Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministrja Godo takim me përfaqësues të pushtetit vendor dhe stafin mjekësor në Elbasan dhe Librazhd 

Godo: Do të rishikohet shpërndarja e specialistëve në rrethe 

Godo: “Spitalet rajonale, prioritet në investime”


Ministrja Godo, zhvilloi sot një vizitë në spitalin Rajonal të Elbasanit, ku gjatë takimit me shefat e shërbimeve dhe mjekët, u shpreh se po punohet për zgjidhjen e problemeve të medikamenteve dhe materialeve të mjekimit.

Ministrja e Shëndetësisë, znj. Anila Godo, gjatë vizitës në Elbasan, u njoh me problemet që shqetësojnë drejtuesit dhe mjekët e këtij spitali, për të parë dhe mundësitë e zgjidhjeve të problemeve më emergjente.

“Tolerancë zero ndaj korrupsionit – theksoi znj. Godo para stafit mjekësor pasi shëndeti i pacientëve është përgjegjësi dhe detyrim i të gjithëve.

Gjatë këtij takimi, ministrja Godo, vlerësoi pozitive punën e bërë nga drejtuesit por nga ana tjetër ju kërkoi funksionimin e bordeve me përfaqësuesit e komunave dhe pushtetin vendor, për t ` ju dhënë atyre me tepër përgjegjësi për arritjen e rezultateve sa më të mira në sistemin shëndetësor.

“Reforma në sistemin mjekësor do të bazohet në profesionalizmin dhe aftësinë e stafit drejtues” – vijoi Godo.

Më parë, ministrja Godo, zhvilloi disa takime me autoritetet vendore, gjatë të cilave u diskutua për problematikat e shëndetësisë në qytetin bregdetar. Gjatë takimit të organizuar në prefekturë dhe bashki me krerët e këtyre institucioneve ministrja kërkoi më shumë informacion lidhur me decentralizimin e sistemit shëndetësor, me qëllim përmirësimin e këtij shërbimi për qytetarët. 

Vëmëndje të veçantë, ministrja Godo, i kushtoi kushteve të punës së qytetarëve dhe ujit të pijshëm. “Pjesë e përgjegjësisë sonë është kujdesi i respektimit të normave dhe standardeve si të ujit të pijshëm ashtu edhe të kushteve të punës së qytetarëve. Godo kërkoi vëmendje të veçantë në monitorimin e ujit të pijshëm, nivelin e smogut dhe ndotjes së ajrit, problem ky për banorët e qytetit të Elbasanit” – përfundoi  Godo.

Ministrja Godo, e mbylli vizitën me një takim në spitalin e Librazhdit ku premtoi rishikimin e listës për shpërndarjen e specialistëve në rrethet më problematike.

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 15 Gusht 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara