|
Ministrja e Shëndetësisë, znj. Anila Godo, takon Ambasadoren e konfederatës Zviceriane znj. Yvana Enzler..
Ministrja e shëndetësisë, znj.Godo, takoi sot Ambasadoren e Konfederatës Zvicerane, znj. Yvana Enzler të shoqëruar nga shefi i kooperacionit Zviceran, Z.Daniel Zust.
Bashkëpunimi i Ministrisë së Shëndetësisë me Qeverinë e Konfederatës së Zvicrës eshtë realizuar nëpërmjet Agjensisë Zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim. Në këtë takim u fol për bashkëpunimin intensiv midis dy vendeve në fushën e shëndetësisë si edhe për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi. Aktualisht Shqipëria dhe Zvicra po bashkëpunojnë në : 1. „Projektin për zhvillimin profesional të punonjësve të shëndetësisë“(edukimi në vazhdim). Ky është një projekt 9 vjecar, i ndarë në tre faza (3+3+2). Është duke u punuar për fazën e parë, me një financim në formë granti prej 1.730.000 franga zviceriane, e cila ka dy komponentë:
-ngritjen e Qëndrës për edukim në vazhdim të punonjësve të shëndetësisë. Kjo është miratuar nga VKM dhe është përcaktuar godina ku po punohet për rekrutimin e stafit. Gjithashtu komponenti tjetër është ai i ngritjes së sistemit për trainimin, certifikimin dhe akreditimin e personelit mjekësor.
Faza e dytë konsiston në dhënien e grantit prej 500.000 franga për survejancën Demografike të shëndetësisë. Ky është një projekt i përbashkët më USAID, UNFPA dhe UNICEF, studim i cili synon të mbledhë të dhëna të krahasueshme me vendet e tjera. Gjithashtu në këtë takim, Ministrja e Shëndetësisë, znj.Godo falenderoi Ambasadoren Zviceriane për bashkëpunimin që u arrit në përgatitjen e menaxherëve spitalorë, në metodat e reja të ekzaminimit dhe trajtimit mjekësor si edhe kurse trajnuese kualifikuese për infermierë dhe kryeinfermierë.
Gjatë këtyre viteve të dy vendet kanë bashkëpunuar në projekte si; Rikonstruktimi dhe paisja e Spitalit rajonal të Lezhes nëpërmjet kryqit të kuq Zviceran.
Rikonstruksioni dhe ristrukturimi i Ish/ spitalit Distrofin në Qëndër të Mirrërritjes, zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve. Ndërtimi i dhjetë qëndrave shëndetësore. Paisja me aparaturë mjekësore e shërbimit të kirurgjisë në spitalin e Shkodrës. Projekti 10vjecar për trainimin e infermierëve ne shkolën: „Buon Secur“ dhe është parashikuar se cfarë u arrit nëpërmjet tij, të përfshihet në projektin e edukimit në vazhdim.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 09 Tetor 2008 |