Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të mos bllokojnë linjën falas të urgjencës
MSH: Numri 127, telefono për urgjenca mjeksore
Ministria e Shëndetësisë, në përpjekjet e saj për t`iu ardhur sa më shpejt në ndihmë qytetarëve publikon edhe njëherë numrin telefonik 127 të Urgjencës së Tiranës.
Cdo qytetar që ka nevojë për një kujdes të shpejtë mjeksor, që kërkon ndihmë mjeksore ose që dëshiroj tju vijnë në ndihmë personave të tjerë në nevojë për kujdes emergjent shëndetësor, mund të telefonojë falas në numrin 127.
Ekipi i mjekëve do të jetë në cdo kohë në shërbim të qytetarëve, për asistencë dhe trajtim kudo që ata banojnë. Numri i urgjencës 127 do të publikohet në vende të dukshme publike dhe në media, për të qenë i njohur nga të gjithë qytetarët.
Njëkohësisht cdo spital dhe drejtori e shëndetit publik është urdhëruar të publikojë në vende publike numrat e urgjencave të spitaleve rajonale e lokale.
Ministria e Shëndetësisë përfiton nga rasti për ti bërë thirrje të gjithë qytetarëve që për shkak të rëndësisë që ka urgjenca shëndetësore, të mos bllokojnë linjën dhe thirrjet në numrin 127, pasi probleme të tilla mund të kenë pasoja negative për shëndetin e pacientëve në nevojë emergjente.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 10 Mars 2008 |