Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

MSH: Lajmet per krizë barnash janë spekulative  

Ministria ka dorëzuar prej kohësh materialet për tenderimin elektronik për blerjen e barnave

Buxheti për barnat, shumë më i madh sesa cdo vit tjetër më parë

Buxheti i shtetit për barnat dhe materialet e mjekimit është rritur në krahasim me vitet e tjera

Ministria e Shëndetësisë shprehet e habitur me akuzat dhe spekullimet mediatike të bëra nga zyrat e shtetit nga drejtori i pezulluar i QSUT “Nënë Tereza”, Mati Pepa. Ky zyrtar i papërgjegjshëm, i cili është propozuar për shkarkim rreth një muaj më parë nga Ministri i Shëndetësisë, jashtë etikës zyrtare dhe profesionale tenton të krijojë tymnajë dhe situatë konfliktuale midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe qytetarëve shqiptarë në nevojë për kujdes e trajtim shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në kërkesat e ardhura ngë të gjithë spitalet në vend dhe fondin në dispozicion dhënë nga Buxheti i Shtetit, ka kryer me kohë të gjitha detyrimet e saj administrative e ligjore për blerjen dhe furnizimin me barna të spitaleve. Mbi bazën e vendimit të KM, procedurat e tenderimit nuk kryhen më në njësinë e prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë, por nga kjo njësi dërgohen në Agjensinë e Prokurimit Publik, për tenderim elektronik. Drejtoria e Prokurimeve i ka kryer të gjitha procedurat javë më parë dhe është në pritje të ecurisë së procesit nga APP. Këto procedura janë kryer në të njëjtën periudhë me vitet e mëparshme dhe përfundimi i tyre gjithashtu do të vijë brenda muajve të verës, sipas procedurave të përcaktuara në ligj. Deri në mbyllje të procesit kontraktues cdo institucion ka patur dhe ka të drejtë ligjore të procedojë me shtesa konkrete për barnat më urgjente e më të përdorshme. Pra, është e qartë se të gjitha spekullimet e bëra në drejtim të Ministrisë nga ish drejtori i QSUT janë të pabaza dhe të pavërteta.

Ministria sqaron gjithashtu se në muajt prill – maj – qershor ka marrë kontakte me të gjitha spitalet në sistemin shendetësor dhe nga verifikimet rezulton se secili prej tyre ka furnizim të mjaftueshëm me medikamentet e blera fundvitin e kaluar, sipas planifikimeve të vetë spitaleve dhe mundësive që krijon buxheti i shtetit në dispozicion. Ministria sqaron gjithashtu se buxheti i shtetit për barnat dhe materialet e mjekimit është rritur në krahasim me vitet e tjera, duke u ardhur në ndihmë nevojave në rritje të spitaleve dhe ekipeve mjekësore. Këtë vit është gjithashtu është rritur buxheti për barnat, për materialet e mjekimit, si dhe investimet në rrjetin spitalor, duke dëshmuar një tendencë të vazhdueshme të qeverisë për më shumë investime dhe financim në shëndetësi.

Së fundi, Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhjen që vonesat në vendimmarrje lejojnë zyrtarë të tillë si ish drejtori i QSUT-së, që nga zyrat e shtetit të shpërndajë çdo ditë deklarata e shkresa kundër qeverisë, politikave të saj shëndetësore dhe institucioneve eprore. Sjellja spekullative e ish zyrtarëve të tillë shkon deri atje saqë brenda një muaji të harxhojë miliona lekë nga buxhetit e shtetit për QSUT- në për të blerë faqe gazetash dhe ekrane televizive me reklama dhe njoftime administrative, si dhe të krijojë lajme të paverteta paniku për gjendjen në sistemin shëndetësor dhe në vecanti, në Qëndrën më të madhe mjeksore e universitare në vend, në QSUT.

Pavarësisht nga kjo situatë dhe fushatë politike Ministria garanton qytetarët se nuk do të lejojë në asnjë rast që asnjë individ të spekullojë me shëndetin dhe nevojat e tyre për trajtim mjeksor dhe se viti 2008 është viti shifrën më të lartë financiare të planifikuar nga qeveria për blerje të medikamenteve dhe materialeve të mjekimit.

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 12 Qershor 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara