Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ndoka: MSH e vendosur kundër monopoleve në tregun farmaceutik 

Në shtypin e sotëm është botuar një letër e hapur e Urdhërit të Farmacive, në të cilën hidhen akuza dhe atakohen Ministri dhe Ministria e Shëndetësisë. Në respekt të opinionit publik dhe të politikës së pandryshuar të Ministrisë së Shëndetësisë për të bërë transparente të gjitha vendimet dhe qëndrimet e saj, jemi të detyruar të sqarojmë se të gjitha akuzat që bëhen janë spekullative dhe të paverteta. Thelbi i marrëdhënieve të muajve të fundit midis Ministrisë dhe Urdhërit të Farmacistëve nuk janë moskorrektesa administrative, por qëndrimet diametralikisht të kundërta në raport me politikat spekullative dhe monopolet në tregun farmaceutik.

Urdhëri i Farmacive, sic thekson edhe vetë, ka nisur shkresa e kërkesa të shumta në formë ultimative gjatë muajit të fundit. Ata janë pritur në takim nga Ministri, por pretendimi i tyre për të miratuar cdo kërkesë e sugjerim të tyre edhe kur ai vjen në kundërshtim me ligjet në fuqi, është sa i papranueshëm aq edhe i rrezikshëm. Ne vlerësojmë sugjerimet pozitive, ashtu sic do të vlerësonim një rol konkret dhe aktiv të këtij Urdhëri kundër asaj pjese të sektorit farmaceutik që abuzon me ligjin dhe profesionin. 

Lidhur me ceshtjet e reformës ligjore, Ministria e Shëndetësisë sqaron se ajo vepron si pjesë e qeverisë shqiptare dhe ka përgjegjësitë e saj në detyrimet e qeverisë shqiptare për përmbushjen e standardeve të integrimit në Bashkimit Europian. Një prej këtyre detyrimeve është edhe lehtësimi i barrierave për tregun farmaceutik si një masë efektive dhe e domosdoshme antimonopol dhe antikorrupsion. Programi dhe procedurat për rishikimin e bazës ligjore në këtë drejtim janë pjesë e paketës rregullatore, e cila koordinohet dhe drejtohet nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. 

Në planin politik Ministria e Shëndetësisë është tërësisht e vendosur dhe e angazhuar të ndërmarrë cdo nismë ligjore dhe administrative që mundëson heqjen e monopoleve në tregun farmaceutik, për tu siguruar qytetarëve shqiptarë në nevojë barna cilësore dhe alternative, sipas praktikave të mira të njohura dhe të zbatuara në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Në këtë angazhim Ministria mirëpret dhe kërkon kontributin pozitiv dhe konstruktiv tëtë gjithë faktorëve dhe institucioneve shëndetësore, që veprojnë në kuadër qeveritar dhe joqeveritar, si edhe të medias, si një aktor i rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe të shoqërisë. 


Tirane, me 12 Janar 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara