MSH: MIRATOHET LIGJI I PARE NE FUSHEN TEKNOLOGJIKE TE PAJISJEVE MJEKESORE
Ligji i “Për pajisjet mjekësore në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar nga qeveria, do të mundësojë ruajtjen e pajisjeve, përmirësimin e nivelit të mbrojtjes të sigurisë dhe shëndetit të pacientëve, përdoruesve e palëve të treta.
Ministrisa e Shëndetësisë bën me dije se ky ligj i hartuar në zbatim të nenit 16, ligjit “Për ratifikimin e Marrëveshjes së stabilizim Asocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane dhe Shteteve të tyre anëtare”, përshkruan detyrat, përgjegjësitë e nivelet e bashkëpunimit dhe rakordimit të autoriteteve kompetente në Shqipëri ne fushën e pajisjeve mjekësore, me prodhuesit dhe përdoruesit nga njëra anë dhe nga ana tjetër me komisionin Europian, Autoritetet Kompetente të shteteve të zonës Ekonomike Europiane.
Ky projekt ligj përcakton fazën e parë të përafrimit të legjislacionit shqiptarë me direktivat për pajisjet mjekësore, siç parashikohet në Planin Kombëtarë të përafrimit të legjislacionit vendas me atë të BE-së dhe të zbatimit të MSA-së.
Ministria e Shëndetësisë është institucioni i vetëm përgjegjës për përgatitjen e ligjit “Për pajisjet mjekësore në Republikën e Shqipërisë”, i parë i hartuar në fushën teknologjike të pajisjeve mjekësore.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 09 Prill 2008 |