Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

MSH kërkon shkarkimin e Pepës: Dështoi në administrimin e QSUT 

Konflikti me stafin universitar, dështimi në investime, mungesa e aftësisë në menaxhimin e institucionit janë motivimi kryesor për shkarkimin 

Ministri i Shëndetësisë i ka propozuar kryeministrit shkarkimin e drejtorit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, z. Mati Pepa. Ky vendim është nisur në përfundim të një analize pune të aktivitetit drejtues njëvjecar në QSUT. Në motivacion e propozimit Ministri Ndoka ka nënvizuar përgjegjësinë direkte të drejtorit të QSUT në mungesën e bashkëpunimit dhe frymën konfliktuale të krijuar midis këtij institucioni dhe stafit të pedagogëve të Fakultetit të Mjekësisë. Në shkresë theksohet se greva e fundit e stafit universitar dhe kritikat e shumta adresuar QSUT janë rezultat i kësaj gjendjeje, për të cilën përgjegjësia është e dyfishtë, por në linjën zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, përgjegjësia është e drejtuesve dhe e drejtorit të QSUT. Për më tepër, gjatë gjithë periudhës së grevës u largua me pushime afatgjata, duke mos vendosur asnjë linjë zyrtare komunikimi me stafin pedagogjik. 

Më tej Ministria e Shëndetësisë bën përgjegjës drejtorin e QSUT për faktin se gjatë vitit 2007 QSUT shënoi një shifër rekord mosrealizimesh të investimeve për vitin 2007, rreth 3.5 herë më pak sesa plani vjetor. Konkretisht, QSUT nuk arriti të kryejë procedurat e rregullta ligjore për prokurimin e pajisjeve mjekësore me vlerë 189 milionë lekë, blerje litrotrptori me vlere 55 milionë lekë, blerje skaner me vlerë 60 milionë lekë, pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë me vlerë 60 milionë lekë, blerje pajisje endoskopie  me vlerë 9 milionë lekë, sis dhe blerje pajisje informatike me vlerë 21 milionë lekë. Siç shihet edhe nga këto të dhëna, pasojat negative për QSUT, në administrimin e tij dhe në kujdesin cilësor ndaj pacientëve. 

Gjithashtu gjatë aktivitetit të tij në krye të QSUT drejtori mban përgjegjësi direkte për moszbatimin e ligjit dhe të urdhrave të dhënë nga Ministri i Shëndetësisë për blerjen dhe vënien në punë të llambës së skanerit dhe të një sërë pajisjesh të tjera të rëndësishme mjekësore, gjë që krijoi probleme të mëdha për pacientët dhe u bënë çështje të debatit politik kundër qeverisë. Ai është përgjegjës edhe për problemet e mëdha me administratën, shkarkimet, lëvizjet, pezullimet dhe emërimet jashtë kritereve ligjore, si dhe për rezultatet minimale në luftën kundër korrupsionit, konfliktit të interesave dhe abuzimeve të personelit me detyrën. Mjaft raste publike, të denoncuara përmes medias apo në rrugë zyrtare, nuk kanë marrë përgjigje përfundimtare dhe personat e akuzuar janë rikthyer në punë, në të njëjtat funksione, duke i dhënë një goditje besimit të qytetarëve tek masat antikorrupsion. 

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 14 Maj 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara