Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, takim me drejtorët e Shëndetit Publik dhe të Spitaleve Rajonale  

Ndoka: Kemi mbështetjen e qeverisë për të ngritur Spitalin e ri Alternativ dhe Universitar në Tiranë 

Privazitimi i shërbimeve ndihmëse, rruga më e mirë e garantimit të standardeve të cilësisë 

Ndoka: Kemi arrit rritjen e transparencës së lincensimit, liberalizimin e trajtimit të barnave, miratimin e standardeve për spitalet private, standardet e reja për dhurimin e gjakur deri tek zgjerimi i listës së barnave të rimbursueshme

 

Ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, në mbyllje të 6 mujorit të parë të vitit 2008, zhvilloi një takim me syninim e analizës së punës dhe të diskutimit mbi problematikën aktuale në sistemin shëndetësor, me drejtorët e Shëndetit Publik dhe të Spitaleve Rajonale të të gjitha rretheve të vendit.  

Gjatë fjalës së tij, ministri Ndoka falenderoi të gjithë drejtuesit dhe stafin e tyre mjeksor për gadishmërinë, përkushtimin dhe humanizmin por njëkohësisht, ju bëri thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm me pushtetin vendor, drejtoritë e mjedisit, të emergjencave civile, të arsimit, të ujësjellësave për një koordinin të mirë për shmangien e problemeve shëndetësore të qytetarëve. Më shumë bashkëpunin Ndoka kërkoi edhe ndërmjet institucioneve tona brenda sistemit dhe ato partnere apo pjesë të degëve të tjera të ekzekutivit.

Ministri theksoi se, “shëndetësia dhe sistemi shëndetësor po bëhen gjithnjë e më shumë tema më e nxehtë e politikës dhe e publikut. Partitë politike organizojnë konferenca shtypi dhe kuvendime për shëndetësinë, fatkeqësisht duke e përdorur atë si mjet të luftës politike. Nga ana tjetër, çdo mëngjes ekipe gazetarësh drejtohen për në institucionet shëndetësore për të kërkuar lajme, dhe ndonjëherë fatkeqësisht, për të shpikur lajme, pavarësisht kostos së lartë që kanë për publikun e gjerë. Në të dy, rastet mesazhi është i njëjtë: shëndeti është çështja më e rëndësishme për qytetarët. Ne paguajmë çmimin e cënimit të parakushteve të shëndetit: problemet e ushqimit, të banimit, të streseve psikologjike, mungesën e edukatës për kujdes e kontroll shëndetësor, emigrimin e pakontrolluar, etj, por kushtetuta na ngarkon me përgjegjësi të sigurojmë shërbim shëndetësor për çdo qytetar. Nëse në rastin e parë ne jemi të pafuqishëm të ndryshojmë rrethanat për të krijuar kushte ideale jetese, në rastin e dytë, të trajtimit mjeksor, ne kemi të gjitha mundësitë të jemi humanë, profesionistë dhe të saktë”.  

“Tashmë ndodhemi në një fazë të rëndësishme të reformave në sistemin shëndetësor. Ne kemi përfunduar dy ligjet më të rëndësishme të reformës, ligjin bazë të kujdesit shëndetësor dhe atë të financimit të kujdesit shëndetësor. Këto ligje kanë marrë mbështetje ndërkombëtare dhe tashmë pritet të kalojnë në qeveri dhe më pas parlament. Realizimi I tyre përbën suksesin më të madh dhe njëherësh hap rrugën e një revolucioni të thellë në shëndetësi, në mënyrën e organizimit, të menaxhimit, të trajtimit financiar dhe të raporteve midis personelit mjeksor dhe qytetarëve”. 

Qeveria vendosi të bëjë një rritje të ndjeshme të pagave për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor. Natyrisht që dëshira jonë është për rritje më të madhe, por midis shumë kërkesave shëndetësia u vlerësua si më prioritare dhe ne, bashkë me arsimin, ishim përfituesit kryesorë të rritjes. Kjo politikë, do të vijojë edhe në të ardhmen, sidomos me miratimin e ligjit bazë dhe atij të financimit të shërbimeve shëndetësore, të cilat do të krijojnë një sistem të ri vlerësimi e shpërblimi për aktivitetin mjekësor. 

MSH ka mbështetjen e plotë të qeverisë për të ngritur spitalin e ri alternativ dhe universitar në Tiranë. Me spitalin e ri shërbimet e kualifikuara shëndetësore do të zgjerohen, qytetarët do të kenë mundësi për më shumë kujdes, bie monopoli i një apo dy spitaleve të tjera dhe kjo sjell konkurencë më të madhe profesionale midis vetë mjekëve. Me investimet në spitalet e Durrësit, Korçës, Vlorës, Shkodrës etj, është rritur gjithashtu konkurenca brenda sistemit aktual dhe se mbi bazën e rezultateve të monitorimit, ministria do të bëjë edhe vlerësimin e nivelit të investimeve financiare. 

Gjithashtu, dua t`ju vë në dijeni se janë hartuar e miratuar një sërë vendimesh e projekt-ligjesh që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së shërbimit, zgjerimin e shërbimeve, rritjen e transparencës së lincensimit, liberalizimin e trajtimit të barnave, miratimin e standardeve për spitalet private, standardet e reja për dhurimin e gjakur deri tek zgjerimi i listës së barnave të rimbursueshme. Pas disa vitesh ndërprerje u realizuan konkureset për specializimet dhe shumë shpejt do të nisin përzgjedhjet për fazën e dytë të specializimeve. 

Ministri Ndoka, ju kërkoi të gjithë drejtuesve, vëmendjen maksimale dhe bashkëpunim të pandërprerë me specialistët e ISHP – së për eleminimin e problemeve të sezonit veror, si higjenës,  zjarreve, situatave emergjente, fluksit të emigrantëve e turistësh, shqetësimeve rreth cilësisë së ushqimeve, ujit, etj. Evidentimi i burimit duhet të shmanget përpara shpërthimit dhe kjo bëhet e mundur nëpërmjet sistemit të informacionit me ISHP-në, Drejtorinë Spitalore apo atë të Shëndetit Publik në MSH. 

Rastet e denoncimit për abuzime të mjekëve rriten çdo ditë e më shumë dhe ju rikujtoj se profesioni i mjekut është human, ndaj si ministër jam i vendosur të mbështes hetime dhe masa ligjore kundër çdo punonjësi dhe mjeku që abuzon me profesionin dhe ligjin. Bluzat e bardha nuk mbrohen vetëm se quhen të tilla, por ato duhet të jenë të tilla. “Për mua, shtoi Ndoka janë të papranueshme deklarime dhe pranime publike të fenomenit të dhuratave financiare apo rrushfeteve. Asnjë zyrtar i shtetit, punonjës apo individ që pretendon të bëjë pjesë në elitën e shoqërisë, nuk mund të tolerohet në përpjekjet për të mbajtur gjallë mentalitetin e bashkishit. Ministria ka inicuar një fushatë kundër korrupsionit, shumë shpejt do të ketë një spot televiziv për denoncimin e korrupsionit, ndaj çdo nisme apo veprimi kundër këtyre akteve do të jetë i mirëpritur dhe vlerësues”. 

Në fund, ministri Ndoka ju kërkoi drejtuesve më shumë vëmendje dhe me projektet për donacione të huaja apo me donacionet që ofrohen nga shtete e organizata ndërkombëtare, por njëkohësisht ju kërkoi bashkëpunim me spitalet e tjera edhe me ndihmë personeli në rast nevojash emergjente, në ndihmë me materiale mjekimi apo medikamente të tepërta, etj. në shërbim të jetës së pacientëve.

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 10 Korrik 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara