Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministria e Shëndetësisë parashikon reformë të plotë në strukturimin e sistemit shëndetësor, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë

MSH: Prioritet kryesor për investime e teknologji, 12 spitalet rajonale

Reforma në sistemin spitalor nuk mbyll, por ruan edhe më tej sistemin ekzitues të spitaleve lokale në të gjithë vendin

Angazhimi themelor dhe misioni politik i Ministrisë së Shëndetësisë është përshtatja e sistemit tonë shëndetësor me ato të standardeve të vendeve të Bashkimit Europian. Pjesë e rëndësishme e këtij ndryshimi është reforma piramidale në sistemin shëndetësor. Kjo bëhet edhe në zbatim të, e cila me qëllim rritjen e efiçencës dhe optimizimin e përdorimit të burimeve në dispozicion, kërkon rikonfigurimin e sistemit shëndetësor në përgjithësi dhe të atij spitalor në veçanti.  

Aktualisht, sherbimi spitalor ne Shqiperi aktualisht ofrohet nga nje  rrjet  spitalesh dhe poliklinikash specialitetesh te cilat funksionojne ne zonat urbane, si dhe shërbimet në Tiranë me një status të vecantë. Me qëllim të ofrojë sherbime shendetesore me cilesi sa me te mire dhe me nje game me te gjere,  në Strategjinë e Sistemit Shëndetësor për vitet 2007-2013 Ministria ka parashikuar forcimin e sherbimeve shendetesore  ne 12  spitalet rajonale te vendit. Ky proces prioritar dhe shumë i rëndësishëm për reformën në sistem, do të plotësohet me ruajtjen e nivelit aktual të spitaleve të tjera të vendit, të cilat aktualisht ofrojne nje limit te caktuar sherbimesh spitalore. 

Reforma e rikonfigurimit të sistemit shëndetësor konsiston në transformimin e kapaciteteve ekzistuese të institucioneve shëndetësore dhe rregullimit përkatës të fuqisë punëtore në dispozicion,  me qëllim  ofrimin e kujdesit shëndetësor nga struktura me kapacitete profesionale, me një infrastrukturë fizike dhe me pajisje në përputhje me nevojat e ndryshuara të popullatës të ndikuara nga: lëvizja e popullatës drejt qendrave të prefekturës e shoqëruar kjo edhe me atë të kapaciteteve profesionale, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, ulja e numrit të lindjeve, përmirësimi i treguesve shoqëror-ekonomik etj). 

Në fushën e kujdesit të specializuar spitalor ky rikonfigurim do të thotë një rrjet shërbimi spitalor i organizuar për mbulimin e nevojave bazë shëndetësore në nivel qarku.

Për këtë rikonfigurim të shërbimit spitalor në shkallë kombëtare Ministria e Shëndetësisë do të udhëhiqet nga:  

Analiza e dokumentuar e treguesve të sëmundshmërisë, të strukturës moshore, të treguesve të lindshmërisë, të srukturës së shkaqeve të vdekjeve, të kushteve gjeografike dhe të infrastrukturës rrugore e urbane të popullatës të njësisë referuese territoriale.

Në këtë proces do të veprohet me prioritete: 

  1. Fuqizimi i spitaleve rajonale nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale, fuqizimit në pajisje dhe të sistemit të mirëmbajtjes së tyre, dhe përmirësimit të kapaciteteve menaxheriale.
 
  1. Transformimi i spitaleve në nivel rrethi pa shërbim kirurgjie në struktura pa

    shtretër, por me burime financiare të mjaftueshme për të ofruar:

          a.shërbim të modernizuar urgjence 24 orëshe dhe

          b.konsulta ambulaore nga mjekë specialistë 

    Ky shërbim do të ofrohet nga profesionistë të kualifikuar në një infrastrukturë të përshtatur për këtë qëllim, me :

    • pajisje,
    • barna e materiale mjekimi të nevojshme për të mbuluar nevojat për një shërbim të tillë 24 orë në 24 orë ,
    • shërbim me autoambulancë për referimin në kohë dhe në kushte mjekësore sigurie për jetën e pacientit në një nivel më të lartë kujdesi spitalor sipas rastit.

    Një transformim i tillë nuk do të thotë pakësim burimesh financiare e njerëzore në dispozicion të këtyre strukturave por një vlerësim më kost-efektiv i nevojave dhe për rrjedhojë përdorim më racional i tyre për shërbime më në përputhje me nevojat aktuale të popullatës së këtyre qndrave. 

  1. Transformimin e spitaleve të ashtuquajtur ditore që aktualisht janë jofunksionale (Poliçan, Krasta, Prrenjas, Memaliaj, Leskovik, Konispol)  në qendra shëndetësore të kujdesit ambulator bazuar në eksperiencën e transformimit të tillë në Cërrik, Selenicë, Shijak etj).
 

Megjithëse dimensioni që përshkon procesin e rikonfigurimit të shërbimit spitalor është rritja e efiçencës, një proces i tillë ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë që:

    • burimet tona në dispozicion të përdoren më në përgjigje të nevojave të popullatës
    • kapacitetet tona profesionale të ndihen më të motivuar  në funksionimin e një sistemi shëndetësor që ka në qendër të tij pacientin.
 
 

Pjesë e strategjisë dhe e platformës për reformën në sistemin shëndetësor është rritja graduale e burimeve financiare në sektorin e shëndetësisë, politikë që është mbështetur nga qeveria dhe nga strategjitë kombëtare të zhvillimit. 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 12 Shkurt 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara