| Ndoka: Arritje efektive nė menaxhimin dhe mirėmbajtjen e pajisjeve mjekėsore
Pėrfundon projekti i pėrbashkėt me Swedish Health Care
Ceremonia e pėrfundimit me sukses tė projektit u zhvillua nė ambjentet e MSH
Përfundimi i projekti tre vjeçar “Fuqizimi i sistemit të menaxhimit dhe të mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore”, i financuar nga Agjensia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), u mbyll sot përmes një ceremonie të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Swedish Health Care.
“Projekti i përbashkët me partnerët suedezë shënoi arritje të rëndësishme, të cilat nisën me hartimin e Politikës Kombëtare për Manexhimin e Pajisjeve Mjekësore në Shqipëri, diplomimin e 22 inxhinierëve klinikë shqiptarë, funksionimi i njësive të inxhinierisë klinike në spitale dhe paraqitja pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për miratim të një trainimi në nivel Master si pjesë e programeve mësimore të Fakultetit të Inxhinierisë”, vlerësoi Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, duke falenderuar ekspertët suedezë dhe ato shqiptarë për punën e kryer.
Kontributi i përbashkët i aktorëve të përfshirë në zbatimin e projektit u konsiderua nga ministri Ndoka, si shprehje e zbatimit të politikave të dikasterit të tij në fushën e menaxhimit të pajisjeve mjekësore në Shqipëri, të Strategjisë Afatgjatë të Zhvillimit të Sistemit Shëndetësor dhe Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit.
“Të gjitha aktivitetet e projektit kanë patur si qëllim rritjen e sigurisë së pacientëve, përdoruesve dhe palëve të treta si dhe rritjen e efiçencës së përdorimit të burimeve financiare njerëzore dhe materiale në fushën e teknologjisë mjekësore, bazuar edhe në modelet e përgjegjësitë që përshkruhen në Direktivat e Pajisjeve Mjekësore të Komunitetit Europian”, u shpreh Ralph Mono, përfaqësues i Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar, duke shtuar se edhe zbatimi i mëtejshëm i dokumentit “Politika Kombëtare për Manexhimin e Pajisjeve” do të ketë arritje efektive.
Objektivi i këtij projekti, i promovuar disa muaj më parë, ka si objektiv kryesor menaxhimin më të mirë të pajiseve mjekësore dhe shtimin e profesionistëve në fushën e Inxhinierisë Klinike për rritjen e sigurisë dhe efikasitetit gjatë përdorimit të aparaturave. "Ky dokument për pajisjet mjekësore, i hartuar në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Sistemit Shëndetësor shqiptar, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, të nënshkruar nga Qeveria shqiptare, synon rritjen e sigurisë së pacientëve dhe rritjen e efiçencës së përdorimit të burimeve financiare, njerëzore dhe materiale në fushën e teknologjisë mjekësore në përgjithësi dhe të pajisjeve mjekësore në veçanti, nëpërmjet ngritjes së strukturave përkatëse në nivel qendror dhe lokal ”, tha Ndoka, duke vënë në dukje se, shtimi i profesionistëve të inxhinierisë klinike është imediat.
Dokumenti në fushën e teknologjisë është punuar në seminare nga drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësues të 42 spitaleve në vend dhe nga specialistët e inxhinierisë klinike.
Tirane, me 08 Janar 2008 |