Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Sot, në ambjentet e Ministrisë së Shëndetësisë, erdhi për nje takim Ambasadori i Iranit, Alibeman Eghbali Zarch.

Në këtë takim, Ambasadori Iranian uroi Ministren e Shëndetësisë, znj. Anila Godo, për suksesin e nisur në punën e saj. Prioritet i punës së Ambasadorit Iranian, ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë. « Ndryshimet dhe reformat në vendin tuaj, na kanë bërë që ende mos të kemi marrë një hap konkret, pamvarësisht dëshirës » - U shpreh Ambasadori i Iranit, Alibeman Eghbali Zarch.

Gjithashtu, Ambasadori i Iranit, i bëri nje pasqyrë të zhvillimeve teknologjike të vendit të tij, Ministres Godo, sidomos për zhvillimet në Fushën e shëndetësisë. Ambasadori Iranian, i propozoi Ministres së Shëndetësisë, zn.Anila Godo, bashkëpunim në fusha të tilla si; Transplantet, si një nga fushat ku Irani kishte ecur me hapa shume te shpejtë dhe tregoi mikpritjen e tij, në bazë të një marrëvëshjeje të ardhshme, për pacientët në nevojë për transplant në një nga spitalet më modern në iran, të specializuar në këtë fushë si edhe Prodhimin e medikamenteve, me anë të të cilave mbuloheshin 97 % e nevojave të vendit. Propozim tjetër për Bashkëpunim, ishte edhe ai i prodhimit të medikamentit ‘Imod’, medikament ky kundra sëmundjes vdekjeprurësë Aids, studimet e të cilit po bëhen eskluzivisht në Iran. Hapjen e Klinikës së specializuar iraniane, e mbyllur për shkak te trazirave të vitit 1997 si edhe bashkëpunim universitar. Në këtë bashkëpunim, mund të ndihmohen studentët apo mjekët e rinj me një përvojë më të mirë e më të përparuar.

Ministra e Shëndetësisë, znj . Anila Godo, e falenderoi Ambasadorin i Iranian, Alibeman Eghbali Zarch, për vizitën e tij, duke e vlerësuar ecurinë me hapa të tillë të Iranit, sidomos arritjet në shëndetësi.

Ministra e Shëndetësisë, znj.Anila Godo, në fjalen e saj, e falenderoi Ambasadorin edhe për disponibilitetin e treguar për bashkëpunim në fusha kaq të rëndësishme të shëndetësisë. «  Zhvillimi juaj, na hap fusha të reja bashkëpunimi », - Tha ministrja Godo

« Dy fusha të rëndësishme bashkëpunimi, - vijoi ministrja Godo, - jane ; ajo e transplantit , si pike e dobët e jona, që megjithëse me përpjekje për përshpejtim hapash, kemi ende shumë punë për të bërë »

Për këtë arsye, Ministrja e Shëndetësisë Znj. Godo, propozoi per një marrëveshje dypalëshe, për një grup të caktuar pacientësh që mund të marrin trajtimin e këtij lloji, në Iran. Fushë tjetër e rëndësishme bashkëpunimi, që ministrja e Shëndetësisë, znj. Godo, vuri theksin, ishte ajo e farmaceutikës, për shkak se prodhimi në vend është mjaft i dobët.

Gjithashtu Ministrja e shëndetësisë, znj. Godo, vlerësoi propozimin për rihapjen e klinikës iraniane ne Tiranë ose në ndonjë nga qytetet e mëdha të Shqipërisë. 

Në fund të këtij takimi, Ministrja Godo, e falenderoi edhe një here Ambasadorin e Iranit, Alibeman Eghbali Zarch, për mundësitë e bashkëpunimit dhe e ftoi për t’i institucionalizuar këto bashkëpunime me projekte konkrete. Nga ana e tij , Ambasadori i Iranit, përvec falenderimeve dhe vlerësimeve për punën e kryer nga Ministrja e Shëndetësisë znj. Anila Godo, ftoi një ekip të ministrisë së shëndetiësisë dhe vetë Ministren , Anila Godo, për t’u njohur më mirë me zhvillimet e shëndetësisë ne vendin e tij.


 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 16 Shtator 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara