Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ndoka firmos Memorandum Bashkëpunimi me qeverinë Austriake 

Ndoka – Kranzl: Bashkëpunim në fushën e kujdesit shëndetësor, kualifikim personeli dhe pajisjet mjeksore të spitalit universitar të Pneumonisë  
 
 

Ministri i Shëndetësisë z. Ndoka dhe znj. Christa Kranzl, Sekretare  Shteti e Ministrisë së Transportit, Inovacionit dhe Teknologjisë së Austrisë, firmosën sot, në ambjentet e hotel Sheraton,Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë Federale të Transportit, Inovacionit dhe Teknologjisë të Republikës së Austrisë, për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë. 

Në fjalën e tij z. Ndoka, theksoi se ky memorandum i inkluduar në marrëveshjen e gjerë ekonomike midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë Federale të Austrisë, është mjaft i rëndësishëm për ne, mbasi zyrtarizon një bashkëpunim, i cili  ka kohë që ka filluar dhe nëpërmjet kësaj marrëveshje do të forcohet  më tej duke synuar modernizimin dhe forcimin e kapaciteteve ekzistuese të sistemit shëndetësor shqiptar. 

Një nga prioritetet e Strategjisë tonë të Sistemit Shëndetësor është përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimeve mjeksore, vijoi Ndoka. 

“Fushat në të cilat do të shtrihet ky bashkëpunim përputhen plotësisht me këtë strategji, pasi do të bashkëpunohet në drejtim të përmirësimit të infrastructures, rinovimit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore, duke paraprirë si projekt i parë, pajisjen me aparatura mjekësore bashkëkohore, të Spitalit Universitar të Pneumologjisë, projekt që do të pasohet me të tjerë, në gjithë fushat e mjeksisë”, shtoi ministri. 

Memorandumi është parashikuar në forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, si atyre teknike dhe menaxheriale, aq të domosdoshëm për garantimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve, studime në sektorin e shëndetësisë, pasuar me përgatitjen e planeve të zhvillimit . 
 

Në këtë fazë të reformimit të sistemit shëndetësor, kur kërkohet një ndryshim i mekanizmave të funksionimit të tij e sidomos atij financiar, e konsiderojmë mjaft të rëndësishëm, përfshirjen në këtë Memorandum të Bashkëpunimit në fushën e sigurimeve të kujdesit shëndetësor. 

Unë siguroj, u shpreh Ndoka, Ministrinë Federale të Austrisë për Transport, Inovacion dhe Teknologji si dhe koordinatorin e projektit nga pala Austriake, për angazhimin e stafit të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe gjithë punonjësve të shëndetësisë, për seriozitetin dhe  bashkëpunimin e ngushtë që do të ofrojnë për implementimin me sukses të këtij memorandumi. 

Në mbyllje të fjalës së tij, ministri Ndoka falenderoi Zj. Kranz dhe Qeverinë Austriake për ndihmën që po ofrojnë për modernizimin e mjekësisë shqiptare.

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 09 Qershor 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara