|
Ministrja Godo takim me grosistët farmaceutik
Ministria e Shëndetësisë e angazhuar maksimalisht për furnizimin e spitaleve me barna
Medikamentet Spitalore – Godo u kërkon grosistëve zbatimin e kontratave
Ministrja e Shëndetësisë, znj.Anila Godo, zhvilloi sot një takimi me grositët farmaceutik, ku u ka kërkuar bashkëpunim maksimal për furnizimin e spitaleve me medikamente në afatet më minimale të parashikuara në ligj.
MSH deklaron se procedurat e prokurimit kanë përfunduar për 104 nga 183 medikamente për nevojat spitalore, me një fond limit prej 845 568 000 lekë.
Nisur nga numri i kompanive që i kanë regjistruar këto medikamente për qarkullim në territorin e Shqipërisë, 88 medikamente me një fond prej 489 080 200 lekë u prokuruan me procedurën "me negocim pa shpallje të njoftimit", pasi rezultonin të regjistruara nga një kompani e vetme dhe nuk arrihet konkurenca për të përdorur procedurat e hapura të prokurimit. Ndërsa 96 medikamente të tjerë me një fond limit prej 356 488 000 lekë, u prokuruan nëpërmjet procedurave të hapura elektronike.
Në përfundim të këtyre procedurave, të cilat u zhvilluan gjatë muajit korrik, u arrit që të shpalleshin oferta fituese 20 kompani farmaceutike për kontraktimin e 104 medikamenteve me një vlerë prej 688 170 600 lekë nga 707 387 800 lekë që ishte fondi limit i planifikuar.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 13 Gusht 2008 |