Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Sot, në ambjentet e Ministrisë së Shëndetësisë, erdhi për nje takim kortezie Ambasadori Amerikan, Withers.

Në këtë takim, Ministrja e Shëndetësisë, znj.Anila Godo, fillimisht falenderoi për ndihmën e dhënë nga qeveria Amerikane në tërë këto vite të tranzicionit të tejzgjatur. Në prioritetet kryesore të ministrise, znj.Godo i paraqiti Ambasadorit Amerikan, Luftën kunder korrupsionit, përkatësisht atë të hasur në tenderimet dhe prokurimet. Prioritet në Pergatitjen e menaxhereve në drejtimin e gjithë institucioneve shëndetësore.

Znj Godo, i paraqiti Ambasadorit Withers, Projektin për nje shkollë 1 vjeçare menaxhimi pranë QSUT, e cila pritet të fillojë së shpejti, për të pasur një administrim më cilësor të qëndrave spitalore dhe institucioneve shëndetësore. 

Ministria e Shëndetësisë e ka realizuar bashkëpunimin me Qeverinë Amerikane nëpërmjet marrëveshjes mes dy qeverive. Si organizëm qe ndjek projektet, është USAID.

Ministrja e Shëndetësisë, Znj.Godo, në fjalën e saj, pasqyroi bashkëpunimet aktuale të dy projekteve kryeseore : 

Projekti për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në kujdesin parësor

« Ky projekt i quajtur « PRO SHËNDETI », ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit në sistemin parësor(menaxhimin më eficent, përmirësim e cilësisë së shërbimit dhe rritjen e akcesit për shërbimet në sistemin parësor)

Është një projekt, i cili pasi mbaroi me sukses në prefekturën  e Beratit, është duke u shtrirë në 5 prefekturat e tjera të vendit( Shkodër, Dibër, Vlorë, Lezhe, Korcë)

Është një projekt me një financim trevjecar prej 5 million dollaresh dhe Dote zgjase deri në vitin 2009 »- tha ministrja znj.Godo ne fjalën e saj.

Më tej Ministrja e Shëndetësisë, Znj Anila Godo, vazhdoi me prezantimin e projektit për : « Planifimin familjar », i cili, tha Znj Godo – « është një projekt që ka për qëllim ngritjen e një sistemi menaxhimi të kontraceptivëve dhe trajnimin e mjekëvë të familjes në drejtim të planifikimit familjar si dhe për përpunimin e standarteve të planifikimit familjar në shërbimin Parësor dhe sekondar. Gjithashtu është dhënë asistencë për përgatitjen e dokumentacionit për të aplikuar në » Global Fund », ku është fituar financimi për luftimin e sëmundjes së HIV/ AIDS-it dhe TB. 

Në këtë BAshkëpunim mes dy qeverive, hyjnë edhe projektet

Për Gripin e shpendëvë(Influencën Haviare)

Per këtë projekt, Ministrja e Shëndetësisë, znj. Anila Godo tregoi se : « KA një grant prej rreth treqindepesëdhjetë mijë për të paisur me mjete mbrojtësë dhe disinfektant punonjësit e Institutit te Shëndetit Publik dhe atij të veterinarisë. GJithashtu përmirësimin e kapaciteteve në rast emergjence, në rast të paraqitjes te ndonje rasti me grip të shpendëvë. » 

Ministrja Godo, tha se : «  Për projektin « Global Fund », USAID asistoi dhe mbështeti Ministrinë e Shëndetësisë për aplikimin dhe fitimin të grantit prej 5milion USD të Global Fund, për luftën kundër HIV/AIDS dhe TB. » 

Ambasadori Amerikan, Z.Withers, Falenderoi dhe përgëzoi Ministren e Shendetesise për punen e nisur dhe idetë e reja . « Fillimi i mbarë është gjysmë  e punes dhe në punën tuaj , duken gjurmet e nje fillimi të mbarë. »

Gjithashtu , Z.Withers përgezoi Znj.Godo për prioritet që ajo kishte vene ne punen dhe institucionet e saj. Z.Withers shprehu vleresim si për luften kundër korupsionit, ashtu edhe për ambicien e nje stafi të kualifikuar dhe profesional.

Z.Withers tha : «  Ne ndihemi krenar për bashkëpunimin tuaj me USAID në projekte jkaq të frytshme dhe punën kolosare për të arritur rezultate.

Z.Withers dha mbështetjen e tij për nismat e nisura dhe përkrahu  Znj Godo dhe institucionin që ajo drejton në projektet në vazhdim mes dy palëvë. 


 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 15 Shtator 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara