Ministria e Shëndetësisë: Gati reforma e thellë e sistemit shëndetësor
MSH: Miratohet projektligji për “parandalimin dhe kontrollin e HIV / AIDS” në Republikën e Shqipërisë
Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar dhe miratuar “Strategjinë e Zhvillimit të Sistemit Shëndetësor”. Hartimi dhe miratimi i një strategjie të tillë afatgjatë jep një vizion të qartë në lidhje me zhvillimin e sektorit shëndetësor dhe të hapave konkrete të cilat do të ndiqen në kuadrin e reformës që po zhvillohet brënda këtij sektori.Në mënyrë të natyrshme, një nga mbështetësit kryesor të reformës dhe implementimit të kësaj startegjie mbetet kuadri ligjor për sektorin i cili pavarësisht se në dekadën e fundit ka njohur zhvillim dhe përmirësime të dukshme, përsëri ai ka nevojë te përmirësohet duke ecur me zhvillimet në sektorin shëndetësor.
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e rradhës miratoi sot projektligjin për "Për Kontrollin e HIV/ AIDS-it".
Ligji ri në ndryshim nga ai i vitit 2000, përforcon dhe detajon mënyrat për parandalimi e sëmundjes infektive të HIV/AIDS-it në vendin tonë, nëpërmjet një angazhimi politik, programeve publike dhe një strukturë ligjore të detajuar.
Ky angazhim do të sjellë qëndrueshmëri në adresimin e çështjeve të lidhura me HIV/ AIDS në nivel politik; një strukturë ligjore të kompletuar dhe të zbatueshme; zhvillimin e burimeve njerëzore; krijimin e një llogarie të veçantë për mbledhjen e fondeve; aktivizimin masiv të metodave informuese në popullatë.
Objektivat e ligjit të ri lidhen me fuqizimin e masave parandaluese në popullatën e përgjithshme, shtresat vulnerabel dhe në grupet të cilat adoptojnë sjellje me risk të lartë, mbështetjen ndaj personave të infektuar nëpërmjet mbrojtjes së të drejtave/dinjitetit të këtyre personave apo grupeve të vecanta, evitimi i çdo veprimi diskriminues, informim, edukim, veprime e mbështetje psikosociale mbështetjes me shërbim shëndetesor, nxitje e shërbimeve konsultative e konfidenciale si dhe mbështetje me shërbime të tjera shëndetësore, personave me HIV/AIDS. Ndërkaq, objektivat specifikë fokusohen inisiativat e parashikuara në fushën e shëndetit publik dhe konkretisht sëmundjet ngjitëse dhe trasfuzionin dhe sigurinë e gjakut.
Përgatitja dhe vënia në zbatim e akteve ligjore dhe nënligjore në vendin tonë është bërë vazhdimisht në përshtatje me situatën epidemiologjikete HIV/AIDS, si dhe me zhvillimin ekonomiko-social të vendit. Ato pak udhëzime të përgatitura para viteve 90, gradualisht janë plotësuar dhe ripunuar, duke iu përgjigjur më mirë kohës. Mirepo kohët ndryshojnë, ndryshon edhe situata epidemiologjike, probleme të reja lindin si në fushën e parandalimit por edhe të kujdesit medico-social. Fillimisht procedurat dhe aktivitetet për parandalimin dhe Luftën Kundër HIV/AIDS janë zhvilluar në mbështetje të udhëzimeve të lëshuara nga Ministria së Shëndetësisë, të cilat gradualisht morrën përmasat e akteve ligjore dhe nën ligjore. Ligji "Për parandalimin e përhapjes së infeksionit HIV/AIDS në Republikën e Shqipërisë" është miratuar nga Kuvendi i shqipërisë në vitin 2000.
Zbatimi i tij në praktikë si dhe përvoja e këtyre viteve kanë sjellë si domosdoshmëri rishikimin e këtij ligji pasi lufta kundër infeksionit HIV/AIDS për evidentimin dhe parandalimin e tij po merr përmasa të reja nga dita në ditë. Gjithashtu ndikimi i faktorëve ndërkombëtarë është një motiv tjetër që sugjeron rishikimin e këtij ligji.
Aktualisht Shqipëria, vend me prevalencë (0.1%) të ulët të infeksionit HIV/AIDS, numërohen mbi 250 raste, ndër të cilët rreth 16 janë fëmijë. Deri tani numri i vdekjeve nga AIDS shkon në 54 raste. Të dhënat e MSH tregojnë për një tendencë në rritje në 2- 3 vitet e fundit të të prekurve nga SIDA, nga e cila grupmosha më e prekur është ajo e 25- 45 vjeç.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 07 Maj 2008 |