|
Ministrja e shëndetësisë, znj. Anila Godo përshëndet në Ditët e Shëndetit mendor.
Në kuadër të Ditës së shëndetit Mendor, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Organizatën Botere të shëndetësisë organizon në datat 13 – 15 tetor, “Ditët e shëndetit mendor”. gjatë këtyre ditëve në sallën e Muzeut Kombetar, do të qëndrojë e hapur ekspozita e cila u cel sot, me punime të personave që kanë vuajtur dhe vuajnë nga sëmundje mendore. këtë ceremoni e hapi, ministrja e shëndetësisë, znj. Anila godo, e cila në fjalën e saj, preku problemet e këtij shërbimi në sistemin tonë shëndetësor si edhe reformën e nisur nga ministria e shëndetësisë. në fjalën e hapjes znj. Godo u shpreh se:
„Prej shumë vitesh, Shqipëria është pjesë e komunitetit ndërkombëtar, i cili në çdo 10 tetor i kushton vëmendje përpjekjeve të përbashkëta që bëjnë qeveritë, sektorët joqeveriotarë dhe komunitetet për një shëndet më të mirë mendor të popujve të tyre.
Në zbatim të ligjit të shëndetit mendor, Shqipëria ka zhvilluar dhe po zbaton planin e veprimit për zhvillimin e shërbimeve me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj personave në nevojë dhe familjeve të tyre. MSH në zbatimin e kësaj reforme është e orientuar drejt ngritjes dhe zhvillimit të një sistemi të balancuar, me synim afatgjatë fuqizimin dhe shtritjen e rrjetit të strukturave komunitare, ofrimit të shërbimeve nga ekipe multidisiplinare nëpërmjet futjes së figurave të reja profesionale (punonjës socialë dhe psikologë), ortimizimit të shërbimeve ekzistuese dhe bashkëpunimit më funksional ndërmjet strukturave me shtretër dhe komunitare. Tashmë ne kemi eksperiencat tona të funksionimit të qendrave komunitare të shëndetit mendor si ato në Tiranë (3), të cilat duhet të forcohen dhe të shtrihen në të gjithë vendin.
Duke qenë të vetëdijshëm se dhe për shumë vite të tjera do të ketë një kontigjent që do të marrë kujdes në spitalet psikiatrike (rezidentë kronikë që qëndrojnë atje për mungesë alternative të trajtimit të tyre në struktura të posaçme të rehabilitimit), MSH përpiqet të përmirësojë kushtet e jetesës dhe trajtimit të tyre nëpërmjet përmirësimit të kushteve të qëndrimit (rritje nga viti në vit i buxhetit të investimeve në strukturat e shëndetit mendor me shtretër dhe komunitare, rritje e numrit të personelit në këto struktura, rritje e zërit të shpenzime operative për përmirësimin dhe pasurimin e shërbimeve që ofrohen në strukturat përkatëse), nëpërmjet ofrimit të një shërbimi më të mirë nga ana e personelit mjekëspor.
Një aspekt i rëndeësishëm i kësaj reforme është kualifikimi i personelit të sektorit të shëndetit mendor. Ka vështirësi në punësimin e personelit në këto shërbime. Për përballimin e kësaj sfide në përpjekjet për të rritur motivimin e personelit qeveria me propozim të MSH ka miratuar në korrik të vitit 2007 rritjen e pagave deri në 30 përqind për të gjitha kategoritë e punonjësve të këtij sektori.
MSH është e vëtdijshme që përfshirja e vetë personave me probleme të shëndetit mendor dhe e familjeve të tyre në zbatimin e reformës bën të mundur rritjen e përgjegjshmërisë së strukturave në ofrimin e shërbimit ndaj tyre përdorimin më eficent të burimeve në dispozicion. Sot në Shqipëri ekzistojnë shoqata të familjarëve, si dhe organizime të personave me probleme të shëndetit mendor. Prej më shumë se një vit ata përfaqësohen në forume vendimmarrëse, komiteti drejtues i shëndetit mendor, duke patur mundësinë të thonë fjalën e tyre në planifikimin e shërbimeve dhe ndërhyrjeve në fushën e shëndetit mendor.
Problematika e shëndetit mendor është e gjerë dhe shumë komplekse e nuk mund të zgjidhet vetëm me angazhimin e MSH nevojitet pjesëmarrja e të gjithë sektorëve të shoqërisë, shërbimet sociale, sistemi arsimor skemat financiare etj.
Problemet e shëndetit mendor mund të marrin rrugën e zgjidhjes afatgjatë dhe të qëndrueshme vetëm nëse të gjithë sektorët qeveritarë dhe joqeveritarë, vetë shoqëria, mirëpret të qenit prioritet të këtij sektori të shoqëruar me mobilizimin e burimeve të nevojshme financiare, materiale dhe njerëzore për fuqizimin e shërbiomeve ekzistuese ngritjen dhe funksionimin në nivel kombëtar të rrjetit të strukturave alternative për kujdesjen dhe trajtimin e rezidentëve kronikë.
Kostoja e zbatimit të reformës është e lartë. Ajo përllogarit jo vetëm ndërlikimet në jetën individuale të njeriut me sëmundje mendore, mbetjen jashtë skemave arsimore apo të punësimit por edhe mundimet e familjes që i vjen në ndihmë bashkëshortët që lënë punën për t’i ndenjur pranë partnerit të prekur prindërit që kujdesen dhe ndihmojmë me pensionet e tyre fëmijët e vegjël që rriten në stress.
Për të gjitha këto arsye reforma e shëndetit mendor është një ndërmarrje që intereson jo thjesht të prekurit drejtpërdrejt nga sëmundja por grupe të tjera komunitare dhe është një ndërmarrje me kosto të lartë shoqërore dhe ekonomike.
Për këtë, MSH vazhdon të udhëheqë nismën të cilën organizata botërore e shëndetit në vitin 2000 e pagëzoi “Mos përjashto, fillo të ndihmosh”.”
Ministrja e shëndetësisë, znj. Godo, gjatë vizitës në pavionin ku ishin ekspozuar punimet e pacientëve të prekur nga probleme mendore, dha kontributin e Saj në vlerësimin e punës së këtyre personave, duke blerë disa nga punimet e tyre, për t’ia dhuruar fëmijëve të repartin pediatrik.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 13 Tetor 2008 |