Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministrja e Shëndetësisë, znj. Anila Godo, mbledh drejtoritë e shëndetit publik

Prioritet: Konsolidimi i kopetencave në nivel rajonal.

Ministrja e Shëndetësisë, znj.Anila Godo mblodhi sot drejtorët e drejtorive të shëndetit publik ( ISKSH, ISHP, etj). Ministrja Godo theksoi se, shëndeti publik është një nga problemet më të rëndësishme të sistemit tonë shëndetësor. Qëllimi i këtij takimi ishte, analiza e funksionimit të drejtorive të shëndetit publik, në shkallë rajonale. Kjo është një nga reformat e rëndësishme të sistemit tonë shëndetësor. Politikat shëndetësore rrisin nivelet dhe Instituti i shëndetit publik, drejtoria e shëndetit publik, janë përcuesit kryesorë të politikave shëndetësore“ – u shpreh Ministrja e Shëndetësisë, znj.Godo.

Takimi i sotëm eshtë në vazhim të një reforme të nisur, bazuar në urdhrin e dalë më vitin 2007, por jo të realizuar në shumicën e pikave të tij. Ky urdhër është, “ Per shkrirjen e Drejtorise se Shendetit Publik  dhe Drejtorise se Kujdesit Shendetesor Paresor  ne rrethe ne nivel prefekture” me të tëra mangesitë apo jo të zbatimit të tij, u prezantua sot nga Drejtori i Shendetit Publik në ministrinë e Shëndetësië, z. Gazmend Bejtja. Në prezantimin e tij ai vuri theksin mbi strukturën e Drejtorive të shëndetit public dhe në rregullorëen e cila vë theksin “Në organizimin dhe funksionimin e Drejtorise se Shendetit Publik te Qarkut”.

Objekti i kësaj platforme, është: Organizimi, funksionimi dhe monitorimi i sherbimit shendetesor qe i ofrohet popullates ne njesine administrative ku ushtron aktivitetin. Drejtoria e SHëndetit Publik të Qarkut, eshte institucion publik buxhetor, profilaktik-kurativ, ne varesi te Ministrise se Shendetesise. Gjithashtu, Siguron cilesine e sherbimeve dhe respektimin e normave dhe standardeve te vendosura nga Ministria e Shendetesise. Kalimi i këtyre DSHP-ve në nivel rajonal bëhet për këto arsye:

- Struktura administrative dhe territoriale e Republikes se Shqiperise.

- Levizjet demografike

- Infrastruktura ne permiresim

- Rikonfigurimi i hartes sanitare

- Eficiencë në përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore.             Situata aktuale në këtë prezantim , tregon një Bashkë-ekzistencë jo eficente të Drejtorisë së SHëndetit Publik te Qqarkut me Drejtoritë e SHëndetit Publik te rretheve. Kontrolli i standardeve në kujdesin spitalor vazhdon të jetë një funksion i papermbushur dhe është e ndjeshme Mungesa e një Inspektorati Shendetesor e jo thjesht sanitar. Në këtë situatë vihet re edhe se, roli i organeve të qeverisjes vendore është fuqizuar, por jo sa duhet. Vazhdon  një moskuptim i pergjegjesive në raportet DSHPQ / DRSKSH. Gjithashtu, ende mungojnë mekanizma rregullatore për mbështetjen e DSHPQ në funksionin e saj: standardet e institucioneve, akreditimi, protokolle, etj.). Zbatimi me rigorozitet i këtij urdhëri, do të sjellë:  Rajonalizim . Drejtoritë e SHëndetit Publik të Qarkut do të jenë përgjegjëse për monitorimin dhe sigurimin e standardeve, cilësisë dhe aksesit në të gjitha nivelet, në sektorin publik dhe privat. Indikatoret e shendetit dhe jo te sëmundjes.

Funksionet bazë të shëndetit publik.

Gjithashtu, në prezantimin e drejtorit të shëndetit public, z.Bejtja u vu në dukje dhe rruga se si po ecet. Ndër pikat kryesore ishin Disa funksione te DSHPQ, rajonale, si: Informacioni, supervizimi mbështetës, Rol në rritje i pushtetit vendor, Përfshirja e sherbimit spitalor ne skemën e sigurimit shëndetësor, Rishikim i funksioneve te shendetit public, Standardet ne fazen perfundimtare, Protokollet klinike në. pergatitje dhe Kompetencat e Inspektoratit Sanitar të cilat janë në rishikim.

Në këtë takim u lancua edhe : “Supervizimi Mbështetës në Kujdesin Shëndetësor Parësor”, nga dr. Erol Como, i cili ka për detyrë të t’i vijë në ndihmë sistemit shëndetësor parësor. Ndërsa drejtori i shëndetit public të Tiranës, z. Alban Ylli, në prezantimin e tij, theksin e vuri mbi : Reformën financiare në shërbimin e kujdesit parësor dhe programet e parandalimit.


 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 08 Tetor 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara