Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministri Ndoka dhe ambasadori i SHBA Withers inagurojnë ambjentet e reja të maternitetit “ Mbretëresha Geraldinë” 

Ndoka: Të vendosur të reformojmë sistemin shëndetësor 

Ndoka theksoi se, SHBA është përkrahje dhe mbështetje për Shqipërinë dhe se kujdesi për shëndetin e Nënës e Fëmijës është prioritet Qeverisë Shqiptare

Ministri i Shëndetësisë z. Ndoka dhe ambasadori ameritan Withers morën sot pjesë në inagurimin e rikonstruksionit të ambjenteve të maternitetit “ Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë. E pranishme në ceremoni ishte edhe znj. Liri Berisha. 
 

Ceremonia e sotme e përurimit të këtyre ambienteve të rikonstruktuara bëhet në një datë të shënuar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, pasi një vit më parë këtë maternitet e vizitoi Zonja Laura Bush.  

“Në ambientet e këtij institucioni të rëndësishëm të shëndetësisë shqiptare ne biseduam së bashku për sistemin tonë shëndetësor, për reformat që kemi ndërmarrë ne si Ministri Shëndetësie dhe në veçanti për projektin tonë për të rritur cilësinë e shërbimeve për nënat, fëmijët dhe qytetarët tanë në përgjithësi, u shpreh ministri Ndoka në fjalën e tij përshëndetëse. 

Ministria e Shëndetësisë, në përpjekjet e saj për rritjen e standarteve të shërbimit shëndetësor që ofron për qytetarët, nuk mund të harrojë fjalët e ngrohta dhe porositë e çmuara të zonjës Laura Bush. Ato na kanë shërbyer gjatë gjithë punës tonë, për të ndërtuar një sistem shëndetësor më human, më cilësor, më të aftë për t’u shërbyer qytetarëve në nevojë”  

“Kujdesi për shëndetin e Nënës dhe të Fëmijës është një prioritet madhor i Qeverisë Shqiptare dhe ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që standartet e shërbimit jo vetëm në këtë maternitet, që është nga institucionet tona shëndetësore më të mira, por në të gjithë vendin të përmirësohen rrënjësisht”, vijoi Ndoka.  

“Në këtë ditë të shënuar të njëvjetorit të vizitës historike të Presidentit Bush dhe të Zonjës Laura Bush në Tiranë, unë dua të shpreh vlerësimin tim për miqësinë e thellë dhe marrdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve tona dhe të shpreh mirënjohjen time për ndihmën e paçmuar që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë në ndërtimin e shtetit demokratik dhe në konsolidimin e institucioneve demokratike”. 

Ne e kemi ndjerë dhe e ndjejmë çdo ditë përkrahjen e paçmuar të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë. Në momentet tona më kritike kjo mbështetje ka qenë jetike dhe na ka ndihmuar të përballojmë me sukses vështirësitë e tranzicionit politik. 

“Gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti Bush bëri dy premtime të mëdha për Shqiptarët: premtoi Pavarësinë e Kosovës dhe garantoi mbështetjen e Shqipërisë për marrjen e ftesës për antarësim në NATO. Tashmë të dy këto premtime me rëndësi historike për shqiptarët janë realizuar”, theksoi ministri Ndoka. 
 

Në fund të fjalës së tij, ministri Ndoka falenderoi znj. Berisha për vëmëndjen dhe mbështetjen e saj si dhe i shprehu mirënjohjen Zotit Ambasador duke e garantuar se “shqiptarët do t’ ju jenë përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara”.

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 10 Qershor 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara