Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ndoka: Rishikim total të rimbursimit të barnave  

  • Ministri ka kërkuar rishikimin dhe liberalizimin e listës së rimbursimit për tu ardhur në ndihmë të pacientëve në nevojë
 
  • Gjatë vitit 2007 buxheti shtetëror i Ministrisë për barna është 1 miliard lekë dhe 400 milionë lekë për citostatikët. E krahasuar me vitin 2005 rritja e buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë për barna është 210%.
 

Nën drejtimin e Ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka, sot u zhvillua mbledhja e Komisionit të Hartimit dhe Rishikimit të Listës së Barnave që Rimbursohen”. Në këtë takim, Ministri Ndoka parashtroi kërkesën e tij për një rishikim të plotë të listës së rimbursuar të barnave, për të hequr prej saj barnat formale dhe për të shtuar listën me një gamë më të gjerë barnash.

Ministri në fjalën e tij theksoi se “jam i ndërgjegjshëm për mundësitë financiare që lejon buxheti i shtetit, por gjithashtu jam i ndërgjegjshëm për nevojën e madhe dhe emergjente që qytetarët, sidomos ata me sëmundje kronike, të kenë mundësi reale për të përfituar nga barnat e rimbursuara”. Ministri tha se  “Shqipëria nuk është një vend i pasur për të krijuar kushte ideale për të gjithë qytetarët në nevojë, por ne gjithësesi nuk mund të mbyllim sytë përpara kërkesave të qytetarëve për barna cilësor mjekimi. Jeta e qytetarit është mbi të gjitha, ndaj edhe ne duhet të bëjmë gjithcka që na lejojnë hapësirat administrative dhe financiare të ofrojmë një listë barnash reale dhe mbështetëse për pacientët”.

Nisur nga ky kontekst, Ministri Ndoka shprehu vullnetin politik dhe vendimmarrës që në kuader të rishikimit dhe hartimit te listes se barnave qe rimbursohen per vitin 2008, te shfrytezohen ne menyren me te mire te gjitha kapacitetet ekonomike dhe profesionale, për hartimin e kësaj liste, me qellimin e sigurimit te nje mbulese me barna  sa me te sigurta dhe me nje game sa me te gjere”. 

Në përfundim Komisioni ngriti një grup pune, i cili brenda pak ditësh, në konsultime me të gjitha kerkesat e paraqitura gjate vitit 2007 nga te semuret dhe propozimet e klinikave te QSUT, të bëjë vleresimin konkret për rishikimin dhe zgjerimin e listës.

Furnizimi i rregullt dhe me barna cilësore është një prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë. Duke qenë një përgjegjësi që ka të bëjë direkt me shëndetin e qytetarëve, Ministria ka rritur cdo vit buxhetin e saj për barna. Gjatë vitit 2007 buxheti shtetëror i Ministrisë për barna është 1 miliard lekë dhe 400 milionë lekë për citostatikët. E krahasuar me vitin 2005 rritja e buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë për barna është 210%. 


Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 08 Shkurt 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara