|
Njoftim Shtypi
Ministrja e Shëndetësisë, znj. Anila Godo, ka mbledhur sot në mesditë në ambjentet e ISHP, te gjithë drejtorët e spitaleve të Tiranes dhe të gjithë drejtorët e spitaleve në rrethe. Drejtorët në fjalë raportuan rreth gjendjes së medikamenteve në spitalet përkatëse. Më pas është vlerësuar nga të dyja palët për secilin nga spitalet, për nevojat emergjente që ata kanë dhe u bisedua për mënyrën se si mund të sigurohen këto barna, ne bazë të nevojave të tyre.
Në këtë takim të rëndësishëm, u firmosën kontratat për levrimin e medikamenteve, .
Gjithashtu,Ministrja e Shendetësisë, znj Godo, nxiti të tërë drejtuesit e spitaleve në mbarë vendin, për të filluar levrimin sa më shpejt të procedurës së shpërndarjes së medikamenteve të mbetura. U instruktuan drejtorët e spitaleve për mënyrën e përshpejtimit dhe arritjen e marrjes së barnave të nevojshme në një kohë sa më të shkurtër, duke operuar me njëri – tjetrin sipas nevojave më emergjente.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 13 Shtator 2008 |