Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Nisi rikonstruksioni i pesë poliklinikave shëndetësore në Tiranë

Rikonstruksion i poliklinikës qëndrore, poliklinikës te 21 Dhjetori, i poliklinikës në Korçë, Dibër e Gjirokastër

Ndoka: “5 milion euro nga qeveria italiane”

Ndoka: Rikonstruksioni do të mundësojë përmirësimin e dhënies së shërbimeve të specializuara për pacientin  

Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka dhe Ambasadori italian në Shqipëri, z. Saba d’Elia, inaguruan sot fillimin e punimeve në poliklinikat nr. 2 dhe 3 në Tiranë.

Reabilitimi i plotë i këtyre strukturave financohet përmes një kredie ndihme me vlerë 780 mijë euro nga Cooperacione Italiano i Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme, në favor të Ministrisë tonë të Shëndetësisë.

“Kjo iniciativë që kontribuon në forcimin e efiçencës dhe funksionalitetit të strukturave shëndetësore, vlen edhe për tre poliklinika në Korçë, Gjirokastër dhe Peshkopi, rikonstruksioni i të cilave do të kushtojë 5 190 000 00 euro”, u shpreh ministri Ndoka, duke shtuar se kjo nisëm përfshihet në kuadrin e gjërë strategjik të Italisë, e cila po mbështet sistemin shëndetësor shqiptar.

Duke falenderuar inicistivën e qeversië Italiane, Ndoka tha se shëndetësia shqiptare tashmë është projektuar drejt një zhvillimi të qëndrueshëm, me objektiva të qarta që synojnë vendosjen e saj në një nivel sa më të kënaqshëm për popullsinë.

Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimeve shëndetësore në përgjithësi dhe në veçanti ai i specializuar, përbën sfidën me të cilën përballet sistemi ynë shëndetësor.

“Si kundërvënie ndaj kësaj sfide, përveç përmirësimit të teknologjisë dhe forcimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore, vijnë dhe këto inaugurime të njëpasnjëshme, si ky i sotmi, provë kjo që tregon se programi i Ministrisë së Shëndetësisë, ka si  qëllim prioritar përmirësimin rrënjësor të shërbimeve dhe përafrimin e tyre me standartet  europiane” deklaroi Ndoka.

Ministri Ndoka, tha se inagurimi i fillimit të punimeve për rehabilitimin e Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 3, shënon fillimin e implementimit të programit  “Rehabilitimi dhe Pajisja e 5 Poliklinikave”,  i cili ka si objektiv të përgjithshëm përmirësimin e kushteve në të cilat ofrohet shërbimi shëndetësor dhe si objektiv specifik përmirësimin e dhënies së shërbimeve të specializuara në poliklinikat e specialiteteve 2 dhe 3 në Tiranë si dhe në poliklinikat në Gjirokastër, Korçë e Peshkopi, duke ndërhyrë me punime rehabilitimi fizik dhe impiante, me synim përfitimin kështu të ambienteve funksionale higjenikisht të përshtatshme në përputhje me normat e sigurisë për pacientët dhe punonjësit.

Ministria e Shëndetësisë, përveç mbështetjes në infrastrukturë dhe teknologji, në zbatim të programit të saj të reformave të nisura, do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht progresin në sektorin publik parësor.

Kjo mbështetje do të konsistojë në perfeksionimin e menaxhimit, informatizimin, futjen e konceptit të kostos për çdo shërbim, për të sjellë një rritje të kontrollit dhe cilesisë së shërbimeve si dhe zgjerimit të gamës së ndërhyrjeve që akoma nuk realizohen në poliklinikat e specialiteteve, duke i kthyer në këtë mënyrë,  ashtu si ju takon,  në qendra referimi për të gjithë vendin. Në këtë mënyrë do të ulet dhe fluksi i të sëmurëve të cilët i drejtohen spitaleve për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Krahas rinovimit fizik të ambienteve që do të rikonstruktohen, janë parashikuar dhe 1.364.000 Euro për pajisjet mjekësore të dy poliklinikave, e cila shoqëruar dhe me pajisjet mjekësore bashkëkohore të sjella në kuadër të INTERREG III, këto poliklinika duhet të kthehen në institucione për asimilimin dhe zbatimin e të rejave shkencore duke u bërë shembull për gjithë vendin në përmirësimin e performancës dhe rritjes së aksesit për shërbim shëndetësor të specializuar.

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 13 Mars 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara