MSH forum me partnerët ndërkombëtar të shëndetësisë
MSH: Forumi synon analizimin dhe shpërndarjen e informacionit shëndetësor
Ndoka: Forumi për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar të Shëndetësisë mirëpret diskutimet për politikat shëndetësore
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, organizoi sot një takim me pjësëmarrjen e të gjithë organizmave ndërkombëtarë që operojnë në fushën e shëndetësisë, me qëllim ngritjen e një mekanizmi i cili u quajt “Forumi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar në sektorin e Shëndetësisë”.
Pjesë e forumit ishin: përfaqësuesi i OBSH – së për Shqipërinë; Kryetari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë z. Tritan Shehu; përfaqësues të të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë të cilët implementojnë projekte të ndryshme në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore në vend.
Ky forum, synon analizimin dhe shpërndarjen e informacionin që lidhet me sektorin e shëndetësisë dhe bashkërendimin e veprimeve me të gjithë aktorët që operojnë në këtë sektor.
“Duke e parë si të domosdoshme nevojën për të punuar më mirë sëbashku, në përputhje me Deklaratën e Parisit, pjesëmarrësit ranë dakort të krijojnë këtë forum për të grumbulluar, analizuar dhe shpërndarë informacionin që lidhet me sektorin shëndetësor dhe të shkëmbejnë mendime për politikat që lidhen me to, me qëllim rritjen dhe përmirësimin e përgjigjeve ndaj sfidave në sektorin shëndetësor”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka gjatë takimin të parë “Forumi për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar të Shëndetësisë”.
Ky Forum sektorial, sipas ministrit Ndoka duhet të luajë një rol tepër aktiv si në programimin dhe formulimin strategjik me krijimin e një database të veprimtarive, ashtu dhe në fokusimin tek bashkërenditja dhe shkëmbimi i infomacoinit.
“Kjo pasi tashmë në sisetmin shëndetësor janë ndërmarrë një sërë reformash. Tani ka një strategji kombëtare të sektorit shëndetësor 2007-2013, janë gati dy ligjet bazë të shëndetësisë, mjaft të rëndësishëm, si ai i “Kujdesit Shëndetësor” dhe “Financimit të shërbimeve shëndetësore” të cilët fillojnë procedurën e miratimit të tyre”, u shpreh Ndoka, duke shtuar se këto nisma përfshinë një numër reformash, që do të ofrojnë kujdes shëndetësor në përputhje me standartet e Bashkimit Europian.
Për arritjen e këtyre standarteve, partnerët e diaksterit të shëndetësisë po ofrjnë kontribute të rëndësishme për sektorin shëndetësor.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 12 Mars 2008 |