Ministria e Shëndetësisë: Gati reforma e thellë e sistemit shëndetësor
MSH: Dy ligjet bazë, ai i Kujdesit Shëndetësor dhe i Financimit Shëndetësor kalojnë për miratim në qeveri
Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar dhe miratuar “Strategjinë e Zhvillimit të Sistemit Shëndetësor”. Hartimi dhe miratimi i një strategjie të tillë afatgjatë jep një vizion të qartë në lidhje me zhvillimin e sektorit shëndetësor dhe të hapave konkrete të cilat do të ndiqen në kuadrin e reformës që po zhvillohet brënda këtij sektori.
Në mënyrë të natyrshme, një nga mbështetësit kryesor të reformës dhe implementimit të kësaj startegjie mbetet kuadri ligjor për sektorin i cili pavarësisht se në dekadën e fundit ka njohur zhvillim dhe përmirësime të dukshme, përsëri ai ka nevojë te përmirësohet duke ecur me zhvillimet në sektorin shëndetësor.
Ligji Nr. 3766, datë 17.12.1963 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” është një ligj i hershëm dhe i magët për kohën.
Ky ligj ka pësuar ndryshime të herë pas hershme me dekretin nr.4875 datë 23.09.1971 dhe ligjin Nr.6727 datë 29.01.1983.
Një ndryshim kryesor, ky ligj e ka pësuar me anë të ligjeve nr. 7718 datë 3.6.1993 dhe nr. 7738, datë 21.07.1993 “Për një ndryshim në ligjin nr.3766 datë 17.12.1963 “Për kujdesin shëndetësor” duke ndryshuar kështu në mënyrë konceptuale parashikimin e ligjit bazë që ndihma mjekësore e shtetit jepet falas e duke përcaktuar se një numër shërbimesh mjekësore do të ofroheshin kundrejt pagesës.
Nga pikëpamja teknike, pavarësisht se ky ligj bazë, në kohë të ndryshme ka pësuar ndryshime të vazhdueshme, ai përsëri tashmë paraqitet i vjetëruar, si në formë ashtu dhe në përmbajtje dhe nuk i përgjigjet aspak jo vetëm ndryshimeve që kërkon reforma e cila po thellohet brënda sektorit por edhe vetë situatës aktuale brënda tij. Gjithashtu, pak nene të mbetura ende në fuqi prej këtij ligji, nuk mundet të përfaqësojnë më një kuadër ligjor, aq më pak modern, për kujdesin shëndetësor në Shqipëri, ndaj edhe propozimi për hartimin e një ligji të ri “Për kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” paraqitet si një detyrim.
Për më tepër, përgatitja e këtij ligji është një domosdoshmëri dhe për arsyen e procesit të stabilizim asocimit në të cilën vendi ynë ndodhet e ashtu si gjithë fushat e tjera dhe sektori i shëndetësisë ka detyrimin e zbatimit të disa direktivave si dhe të përafroj legjislacionin me atë të Këshillit të Europës.
Nga ana tjetër, ka një disbalancim në këtë drejtim ku kuadri ligjor dhe nënligjor shëndetësor në disa fusha të ndryshme specifike është përmirësuar ndërsa në fusha të tjera ka nevojë për përmirësim.
Kështu në fusha specifike brënda tij si ajo e shëndetit publik, higjenës, epidemiologjisë, ispektoriatit përkatës, shëndetit mendor, shëndetit riprodhues, farmaceutikës, shëndetit oral, etj, legjislacioni dhe kuadri nënligjor është përgatitur rishtazi dhe është bashkëkohor ndërsa në fusha të tjera mbetet shumë për tu përmirësuar.
Një situatë e tillë, së bashku me përpjekjet e Ministrisë së Shëdetësisë për të krijuar dhe përmirësuar legjislacionin në fushën e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor së bashku me legjislacionin për financimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, kthejnë në një detyrim imperativ përgatitjen dhe propozimin e këtij ligji të ri kuadër i cili do të ketë ndër të tjera si qëllim konsolidimin, integralizimin dhe përputhshmërinë e të gjithë kësaj mase legjislacioni egzistues dhe të ardhshëm në sektor dhe në mënyrë të vecantë ai do të shërbejë si referencë për përmirësimin e legjislacionit në fusha të vecanta të mjekësisë.
Në lidhje me përmbajtjen dhe drejtimet e projekt-ligjit “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”
Projekt-ligji “Për Kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” është i kompozuar nga gjithësej 15 kapituj dhe 52 nene të organizuara sipas drejtimeve kryesore dhe qëllimit e të fushës së rregullimeve përkatëse.
Në të parashikohen dispozita të përgjithshme të ligjit, ku jepet qëllimi i ligjit në zbatim të së drejtës kushtetuese të shtetasve vendas dhe të huaj në Republikën e Shqipërisë për mbrojtjen e shëndetit dhe për kujdes shëndetësor, fusha e veprimit të sektorit të shëndetësisë, definicionet të cilat do të përmënden shpesh në tekstin e projekt ligjit si dhe parimet bazë si e drejta për kujdesë shëndetësor si e drejtë themelore e individit, eficienca dhe cilësia e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, transparenca dhe mbrojtja e shtresave e grupeve të varfëra prej cështjeve të lidhura me shëndetin.
Mjaft të rëndësishme janë parashikimet ku përcaktohen përgjegjësitë që kanë përkatësisht shteti dhe shtatasit si dhe të drejtat e tyre në raport me sistemin e ofrimit dhe përfitimit të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë.
Në të përcaktohen përgjegjësitë e Ministrit të Shëndetësisë, funksionet dhe fusha e veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë , detyrat e pushtetit vendor si dhe të drejtat e shtetasve per shërbim shëndetësor.
Këtu jepen dhe detyrimet e shtetasve gjë e cila përbën një deklarim të ri të papërfaqësuar ndonjëherë më parë shprehimisht në legjislacionin shqipëtar, duke dhënë përgjegjësitë e personave rezidente në Republikën e Shqipërisë për shëndetin e tyre dhe detyrimin e tyre për të kontribuar për zhvillimin e kushteve të shëndetshme të jetesës nëpërmjet bashkëfinancimit.
Në të jepet struktura dhe organizimi i sistemit shëndetësor si një sistem i integruar shërbimesh në nivelin e kujdesit parësor, të specializuar (outpatient) dhe spitalor, si dhe një sërë shërbimesh të tjera specifike si shërbimi i urgjencës, shëndeti publik, sektori farmaceutik, mjekësia e punës, mjekësia e sportit, mjekësia alternative, shëndeti mendor, shërbimi dentar, shërbimi optik, etj. si dhe përcakton mënyrën e krijimit dhe organizimit të institucioneve shëndetësore, si një rrjet i planifikuar i institucioneve publike, private apo formë tjetër pronësie, mbështetjen për përgatitjen e planit të rrjetit të institucioneve, të drejtën për themelimin e këtyre institucioneve si dhe në cilat fusha të shëndetësisë ndalohet ushtrimi i aktivitetit privat.
Gjithashtu, përcaktohet mënyra e drejtimit të institucioneve shëndetësore publike dhe private, si dhe është futur koncepti i mbikqyrjes si një detyrim për cdo institucion shëndetësor, duke përcaktuar mënyrën e mbikqyrjes e cila do të jetë e brëndëshme nga vet drejtuesit e institucioneve si dhe e jashtme nga Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, mënyra e organizimit dhe funksionimit të të cilit është parashikuar të përcaktohen me ligj të vecantë.
Gjithashtu ligjërisht parashikohet përcaktimi, miratimi dhe zbatimi i standarteve për shërbimet e vecanta të kujdesit shëndetësor si dhe ato që duhet të përmbushin institucionet për infrastrukturën ndërtimore, paisjet mjekësore dhe burimet njerëzore.
Duke parashikuar dhe procesn e akreditimit të institucioneve prej Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit, rregjistrimin e punonjësve të shëndetësisë, si dhe licensimi i institucioneve dhe punonjësve të shëndetësisë si një detyrim i cili iu jep të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë mjekësore.
Kjo përbën praktikisht dicka krejt të re për legjislacionin dhe në përgjithësi për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë. Ai trajton konceptin e akreditimit i cili synon të përmirësojë performancën e dhënësve të kujdesit shëndetësor. Në të qartësohet se akreditimi është një proces i vazhdueshëm vlerësimi në mënyrë periodike me qëllim ruajtjen e standardeve të larta në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ku është parashikuar njëkohësisht edhe detyrimi i Ministrisë së Shëndetësisë për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi të përshtatshëm kombëtar për të realizuar akreditimin.
Procesit të licensimit, i jepet një kuptim i ri. Aktualisht legjislacioni në fuqi parashikon licencimin e aktiviteteve shëndetësore private në sistemin shëndetësor ndërsa koncepti i licensimit i dhënë në këtë ligj e shtrin fushën e veprimit të tij në tërë sistemin si për dhënësit private ashtu edhe ata publike të shërbimeve shëndetësore duke siguruar nga ana tjetër në këtë mënyrë edhe trajtimin në mënyrë të barabarta të tyre para këtij ligji. Gjithashtu përcakton edhe disa detyrime kryesore të paleve në procesin e licensimit si dhe detyrimin e Këshillit të Ministrave për të përcaktuar të gjithë kriteret, rregullat dhe procedurat e nevojshme për licencimin si dhe përfshirjen e urdhërave të profesionistëve në raport me sistemin për të siguruar ofrimin e shërbimeve mjekësore në mënyrë etike nga profesionistët shëndetësorë dhe për të ndihmuar shtetin në përmirësimin e cilësisë dhe standardeve të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Gjithashtu në këtë ligj parashikohen kushtet dhe procedurat për zbatimin e kujdesit shëndetësor. Në të parashikohet dhe rikonfirmohet një nga liritë e shtetasve, liria për të zgjedhur prej tyre në mënyrë individuale dhënësin e tyre të shërbimeve shëndetësore duke e vendos pacientin shqiptar në pozita të barabarta në raport me të drejtat e tij për kujdesit shëndetësor sikurse cdo shtetas i Evropës.
Gjithashtu, ngarkon Ministrinë e Shëndetësisë të përcaktoj mënyrën e funksionimit të sistemit të referimit në plotësim të nevojave të popullatës për shërbime mjekësore më të specializuara.
Rëndësi e vacantë i jepet përcaktimit të politikave shëndetësore për planifikimin dhe financimin e shërbimit shëndetësor. Në të përcaktohet përgjegjësia e Ministrisë së Shëndertësisë për hartimin e strategjive afat mesme e afat gjata, planeve të veprimit , vlerësimit të kostove dhe burimeve financiare e njerëzore.
Gjithashtu përcaktohet mënyra e financimit të shërbimeve shëndetësore e cila rregullohet me ligj të vecantë.
Ligji i financimit të shërbimeve shëndetësore tashmë ka përfunduar dhe të dy këta ligje si mjaft të rëndësishëm dhe që plotësojnë njeri tjetrin , do të paraqiten së bashku për të kaluar procesin e miratimit.
Ligji trajton një problem mjaft të rëndësishëm për sistemin shëndetësor pa të cilin nuk mund të bëhet vlerësimi i shërbimit shëndetësor. Ai i detyron dhënësit e shërbimeve shëndetësore, si publik dhe privat të japin informacion shëndetësor.
Njëkohësisht në të përcaktohet edhe detyrimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të ngritur dhe mbajtur një sistem informacioni të unifikuar për gjendjen shëndetësore të popullatës, përpunimin e të dhënave dhe vënien në shërbim të ofruesve të shërbimeve dhe popullatës, për të bërë parashikime lidhur me shërbimet shëndetësore, të cilat do të shërbejnë si bazë në marrjen e vendimeve, hartimin dhe më pas zbatimin e politikave shëndetësore.
Në këtë ligj është parashikuar një element i ri dhe mjaft i rëndësishëm, ai i edukimit në vazhdim, i cili do të shërbejë në vlerësimin e punonjësve të shëndetësisë për t’u dhënë lejen për vazhdimin e ushtrimit të profesionit nëpërmjet procesit të licensimin dhe rilicensimin të tyre, në mënyrë që dijet e tyre të mos ngelen në të njëjtin nivel si dhe ngarkon Ministrinë e Shëndetësisë për ngritjen e një sistemi të edukimit në vazhdim të punonjësve të shëndetësisë si dhe përgatitjen e planit afat mesëm për specializimet në fushën e shëndetësisë.
Në ligj janë parashikuar dhe mënyra e ofrimit të ndihmës mjekësore për shtetas të huaj që janë në Shqipëri si dhe masat që merren në rast të një gjendje shëndetësore të jashtëzakonshme.
Po ashtu janë parashikuar dispozitat ndëshkimore ku përcaktohet masat që ndërmerren në rast të moszbatimit të neneve të këtij ligji, dispozitat kalimtare të cilat ngarkojnë Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Shëndetësisë që brënda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të miratoj aktet nënligjore në zbatim të tij.
Ky ligj, i formatuar si ligj normativ, u përgatitit me asistencë të ekspertëve të Bankës Botërore, duke iu referuar disa ligjeve të vendeve të ndryshme duke i përshtatur me kushtet dhe fazën në të cilën po kalon vendi ynë.
Gjithashtu, në hartimin e tij, janë mbajtur parasysh gjithë Direktivat e Këshillit të Europës në fushën e shëndetësisë si dhe Karta Europiane e të Drejtave të Pacientit.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 08 Prill 2008 |