupit të Auditimit ku vlerësohet Shqipëria për arritjet dhe pritet rritet rritja e shkallës së indipendencës së trupës rregullatore – vijoi Ndoka. 

“ Shqipëria do të vazhdojë të marrë pjesë aktive në projektet rajonale dhe me objektiv plotësimin e detyrimeve ligjore dhe në kuadër të inegrimit Europian të vendit “ – përfundoi Ndoka. 

Drejtori i përgjithshëm i ANEA – s, z. Byung – Koo ( B – K ), falenderoi  ministrin Ndoka për pritjen dhe vlerësoi aspektet e bashkëpunimit ANEA – Shqipëri si: 

  • Zhvillimi i teknologjive dhe metodave bërthamore për qëllime paqësore.
  • Siguria dhe sigurimi i materialeve bërthamore dhe ato radioaktive përfshi mbrojtjen nga rrezatimet.
  • Garancitë në të gjitha proceset.
 

Aktualisht, në Shqipëri ka në fuqi një set të plotë rregulloresh dhe kodesh drejtimi që rregullojnë mbrojtjen nga rezatimi në republikën e Shqipërisë.  

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 07 Shkurt 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara