Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministria e Shëndetësië në bashkëpunim me Universitetin John Hopkins (SHBA), me program kundër abordeve dhe shtatzanisë së padëshiruar 

MSH, program kombëtar në mbrojtje të shëndetit të grave 

Në vitin 2008, Ministria e Shëndetësise në bashkëpunim me Universitetin John Hopkins (SHBA), do të nisë zbatimin e një programi që synon nxitjen e përdorimit të metodave kontraceptive moderne afatgjata (diapozitivi intrauterin) nga gratë që kryejnë abort apo pas lindjes së fëmijëve. Qëllimi është parandalimi i aborteve të përsëritura dhe lindjeve të padëshiruara.  

Në kuadër të forcimit të shërbimit ambulator, do të trajnohen mjekët në poliklinika për të realizuar teknikisht vendosjen e diapozitivit intrauterin që deri më sot realizohet vetëm në maternitete.  

Ndërprerja e shtatzanisë vazhdon të jetë në nivele të larta (1 në 5 lindje të gjalla). Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhëresa që detyrojnë cdo klinikë private apo shtetërore të raportojë abortet e kryera.  

Aborti, ndonëse i legalizuar në vitin 1995, për të parandaluar komplikacionet fatale që lidheshin me kryerjen e abortit në kushte ilegale, nuk rekomandohet për një sërë arsyesh. Së pari aborti është një porces jonatyral që shoqërohet me trauma dhe dëmtime të shëndetit të gruas. Një grua që kryen abort ka një probabilitet të shtuar për të mos mbetur më shtatzanë. Së dyti, aborti ka implikime etike dhe filozofike që lidhen me ndërprerjen e jetës së një qenie njerëzore në formim e sipër.  

Aborti, nuk duhet konsideruar një metode për të shmangur lindjen e fëmijëve. Shtatzanitë e padëshiruara duhet të parandalohen vetëm përmes metodave kontraceptive, vecanërisht ato moderne që janë me efektive (pilula, depoprovera, diapozitiv intrauterin, kondom).   

  • Sigurimi i Kontraceptivëve mbetet prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë.
  • Fokusimi i sektorit publik në shtresën e popullatës në nevojë: kontraceptive falas jepen për ciftet në konsultoret e gruas në qytete dhe qendra shëndetësore në komuna. MSH do të kontribuoje 100% financiarisht  në 2010 për blerjen e kontraceptivëve në sektorin publik.
  • Plotësimi i nevojave të paplotësuara: nevoja të paplotësuara 70.4 % ( 48.4% për kufizimin e lindjeve, dhe 22.0% për rritjen e kohës midis lindjeve)
  • Fokus i sektorit publik në metodat afatgjata: depoprovera (injeksion cdo 3 muaj) dhe diapozitivi intrauterinë (vendoset në mitër një herë në 3-5 vjet).
 

Ligji mbi Ndërprerjen e Shtatzenisë  (1995) lejon abortin me kërkesë të gruas, ose për shkak të problemeve mendore apo sociale, deri në 12 javë pas ditës së konceptimit. Aborti duhet kryer nga një mjek, si në institucionet shëndetësore publike ashtu edhe në ato private. Ndërprerjet e shtazanisë për të shpëtuar jetën e nënës apo për arsye shëndetësore, si dhe kur ka dëmtime te fetusit, mund të kryhen në çdo kohe gjatë periudhës së shtatzanisë, por të aprovuara nga një komision prej tre mjekësh.  

Gjithashtu, ndërprerjet e shtatzanisë për aresye sociale (të paspecifikuara në ligj) ose pas një sulmi seksual (p.sh në rast përdhunimi) lejohen deri në 22 javë nga dita e supozuar e konceptimit, por të aprovuara nga një komision i përbërë nga tre specialistë (një mjek, një punonjës social dhe një avokat). Këshillimi është i detyrueshëm. Mjeku duhet ta informojë gruan që bën kërkesë për abort, mbi rreziqet shëndetësore që mbart aborti, mbi alternativat e mundshme për adoptim, si dhe për klinikat private apo spitalet që kryejnë abortin. Pas këshillimit, nëse gruaja akoma dëshiron të bëjë abort, ajo duhet të rikonfirmoje kërkesën e saj me shkrim dhe të presë shtatë ditë para se të kryejë abortin.  

Nëse e justifikon, mjeku mund ta reduktojë periudhën e pritjes në dy ditë. Nëse është e mundur mjeku mund të përfshijë bashkëshortin ose të afërmit në marrjen e vendimit. Pas procedurës së abortit gjithë grave duhet t’ju behët këshillim mbi shërbimet e planifikimit familjar dhe kontracepsionin.  Vajzat e pamartuara nën moshën 16 vjeç që duan të bëjnë abort duhet të kenë pranimin e prindit.

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 15 Shkurt 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara