Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministrja Godo takon Zj. Camila Nuamah, përfaqësuese e Bankës Botërore për Shqipërinë.

Numah : Mbështetje për ligjet bazë të shëndetësisë dhe modernizimin e sistemit shëndetësor

Godo - Numah : Investimet në sistemin shëndetësor të domosdoshme

Ministrja e Shëndetësisë znj. Anila Godo priti sot në një takim pune zj. Camila  Nuamah, përfaqësuese e Bankës Botërore për Shqipërinë, e shoqëruar  dhe nga zj. Lorena Kostallari,  e cila mbulon shëndetësinë dhe çështjet sociale. 

Gjatë këtij takimi, znj. Ministre u njoh me bashkëpunimet mes MSH – së dhe Bankës Botërore, bashkëpunim i finalizuar me realizimin e dy projekteve të para. 

Znj. Numah, e njohu ministren Godo me implementimin e projektit të tretë të Bankës Botërore që ka nis në shtator të vitit 2006, për sektorin e shëndetësisë: “Modernizimi i Sistemit Shëndetësor në Shqipëri”, i financuar nga  Banka Botërore. Kosto e përgjithshme e këtij projekti për shëndetësinë është përllogaritur të kap përafërsisht shumën 19.4 milion USD, ku objektivat kryesore të projektit janë:

  • përmirësimi i aksesit fizik dhe financiar si dhe përdorimi i shërbimeve shëndetësore parësore të cilësisë së lartë;
  • përmirësimi i kapaciteteve kombëtare për të formuluar, zbatuar politika dhe reforma shëndetësore në sektorin e shëndetësisë;
  • përmirësimi i administrimit dhe menaxhimit të spitaleve; 
 

Në funksion të realizimit të këtyre objektivave, projekti do të ketë disa komponentë kryesor, si

  • Ndërtimi i kapaciteteve për sigurimin e shërbimeve shëndetësore në Institutin e Sigurimeve Shëndetësore si dhe në Institutin e Shëndetit Publik.
  • Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore të kujdesit parësor.
  • Përmirësimi i menaxhimit dhe administrimit të spitaleve.
 Ministrja Godo, falenderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për kontributin e dhënë në vite për sistemin shëndetësor duke e garantuar znj. Numah se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me të njëjtin rritëm në shërbim të pacientit shqiptar. 

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 11 Gusht 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara