GERDEC- MSH: SITUATA NE KONTROLL TE PLOTE
MSH: Nuk ka asnjë mungesë në barna, medikamente mjekësore, materiale mjekimi në spitalet ku po marrin shërbimin mjekësor të plagosurit.
MSH falenderon të gjithë qytetarët që dhuruan gjak për të plagosurit
Shtabi i Emergjencës së MSH – së merr masa për parandalimin e epidemive në Gërdec
MSH dy numra telefoni për të informuar në çdo moment mediat dhe familjarët për të afërmit e humbur
Përmbledhja e masave të marra nga strukturat shëndetësore
Ministria e Shëndetësisë që në minutat e para të marrjes së informacionit rreth tragjedise së Gërdecit mblodhi menjëherë grupin e emergjencës.
Një nga masat e para të marra ishte mobilizimi i Autoritetit Rajonal Shëndetësor për dërgimin në vendngjarje deri në brezin e lejuar të autoambulancave me ekipet përkatëse të mjekëve të urgjencës. Rreth 60 autoambulanca, që në 20 minutat e para, kanë transportuar të plagosurit e parë dhe në vazhdim nga Gërdeci, Vora dhe zonat përreth drejt Spitalit Ushtarak dhe Spitalit “Nënë Tereza”.
Edhe Njësia e Helikopterëve u vu në gadishmëri dhe efiçencë të menjëhershme për të realizuar operacione fluturimi në ndihmë të banorëve të zonës, si dhe ishte i menjëhershëm sensibilizimi i qytetarëve për të dhuruar gjak, për të përballuar çdo të papritur të situatës së krijuar, megjithëse rezervat e Ministrisë së Shëndetësisë ishin të konsiderueshme.
Kështu në nivel të përgjithshëm në datat 15 dhe 16 janë paraqitur në Spitalin Ushtarak, në Spitalin “Nënë Tereza”, në Spitalin Rajonal të Durrsit dhe në Spitalin e Krujës 296 të plagosur, të cilët kanë marrë ndihmën e shpejtë.
Ministria e Shëndetësisë koordinoi veprimet në të gjithë spitalet që i shërbyen të plagosurve gjatë gjithë orevë të evakuimit, duke furnizuar Spitalin Ushtarak nga Spitali i Durrsit me Aspiratorë për të plagosurit rëndë si dhe duke bërë bashkërendimin e punës me Spitalin “Nënë Tereza”, Spitalit Ushtarak dhe spitalet e tjera.
Vlen të theksohet në mënyrë absolute mobilizimi i bluzave të bardha, sensibilizimi me situatën emergjente të krijuar si dhe solidariteti i jashtëzakonshëm i qytetarëve shqiptar për të qenë pranë me kontributin e tyre për banorët e Gërdecit.
Ministria e Shendetësisë vuri në dispozicion të informimit të publikut një ekip të veçantë i cili informoi mediat dhe opinionin publik jo vetëm për zhvillimet në qendrat spitalore por edhe për të ndihmuar qytetarët, familjarët rreth identitetit të plagosurve në tragjedinë e Gërdecit në numrat e telefonit 326 937 dhe celular 069 20 81 805 ( që vazhdojnë të jenë funksional ) ku qindra qytetarë morën pikërisht informacionin e duhur nga reagimi i menjëhershënm i strukturës së posaçme të Ministrisë së Shëndetësisë. Çdo i plagosur bëhej i ditur në ekranet e televizioneve rreth identitetit dhe gjendjes së tij.
Pranë të plagosurve në të gjitha spitalet ku ato morën ndihmën e shpejtë kanë qëndruar psikologët, personel i qendrave shëndetësore, ekspertë të OBSH në shëndetin mendor, si dhe që dje për banorët e zonës të shokuar dhe të traumatizuar kanë dhënë shërbimin e tyre 42 psikologë të tjerë të instaluar në zonë, ndërsa sot në mëngjes u janë shtuar edhe 15 psikologë kolegëve të tyre në detyrë.
Ministri i Shëndetësisë komunikoi gjatë gjithë orëve të pasditës dhe natës më homologët e tij grek, maqedonas, kosovar, të cilët i ofruan qeverise Shqiptare dhe Ministrisë së Shëndetësisë asistencë dhe ndihmë mjekësore.
Kështu falë komunikimit të menjëhershëm dhe gadishmërisë së gjetur 16 të plagosur, pacientë të Spitalit Ushtarak dhe Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” po marrin tashmë mjekimin në spitalet e specializuara për traumën, të Greqisë dhe Italisë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi dhe mbështetja e shteteve kufitare me Shqipërinë, Kosova, Greqi, Itali, Maqedoni si dhe Turqia, Zvicera, Karitasi Gjerman, shteti Çek, etj.
Ministri i Jashtëm Maqedonas, Antonio Miloshoski, ka vizituar vetë mbrëmë në orët e darkës të plagosurit në Spitalin Ushtarak i shoqëruar nga homologu i tij Shqiptar si dhe Ministri i Shëndetësisë Ndoka. Z. Miloshoski garantoi mbështetjen e qeverisë Maqedonase për përballimin e kësaj situate të rëndë.
E gjithë situata është monitoruar nga grupet e punës të posaçme të ngritura nga Shtabi i Emergjencës i Ministrisë së Shëndetësisë, nën drejtimin e Ministrit Ndoka.
Të dielën paradite u mblodh Grupi i Përgjigjes së Shpejtë në shëndetin publik, i përbërë nga ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP, ASHR dhe OBSH, i cili dha rekomandimet përkatëse dhe vlerësimet paraprake të fakteve, masat parandaluese që duhen marrë në ujin e pijshëm, në vaksinimin e popullatës, dezinfektimin e kafshëve, në grumbullimin e popullatës së zhvendosur, janë nisur menjëherë Shtabit të Emergjencës së Qeverisë.
Ministrisë së Shëndetësisë bën me dije se aktualisht nuk ka asnjë mungesë në barna, medikamente mjekësore, materiale mjekimi në spitalet ku po marrin shërbimin mjekësor të plagosurit.
Qëndra e Gjakut është veç gjakut të dhruar në nivel kombëtar, ndihmuar edhe vendet fqinje. Sheti i Kososvës ka dhuruar 300 njësi masë eritrocitare dhe 200 njësi plazëm e freskët e ngrirë. Greqia dhe Italia kanë ndihmuar me dhënien e 60 njësive të masës së eritrocitare dhe 20 njësive plazëm e freskët e ngrirë. Edhe Maqedonia ka dhuruar 200 njësi masë eritrocitare dhe 200 njësi plazëm e freskët e ngrirë. Ndërkohë në nivel kombëtar janë mbeldhur 750 njësi masë eritrocitare nga këto 400 njësi janë siguruar nga Tirana dhe 350 njësi nga rrethet.
Sipas qëndrave spitalore deri tani janë harxhuar 15 njësi gjaku.
Të dhënat e Minisrtrisë së Shëndetësisë tregojnë se në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur gjithsej 63 pacientë. Nga këta 8 persona i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale (4 në Okulistikë, 3 në Diegie-Plastikë, 1 në urgjencë) dhe nëntë të tjerë janë nisur për trajtim të specializuar në Itali.
Në Spitalin Ushtarak anë paraqitur gjithsej 170 pacientë, nga të cilët 38 pacientë gjënden të shktruar. Nga pacinetët e plagosur vetëm tre prej tyre i janë nështruar ndërhyrjes kirurgjikale, 167 pacientë i janë nënshtruar ndërhyrjeve mikrokirurgjikale, pesë të tjerë janë në reanimacion, pesë pacientë janë nisur në Greqi, dy pacientë të traumatizuar janë nisur në Itali dhe dy pacientë nga renimacioni do të nisen sot pasdite në Janinë. Deri tani në Spitalin Ushtarak nuk ka asnjë të i vdekur.
Spitali i Durrësit ka trajtuar 60 persona të plagosur, prej të cilëve një pacient i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, 15 të tjerë janë trajtuar me ndërhyrje mikrokirurgjikale dhe një pacientë me traumë është i shtruar. Në këtë spital deri tani nuk ka asnjë të vdekur.
MSH falenderon të gjithë qytetarët që u solidarizuan dhe dhuruan gjak për të plagosurit por ju bën thirrje të gjithëve ta tregojnë këtë akt human edhe në ditët e zakonshme pasi të dhurosh gjak do të thotë të shpëtosh jetë.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 16 Mars 2008 |