Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministrja Godo takim pune me z. Manuel Montabbio, Ambasador i Spanjës

Godo: Së shpejti marrëveshje bashkëpunimi me spitalet spanjolle

Shëndeti i nënës dhe fëmijës, prioritet i MSH - së

Ambasadori spanjoll: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me MSH

Sot, Ministrja e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë znj. Anila Godo, zhvilloi një takim pune me, z. Manuel Montabbio, ambasador i Spanjës në vendin tonë.

Ministrja Godo, u njoh nga afër me projektin, synimet dhe kahët e zhvillimit të këtij bashkëpunimi që pritet të avancojë dhe të modernizojë sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Z. Manuel Montabbio, theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mjeksisë midis dy vendeve ku veçanërisht ky bashkëpunim konsiston në eksperincën shumë të mirë në fushën e shëndetit për nënën dhe fëmijën.

Ministrja Godo, falenderoi në emër të MSH - së ambasadorin spanjoll për bashkëpunimin dhe ndihmën e Spanjës, duke theksuar historinë e gjatë të këtij bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.

Ministrja Godo, propozoi lidhjen e një marrëveshje bashkëpunimi midis Ministrive të Shëndetësisë të dy vendeve si një hap drejt institucionalizimit dhe formalizimit të bashkëpunimit të deritanishëm, në shërbim të pacientit shqiptar.

Zoti Ambasador, shprehu mbështetjen e tij dhe besimin se kërkesa për bashkëpunin mes dy vendeve do të ketë një reagim pozitiv nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë.

Ministrja Godo, falenderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe vizitën duke i bërë z. Ambasador një ftesë për homologun e tij spanjoll për një vizitë në Tiranë.

 

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 07 Gusht 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara