| Meningiti – Ndoka : Qytetarët të mos përfshihen në panik, situata është nën kontroll
ISHP: "Kemi rritur kapacitetet diagnostikuese"

Situata e meningitit (inflacioni i cipave të trurit që shkaktohet nga një numër i madh baktresh) mblodhi sot në një mbledhje pune në Institutin e Shëndetit Publik specilistët e strukturave të shëndetësisë. Në këtë takim ku mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka dhe përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Anshu Baneriee, u diskutua për raportin e sëmundjes së meningitit në Shqipëri gjatë dy javëve të fundit, për të cilën përfaqësuesit e shëndetësisë deklaruan se situata është në kontroll të vazhdueshëm.
"Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me vëmëndje dhe shqetësim rastet sporadike me meningit të shfaqura në disa rrethe të vendit dhe përmes shërbimit spitalor dhe institucioneve të varura prej saj, ka marrë të gjitha masat për t'u garantuar shërbim të specializuar pacientëve", u shpreh kreu i dikasterit të shëndetësisë Ndoka, duke shtuar se për parandalimin e përhapjes së meningitit, ISHP bazuar në njoftimin e rrjetit ProMed mbi një shpërthim epidemik nga meningokoku i tipi C, ka forcuar masat e diagnozës dhe raportimit të meningitit në Shqipëri. Me masat që ka marrë Ministria e Shëndetësisë të gjitha rastet e reja raportohen brënda ditës në ISHP dhe merren masat parandaluese përkatëse. Ndërkohë me synim rritjen e kapacitetev diagnostikuese në Qëndrën Spitalore dhe laburatortët bakteriologjik të rretheve ISHP ka vënë në dispozicion pajisjet dhe mjetet e veta laboratorike.
Në vendin tonë dhe në rajon deri tani ka qarkulluar meningokoku i tipit B, për të cilin nuk ka vaksinë. Gjathashtu për momentin specialsitët e shëndetit publik konfirmojnë se nuk kemi të identifikuar meningokok të tipit C dhe nga pikëpamja epidemiologjike nuk kemi shpërthim epidemik. "Kjo është arsyeja që ISHP në konsultim me OBSH-në nuk ka rekomanduar përdorimin e vaksinës", argumentoi Ndoka, sipas të cilit është duke u siguruar vaksina vetëm për grupe me risk të lartë.
Ndoka ftoi qytetarët që të mos përfshihen në situatë paniku, sepse nuk ka asnjë fakt konkret për alarm. Sipas ekspertëve situata është nën kontroll të plotë dhe nuk mund të bëhet fjalë për vatra epidemike.
"Gjatë 10 viteve të fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë shpërthime epidmeike masive nga meningokoku, me përjashtim të ndonjë vatre të izoluar familjare. Edhe të dhënat për dy javët e para të këtij viti flasin se gjendemi në një situatë të ngjashme me vitin e kaluar", u shpreh Drejtori i ISHP-së Alban Ylli, sipas të cilit nga data 1 janar janë diagnostifikuar katër raste me meningit meningokoksik. Shpërndarja e rasteve përfshin rrethet Pogradec, Delvinë dhe Tropojë dhe moshat e të prekurve janë 3, 5, 21 dhe 25 vjeç. Diagoza e tyre është klinike bazuar në shenjat specifike tipike të meningokoksemisë.
"Analizat bakteriologjike nuk kanë arritur të identifikojnë meningokokun, kryesisht për arsye të përdorimit të shpejtë të antibiotikut në të gjitha rastet dhe mungesës së kapaciteteve laboratorike në disa rethe të vendit", vuri në dukje Ylli, duke shtuar se janë raportuar edhe 5 rste të tjera me meningit jo meningokoksik nga rrethi i Pukës, Matit, Fierit dhe Durrësit. Ai theksoi se deri tani nuk ka asnjë rast vdekjeje dhe pacientët janë në proces shërimi.
Meningiti është një infeksion i cipave të trurit (meningjeve) dhe cipave të palcës së kurrizit. Shkaktarë janë një sërë agjentësh infektivë, përfshirë baktere dhe viruse. Ndër shkaktarët bakterialë veçohet Neisseria Meningitidis, Hemophilus Influenzae dhe Streptoccocus Pneumoniae. Meningokoku ka potencialin të shkaktojë shpërthime epidemike. Transmetohet nga njeriu tek njeriu përmes spërklave dhe sekrecioneve të fytit dhe të hundës (nazofaringeale). Transmetimi i menigokokut lehtësohet nga kontakti i ngushtë dhe i gjatë me persona të infektuar (përqafim, tështitje, kollitje, jeta në konvikte).
Shenjat më të zakonshme të infektimit të meningjeve nga meningokoku janë temperaturë e lartë, dhimbje koke e vazhdueshme, ngurtësim i qafës, konfuzion mendor, ndjeshmëri e shtuar ndaj dritës dhe të vjella. Një shenjë karakteristike e infektimit nga menigokoku është shfaqja e petekieve që janë njolla të vogla të kuqerremta në lëkurën e trupit. Menigiti meningoccoksik është një patologji e rëndë dhe në vendin tonë kemi 10 deri në 15 raste në vit, frekuencë e cila është e krahasueshme me atë të vendeve të BE-së.
Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse vereni shenjat e mëposhtme:
- Temperaturë e lartë e shoqëruar me:
- Dhimbje të fortë dhe të vazhdueshme të kokës, dhe të vjella.
- Ngurtësim i qafës
- Njolla në lëkurë të cilat nuk zbehen nga shtypja.
Për të dalluar nëse njollat zbehen nga shtypja rekomandojmë kryerjen e një teknike të thjeshtë në kushte shtëpie: vendosni një gotë qelqi mbi njollën e shfaqur në lëkurë dhe ushtroni pak shtypje. Nësë njolla nuk zhduket, atëherë konsiderojeni petekie dhe në rast se keni ndonjë nga shenjat e mësipërme, dyshoni për meningit si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 16 Janar 2008 |