Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Qeveria miraton “Kalimin në varësi administrative të shërbimit universitar të toksikologjisë klinike nga Ministria e Mbrojtjes, Ministrisë së Shëndetësisë 

MSH: Kapaciteti aktual i shërbimit të toksikologjisë i pamjaftueshëm për përballimin e rasteve 

MSH: Do të krijohet një Qendër Kombëtare Polivalente Adiktive e cila përveç trajtimit të intoksikacioneve do të realizojë prevencionin dhe ndjekjen e detoksikimit dhe rehabilitimit të tyre

Miratohet sot në mbledhje të Këshillit të Ministrave projektvendimi për “Kalimin në varësi administrative të shërbimit universitar të toksikologjisë klinike nga Ministria e Mbrojtjes, Ministrisë së Shëndetësisë”. 

Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të Shëndetësisë Ndoka, vendosi sot në mbledhjen e radhës, kalimin në varësi administrative të shërbimit universitar të toksikologjisë klinike, të Spitalit Universitar Qëndror të Ushtrisë, nga Ministria e Mbrojtjes Ministrisë së Shëndetësisë, në përbërje të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza “. 

Shërbimi universitar i toksikologjisë klinike do të ketë 12 (dymbëdhjetë) shtretër klinikë dhe 2 (dy) shtretër në njësinë e terapisë intensive. 

Ministrisë së Shëndetësisë, në numrin e përgjithshëm të punonjësve, miratuar për vitin 2008, do t` i shtohen edhe 9 (nëntë) punonjës, numër ky që zbritet nga numri i përgjithshëm i punonjësve, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, (aktualisht numri i punonjësve në këtë qendër është 8, 3 mjekë dhe  5 infermierë). 

Në buxhetin e miratuar për vitin 2008, Ministrisë së Shëndetësisë do t`i shtohet fondi prej 1 400 000 (një million e katërqind mijë) lekësh për përballimin e pagave dhe të sigurimeve shoqërore, për punonjësit e shërbimit universitar të toksikologjisë klinike, fond i cili zbritet nga buxheti i po këtij viti, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes. 

Shpenzimet për mallra e shërbime, për shërbimin universitar të toksikologjisë klinike, deri në fund të vitit 2008 do të përballohen nga buxheti i këtij viti, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes. 

Shërbimi universitar i toksikologjisë klinike, deri në sigurimin e mjediseve të përshtatshme, brenda vitit 2010 do të realizojë veprimtarinë e vet në mjediset dhe me pajisjet e Spitalit Universitar Qëndror të Ushtrisë, që përcaktohen nga drejtoria e këtij institucioni. 

Efektet financiare që lindin nga zbatimi i këtij vendimi dhe organika e spitalit, do të përballohen përkatësisht nga buxheti dhe numri i përgjithshëm i punonjësve, miratuar për vitin 2008, për Ministrinë e Shëndetësisë. 

Qëllimi kryesor i ndryshimit të përkatësisë administrative të shërbimit universitar të toksikologjisë është zgjerimi i këtij shërbimi duke e kthyer në të ardhmen në një klinikë Universitare Polivalente Adiktive, e cila do të drejtojë të gjithë procesin ku përveç trajtimit të intoksikacioneve do të bëhet prevencioni dhe të ndiqet detoksikimi dhe rehabilitimi i tyre. 

Shtimi i numrit të abuzuesve (vartësve) nga substancat narkotike të cilët kërkojnë trajtim mjekësor të specializuar është në rritje; rritja e preferencës për administrim intravenoz të drogës çon në rritjen e propabilitetit të infektimit nga sëmundje të transmetueshme si HIV/AIDS, Hepatit B e C, si dhe kapaciteti i pamjaftueshëm në shtretër për përballimin e rasteve çoi në propozimin e këtij projektvendimi.

Strategjia Kombëtare Antidrogë 2004 – 2010 evidenton qartë krijimin e një rrjeti të efekshëm shëndetësor adiktiv.

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 16 Korrik 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara