Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministrja Godo takim me përfaqësues të pushtetit vendor dhe stafin mjekësor në Durrës dhe Kavajë

Godo: Në shtator, paketë në kuvend për përmirësimin e shërbimit shëndetësor 

Godo: Bashkëpunimi me pushtetin vendor i domosdoshëm

Ministrja Godo, zhvilloi sot një vizitë në spitalin Rajonal të Durrësit, ku gjatë takimit me shefat e shërbimeve dhe mjekët, siguroi se “ janë marrë të gjitha masat që brenda muajit të ardhshëm të ndryshojë plotësisht gjendja e rëndë e krijuar në furnizimin me medikamente mjekësore në spitalet e vendit”. 

Ministrja e Shëndetësisë, znj. Anila Godo, gjatë vizitës në Durrës, bëri të ditur se “në muajin shtator në Kuvendin e Shqipërisë do të paraqitet një paketë ligjore që synon përmirësimin e shërbimit shëndetësor”. 

Duke folur për luftën ndaj korrupsionit në sistemin e shëndetësisë, ministrja Godo cilësoi se "kjo reformë duhet të zhvillohet jo vetëm aty ku personeli mjekësor merr ryshfet për shërbimin spitalor, por kudo ku është e pranishme".

“Reforma në sistemin mjekësor duhet të bëhet me hapin e duhur për të mos gabuar me emërimet politike, por duke i mëshuar cilësive profesionale të drejtuesve” – vijoi Godo.

Ministrja vlerësoi infrastrukturën e spitalit të Durrësit, duke cilësuar se në të ardhmen ky spital mund të jetë një Qendër Universitare me të gjithë elementët e saj. Ministrja Godo ju premtoi specialistëve se do t' ju vihen së shpejti në dispozicion aparaturat e nevojshme që mungojnë dhe që i shërbejnë shëndetit të qytetarëve.

Më parë, ministrja Godo, zhvilloi disa takime me autoritetet vendore, gjatë të cilave u diskutua për problematikat e shëndetësisë në qytetin bregdetar. Gjatë takimit të organizuar në prefekturë ministrja kërkoi më shumë informacion lidhur me decentralizimin e sistemit shëndetësor, me qëllim përmirësimin e këtij shërbimi për qytetarët.  

Prefekti i Qarkut, z. Klodjan Pajuni, kërkoi pajisjen sa më të shpejtë të spitalit rajonal me aparaturat e skanerit dhe të dializës, mjaft të rëndësishme për këtë zonë me rreth 400 mijë banorë. Ndërsa kryetari i Bashkisë, z. Vangjush Dako, e informoi ministren e Shëndetësisë rreth problematikave të qytetarëve e veçanërisht pensionistëve që i drejtohen strukturave spitalore dhe shërbimit të mjekut të familjes.

Më tej, ministrja Godo, zhvilloi një takim në Bashkinë e qytetit të Kavajës ku e shoqëruar edhe nga Kryetari i Bashkisë, inspektuan punimet e spitalit të ri që po ndërtohet në Kavajë, ku kërkoi punë intensive për ta përfunduar spitalin brenda afatit të përcaktuar.

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 14 Gusht 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara