| Ministri I Shëndetësisë z. Ndoka, priti sot përfaqësuesin e ri të OBSH – së në vëndin tonë.
Në këtë takim u evidentua ndihma që zyra e OBSH – së ka dhënë për Shqipërinë në fushën e shëndetësisë.

Ministri I Shëndetësisë z. Ndoka, priti sot në një takim kortezie përfaqësuesin e ri të OBSH – së në vëndin tonë.
Ministri Ndoka e njohu z. Baneriee, me reformat e ndërmara deri tani në fushën e shëndetësisë dhe luftën kundër korrupsionit në shëndetësi. Gjatë takimit z. Ndoka e njohu përfaqësuesin e OBSH - së edhe me hartimin e disa politikave të rëndësishme si: rritjen e pagave për bluzat e bardha, privatizimin e shërbimeve të spitaleve, si dhe nxitja e investimeve private në shëndetësi, implementimin e ligjit anti – duhan.
Përfaqësuesi i OBSH - së, pasi falenderoi ministrin Ndoka për pritjen, mbështetjen e ministrisë së Shëndetësisë, ndaj kësaj zyre që shërben në Shqipëri dhe pasqyrimin e situatës shëndetësore në shëndetësi, i ofroi ministrit Ndoka, bashkëpunim edhe për dy vitet në vazhdim, vec marrëveshjes së bashkëpunimit në forcimin e luftës ndaj sëmundjeve ngjitëse dhe sistemin e informacionit për strategjinë e informacionit shëndetësor. Gjithashtu u diskutua për organizimin e mbledhjeve me të gjitha organizimat e huaja në Shqipëri.
Ministri Ndoka, falenderoi z. Banerie për vizitën dhe shprehu gadishmërinë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të mirë të qytatarëve të vendit tonë.
Tirane, me 15 Janar 2008 |